Autor: TV News

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar sot një takim me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend, ku të pranishëm ishin edhe Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, përfaqësues të ambasadës amerikane dhe menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusari. Ky takim kishte në fokus garantimin e mbrojtjes së votës së lirë të qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. “Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi së bashku me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, prokuroren nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura Pula, kanë mbajtur takim me…

Read More

Një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur këtë të martë, në rrugën “Enver Maloku”  në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Dukagjinin, se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, dyshohet se kanë grabitur një shumë parash. Policia e Kosovës, pas marrjes së informacionit, ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Falë reagimit të shpejtë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, njëri nga personat e dyshuar është arrestuar vetëm pak…

Read More

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Izraelit, Herzi Halevi, njoftoi të martën se ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, duke e marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael. Ndërkohë, ushtria izraelite e kreu një operacion të madh ushtarak në Bregun e okupuar Perëndimor të martën, duke i vrarë gjashtë njerëz dhe duke i plagosur 35 të tjerë, sipas Ministrisë palestineze së Shëndetësisë. Halevi, i cili e mori detyrën në janar 2023, tha se dorëheqja e tij do të hyjë n fuqi më 6 mars. Gjenerallejtënant Halevi është zyrtari më i lartë izraelit që…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar pas tragjedisë që ndodhi në Bolu të Turqisë, ku u mbytën 66 njerëz nga zjarri në një hotel. E para e vendit u ka shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë. Osmani ka thënë se në këtë kohë të vështirë, mendimet dhe solidariteti i Kosovës është me presidentin Erdogan dhe popullin e Turqisë. “E pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik në Bolu të Turqisë. Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve që mbajnë zi për këtë humbje të…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur admirim të veçantë për Liverpoolin, duke i cilësuar atë si një nga ekipet më të forta dhe të preferuara të tij për momentin. Në një konferencë për shtyp, Flick i konsideroi “The Reds” si favoritë për trofeun e këtij sezoni të Champions League. Liverpool ka dominuar fazën e parë të Champions League këtë sezon, duke siguruar gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje dhe duke u pozicionuar në krye të grupit. Performanca e tyre ka tërhequr vëmendjen e shumë ekspertëve dhe trajnerëve, përfshirë Flick-un, i cili u shpreh: “Kur shikoj Liverpool-in, shoh një ekip me…

Read More

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar ish-Presidentin historik, Ibrahim Rugovën në 19-të vjetorin e vdekjes së tij.Kurti përmes një postimi në “Facebook” tha se Rugova ka luajtur rol kyç në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke shtuar se konsistenca e tij për liri, demokraci dhe pavarësi “u dëgjua si mesazh autentik dhe i besueshëm”.Ai është shprehur se gjatë vitit 1997 e kishte takuar dy herë Rugovën, duke thënë se ka mbetur në kujtesë si një njeri i urtë, paqësor dhe besnik “ndaj rrugës së dialogimit në politikë”. “Në kujtim të Presidentit Ibrahim Rugova (1944-2006) Në fillet e angazhimit tim…

Read More

Beatrix ka publikuar një foto të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke shfaqur stilin e saj të veçantë në një peizazh dimëror të New Yorkut. E veshur me një palë rroba të zeza, ajo demonstron se si moda dhe ngjyrat neutrale mund të krijojnë një efekt të jashtëzakonshëm në stinët e ftohta. Foton e saj e shoqëron një mesazh inspirues: ‘happy mind, happy life’, që nënkupton se lumturia vjen nga brenda. Mjedisi pas saj është po aq mahnitës, me pemë të zbuluara dhe një qiell të pastër që tregojnë bukurinë unike të dimrit në qytetin që kurrë nuk fle. Beatrix ka…

Read More

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Leotrim Shala, duke e dënuar me 4 vjet burgim për shtytje në vetëvrasje të tani të ndjerës B.I. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Shala është shpallur të martën nga gjykatësja e rastit, Marigona Lajçi. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Leotrim Shala u shpall fajtor për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje” dhe të njëjtit iu shqiptua dënim në kohëzgjatje prej 4 vjet burgim. Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi,…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, i cili pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike. Ende nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim te programet aktuale të SHBA-së për ndihma, pasi financimi për shumë programe tashmë është miratuar nga Kongresi amerikan dhe duhet të shpenzohet, nëse nuk është shpenzuar ende. Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ambasadën e SHBA-së dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar…

Read More

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje të martën bllokut evropian që të “thellojë” lidhjet me Kinën dhe të forcojë marrëdhëniet me Indinë, ndërkohë që të ndjekë një qasje “pragmatike” me administratën e re të SHBA-së të Donald Trumpit. Në një fjalim hyrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Von der Leyen theksoi rëndësinë që blloku evropian të bashkëpunojë dhe jo të konfrontohet me administratën e Trumpit, i cili ka premtuar tarifa ndëshkuese importi ndaj partnerëve kryesorë si pjesë e politikës së tij tregtare. “Prioriteti ynë i parë do të jetë angazhimi i hershëm, diskutimi i interesave…

Read More