Autor: TV News
Shëtitorja bregdetare “Lungomare 4”, është një tjetër kantier, ku puna po vijon pandërprerje për të përmirësuar cilësinë e hapësirave publike në zonat me potencialin më të lartë turistik të qytetit, e frekuentuar nga vizitorë vendas e të huaj, të cilët nuk po vijnë në Shqipëri vetëm për pushime sezonale, por edhe për të investuar e për të blerë apartamente. Kryeministri Rama ndodhet sot në Vlorë, ku e nisi ditën me insektimin e ecurisë së punimeve në këtë kantier, i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Brunilda Mersini dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli. Në prezantimin e…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një bllokadë që ua pamundëson anijeve hyrjen dhe daljen prej porteve iraniane. Sipas tij, bllokada do të funksionalizohet më 13 prill, në orën 10:00, sipas kohës lindore. Duke e bërë të ditur lajmin për bllokadë, Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha forcat ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, ka thënë se bllokada do të vlejë ndaj anijeve të të gjitha shteteve “pa asnjë dallim”, dhe kështu ato nuk do të mund të hyjnë dhe as të dalin prej porteve iraniane dhe brigjeve…
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Istog, ku ka humbur jetën Enis Osmanaj si pasojë e një vetaksidenti. Siç mëson Sinjali, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 në fshatin Dobrushë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, ekipet mjekësore, zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një urim me rastin e Pashkës Ortodokse. Përmes një mesazhi të thjeshtë, ai uroi besimtarët me fjalët: “Mirëmëngjes dhe në këtë mëngjes të bekuar ju uroj Gëzuar Pashkën Ortodokse”. Urimi i tij vjen në një ditë të shenjtë për komunitetin ortodoks, duke përcjellë mesazhe paqeje dhe bekimi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Në mesazhin e tij, Berisha shpreh dëshirën që Pashka e ardhshme të festohet pa të keqen e madhe që ka prekur vendin vitet e fundit,sipas tij, duke përcjellë një mesazh shprese dhe ndryshimi. Berisha: Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe…
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka përcjellë sot një urim me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë. Nga Korça, Presidenti u uroi shqiptarëve Pashkë të bekuar dhe bëri thirrje për për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit. Bajram Begaj: Jam shumë i gëzuar që gjendem në Korçë, për të uruar nga Mitropolia e Korçës gjithë besimtarët ortodoksë gëzuar Pashkën. Qoftë një Pashkë e bekuar për të gjithë besimtarët por edhe për të gjithë shqiptarët. Uroj që drita e qiririt e marrë mbrëmë në kishë të ndriçojë zemrat e çdo individi, çdo besimtari të shoqërisë tonë. Të bëhemi…
Tirana do të mirëpresë Samitin e Diasporës në datat 13–15 Prill. Kreu i qeverisë, Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” theksoi se ky samit do të vërë në qendër historitë e suksesit, punës dhe përkushtimit të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke i cilësuar ato si histori krenarie kombëtare. Sipas tij, aktiviteti do të hapet me një ceremoni mirëseardhjeje, ku vëmendja do të jetë jo vetëm te arritjet e diasporës shqiptare, por edhe te kontributi i miqve të huaj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugëtimit të shqiptarëve. Rama nënvizoi se ky edicion vjen në një…
Kreu i qeverisë Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim” u ndal te rritja e pagave. Sipas tij, qeveria po aplikon për herë të parë një mekanizëm të indeksimit të pagave çdo dy vite në sektorin publik, për të kompensuar efektet e inflacionit dhe për të garantuar rritje të qëndrueshme për kategori si mësuesit, mjekët, infermierët, policia, ushtarakët dhe administrata. Ai nënvizoi gjithashtu se sistemi shëndetësor do të jetë në fokus të veçantë, me rritje shtesë pagash nga muaji qershor për disa shërbime kritike. Rama: Nga 1 janari i këtij viti kemi hyrë në një fazë të re të rritjes…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ekonomia shqiptare po rritet në mënyrë të qëndrueshme, e mbështetur nga rritja e vazhdueshme e investimeve të huaja direkte, të cilat sipas tij po e pozicionojnë Shqipërinë më lart në rajon. Në podcastin “Flasim”, Rama theksoi se në pesë vitet e fundit vendi ka tërhequr investime të huaja në një nivel më të lartë në raport me ekonominë sesa mesatarja e rajonit, duke arritur rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai shtoi se vetëm në vitin 2024 janë certifikuar 1.6 miliardë euro investime të huaja, ndërsa në nëntë muajt e parë të vitit…
Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë natës në vilat qeveritare në qytetin bregdetar. Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, Ivanka Trump pritet të udhëtojë drejt Dhërmiut ku ndodhet edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Mësohet se rreth orës 11:00 pritet një takim mes tyre në vilat qeveritare në Dhërmi, i cili do të pasohet nga një drekë e përbashkët.
