Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Fëmijët me autizëm në Maqedoninë e Veriut kërkojnë arsim dhe trajtim të barabartë

10 Maj, 2026

Barça një fitore larg titullit, prezantojnë listën për “El Clasico”

10 Maj, 2026

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

10 Maj, 2026

Filipçe: Mickoski gënjen, gjuha maqedonase është e pranuar nga Bashkimi Evropian

10 Maj, 2026

Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët dhe ia prenë veshin

10 Maj, 2026

Një Mësues Rilindas nga Likova!

10 Maj, 2026

VLEN-i nuk dorëzohet në Kërçovë, gjeti zëvendësim për Fatmir Limanin (Foto)

10 Maj, 2026

Është rregulluar sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës

10 Maj, 2026

Një shkrim plot lëvdata për Ali Ahmetin po shpërndahet në rrjetet sociale (Foto)

10 Maj, 2026

Ardita Sinani: Bashkimi i VLEN-it në interes të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

10 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 10 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza!

TV NewsBy TV News14 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar me të gjitha votat për vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se ky vendim dëshmon pjekurinë e shtetit dhe kapacitetin e FSK-së për të marrë përgjegjësi ndërkombëtare.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, për ushtarin e Kosovës, është një strukturë serioze, profesionale dhe gjithmonë më e gatshme që të marrë përgjegjësi përtej kufijve të vendit. Kërkesa e FSK-së për pjesëmarrje në operacione jashtë vendit, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është në proces shqyrtimi në Kuvend; është një hap i rëndësishëm që tregon pjekurinë e shtetit tonë dhe besimin që kemi ndërtuar në kapacitetet tona mbrojtëse.

Mbështetja e FSK-së në këtë rrugëtim duhet të jetë e plotë dhe pa dilema, prandaj edhe në emër të Partisë Demokratike të Kosovës ofrojmë mbështetje të plotë, duke besuar fuqishëm që aty ku është Forca e Sigurisë së Kosovës, është dinjiteti, profesionalizmi dhe disiplina”, tha ajo.

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, theksoi se FSK-ja është e gatshme të kontribuojë në misione paqeruajtëse krah aleatëve ndërkombëtarë.

“Forcës së Sigurisë së Kosovës që tashmë është e gatshme të jetë partnere dinjitoze krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në një mision paqeje në Gaza, por jo vetëm atje, por është e gatshme që të jetë kontribuese në të gjithë botën kudo që është e nevojshme.

Ne si shtet, si kuvend, jemi të detyruar që t’i sigurojmë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare të cilat i mbrojnë ata, nuk e cenojnë integritetin e tyre. Jemi përgjegjës që tashmë edhe e kemi bërë si kuvend dhe si qeveri që të mbështeten financiarisht me mjete, të kenë trajnime dinjitoze. Këtë po e bëjmë dhe do ta bëjmë në vazhdimësi. Dhe edhe njëherë i mbështesim të gjithë ata ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të jenë në një mision paqeje”, tha ajo.

Deputeti i LDK-së, Fadil Hadergjonaj, e cilësoi si lajm të mirë për Kosovën pjesëmarrjen në këtë mision, duke kërkuar mbështetje të plotë për pjesëtarët e FSK-së.

“Të gjithë sfidave në vazhdimësi qoftë individualisht qoftë si ekip në gara të ndryshme, stërvitje të ndryshme, në aspektin e edukimit profesional dhe herë, dhe është një lajm i mirë për vetë Kosovën por natyrisht edhe për forcën e sigurisë së Kosovës, e cila do të prezantojë në këtë mision që është domethënë hera e parë që ne marrim pjesë në një mision të kësaj natyre, të paqes, ku janë edhe në kuadër të shumë ushtrive të tjera.

Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës mbështesim këtë mision, mbështesim FSK-në, në të njëjtën kohë kërkojmë që këta pjesëtarë që do të zbarkojnë në këtë forcë, në kuadër të forcës stabilitetit në Gaza, ta kenë mbështetjen e plotë qoftë në aspektin logjistik qoftë aspektin e pajisjeve”, tha ai. /Ekonomiaonline

Lexuar: 131

Lajme te ngjashme

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët dhe ia prenë veshin

Ardita Sinani: Bashkimi i VLEN-it në interes të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Abdixhiku kandidat për kryeministër: Askush që beson në demokraci e rugovizëm s’do t’ia linte Kosovën në dorë një njeriu

Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën

Kurti synon 60% në zgjedhje: Me punë, sinqeritet dhe përkushtim është e mundur

Lajmet e fundit

Fëmijët me autizëm në Maqedoninë e Veriut kërkojnë arsim dhe trajtim të barabartë

10 Maj, 2026

Barça një fitore larg titullit, prezantojnë listën për “El Clasico”

10 Maj, 2026

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

10 Maj, 2026

Filipçe: Mickoski gënjen, gjuha maqedonase është e pranuar nga Bashkimi Evropian

10 Maj, 2026

Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët dhe ia prenë veshin

10 Maj, 2026

Një Mësues Rilindas nga Likova!

10 Maj, 2026

VLEN-i nuk dorëzohet në Kërçovë, gjeti zëvendësim për Fatmir Limanin (Foto)

10 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.