Autor: TV News
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes platformës X pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari. Rama u shpreh se ka qenë kënaqësi të bashkëpunojë me Viktor Orbán, duke theksuar afrimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë gjatë kohës së tij në detyrë. “Ka qenë kënaqësi të punoj me kryeministrin Orbán dhe të shoh Shqipërinë dhe Hungarinë të afrohen gjithnjë e më shumë. I uroj mikut tim Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, shkroi Rama. Njëkohësisht, ai përgëzoi Péter Magyar për fitoren në zgjedhje, duke e cilësuar atë si një sukses mbresëlënës.…
Analisti Valon Syla ka hedhur dritë mbi motivet e takimeve të Lumir Abdixhikut me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se qëllimi i tij nuk është për LDK-në, por për karrierën personale. Sipas Sylës, Abdixhiku dhe presidentja Vjosa Osmani janë më shumë të interesuar për avancimin e karrierave të tyre sesa për fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është një situatë që ngre pyetje të rëndësishme mbi prioritetet e liderëve politikë në vend. “Çka po lyp në takim me Kurtin – Abdixhiku?” – pyeti Syla, duke sugjeruar se takimet e tilla mund të kenë një agjendë të fshehtë që nuk…
Kryeministri i vendit, Edi Rama në Vlorë ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorët turistikë mbi sezonin turistik. Rama ndau me ta lajmin për një kontratë të lidhur me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit. “Kemi lidhur një kontratë të madhe me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit ku do fillojmë ndërtimin e anijeve. Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake nga Shqipëria përvec se do plotësojmë nevojat tona, edhe kjo do jetë një e mirë për ekonominë”, tha Rama. “Kemi nevojë të investojmë shumë, por duhet edhe të balancojmë. Është e rëndësishme dhe ajo që turistët gjejnë jashtë hoteleve. Është shumë e rëndësishme…
Në kuadër të Samitit të Katërt të Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nderuar me dekorata të larta disa personalitete të shquara për kontributin e tyre në fusha të ndryshme. Gjatë ceremonisë zyrtare, Kreu i Shtetit akordoi titujt si më poshtë: * Gentian Toshkëzi u dekorua me titullin “Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, një nga vlerësimet më të larta në vend. * Lorik Cana mori titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, në vlerësim të kontributit të tij në sport dhe promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. * Klarita Gërxhani dhe Shqiponjë Telhaj u…
Presidenti Bajram Begaj tha se Shqipëria po hyn në një fazë të re bashkëpunimi me diasporën. Ai theksoi në Samitin e Diasporës se synimi është kthimi i kursimeve të diasporës në investime reale dhe forcimi i përfaqësimit të saj, përfshirë të drejtën e votës. Begaj nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe shndërrimin e diasporës në një pjesë organike të zhvillimit të vendit. Begaj: Sot jemi me një kontratë të re ku diaspora shihet si partnere zhvillimi, ku shteti nuk kërkon vetëm kontribut, por kërkon mundësi reale. Ky samit është për këtë kalim: nga pyetja se çfarë mund të…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi disa takime. Gjatë takimit në Asamblenë Socialiste të Vlorë, kreu i qeverisë akuzoi sërish opozitën se po baltos Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ai tha se është e paimagjinueshme që një forcë politike shkon në Europë dhe akuzon vendin e vet duke kërkuar bllokimin e tij. “Problemi i tyre themelor është që i marrin shqiptarët për budallenj. Do vënë keq e më keq. Gjëja duhet folur e shpjeguar. Është një lukuni e tërë që funksionon vetëm për të hedhur helm. Gënjeshtra tërheq më shumë. Molotvarët janë…
Kryeministri i vendit, Edi Rama në Vlorë ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorët mbi sezonin turistik. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit. Ai u shpreh se negociatat ende nuk kanë përfunduar dhe se shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë projektin në ishull. Rama bëri me dije se projekti i ndërtimit ka ndryshuar dhe se janë planifikuar më pak ndërtime. Rama: Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur…
Kryeministri i vendit, Edi Rama në Vlorë ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorët turistikë mbi sezonin turistik. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Vlora është transformuar brenda një dekade. Ai përmendi disa shifra, që sipas tij, dëshmojnë rritjen e numri të turistëve që vijnë nga shumë vende të Evropës dhe SHBA, “Ajo që sot është Lungomarja, më parë ishte një rrugë me dy krosi. Deti shikohej copa copa se ishte i mbushur me ndërtime. Kishte gropa. Kjo ishte Vlora para një dekada, Për tu bërë Lungomarja u deshën vite e mandatit të parë. Sot po ju them çfarë…
Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të HIV-AIDS në Kosovë, duke theksuar se numrat, ndonëse të vogla, janë alarmante. Kjo situatë tregon një nevojë të madhe për vetëdijesim dhe edukim rreth kësaj sëmundjeje që vazhdon të stigmatizohet. Një nga aspektet më shqetësuese është se shumë individë në Kosovë nuk janë të informuar për ekzistencën e HIV-AIDS. Kjo mungesë njohurie është një pengesë e madhe në përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të mbështetur ata që janë të prekur. “Fatkeqësisht, në shekullin e 21-të, me gjithë teknologjinë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj. Dyshohet se një punëtor i moshës 59-vjeçare, ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti të ndërtimit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. “Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima…
