Autor: TV News

Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer tha se nuk i kujtohet që është takuar ose ka biseduar ndonjëherë me Kadri Veselin. Madje, në një rast ai tha se gjatë kohës kur ishte me mision në Kosovë, nuk e dinte as kush ishte Kadri Veseli. “Po absolutisht e saktë dhe sot e kësaj dite nuk më kujtohet një gjë e tillë”, tha dëshmitari, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Veselit, Rodney Dixon. Më pas, Dixon i tha dëshmitarit se ish-gjenerali i UNMIK-ut, Mike Jackson ka dhënë një deklaratë, në të cilën ka thënë që nuk i kujtohet se ka pasur ndonjë ndërveprim…

Read More

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), u ka kërkuar partive politike të mbrojnë të dhënat personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në komunikatë për media, thuhet se AIP-ja në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në mënyrë të paautorizuar, duke aplikuar marketingun e drejtpërdrejtë, të cilat raste thuhet se janë trajtuar përkitazi me ligjin. “Për të siguruar zbatimin e ligjit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe njëkohësisht…

Read More

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në veri të Turqisë, thanë autoritetet lokale të martën. Zjarri filloi rreth orës 00:27 GMT në zonën e restorantit të hotelit, duke përfshirë shpejt ndërtesën, sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin. Ekipet e urgjencës nga qytetet fqinje, përfshirë zjarrfikësit, njësitë e reagimit ndaj fatkeqësive dhe ekipet mjekësore të mbështetura nga helikopterët u dërguan në vendngjarje. Autoritetet evakuuan rreth 230 të ftuar nga hoteli ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhduan. Siç raporton AA, tashmë ka…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje ndaj një viktime të fajdesë.  Sistemi Prokurorial njoftoi se ai është arrestuar në pikën kufitare në Merdar. I arrestuari thuhet se i ka kërkuar viktimës që të tërhiqet nga një rast ku i dyshuar për fajde është një familjar i tij. “I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social Facebook, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën…

Read More

Christianne, e njohur për stilin dhe provokacionin e saj në rrjetet sociale, ka gjeneruar një reagim të madh me postimin e saj të fundit në Instagram. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të shkëlqyer që përshkruan çdo linjë të trupit të saj, duke e bërë atë të duket thjesht mahnitëse. Fustani i saj transparent dhe ngjyrat e ndritshme e theksojnë bukurinë natyrale dhe ndihmojnë në nxjerrjen në pah të formave të saj perfekte. Në sfond, ambienti extravagant, i mbushur me figura misterioze që duken si roje, krijon një atmosferë intriguese që e bën fotografinë edhe më tërheqëse. Christianne është…

Read More

Nuk është hera e parë dhe as e fundit që personazhe të botës së futbollit marrin kërcënime me vdekje, por është gjithmonë për të ardhur keq. Këtë fundjavë, Jose Bordalás ishte objekt i kësaj situate fatkeqe. Trajneri i Getafes ishte arkitekti kryesor i barazimit ndaj Barcelonës , i cili la të kënaqur tifozët e skuadrës madrilene, por që la të zemëruar edhe shumë njerëz, transmeton GazetaBlic Sport. “Do të vrasim ty dhe familjen tënde”, “do të kërkojmë fëmijët e tu” apo “miu” janë disa shembuj të ofendimeve të panumërta që mori trajneri i Getafes , pas publikimit të fundit në…

Read More

Kreu i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19 të vdekjes. Abdixhiku ka thënë se në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës. “Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje i priu popullësisë së Kosovës në një periudhë të vështirë ,krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën…

Read More

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon me zotimin e tij të pestë. Hamza ka premtuar arsim për të ardhmen dhe bursa studentore në vlerë 25 milionë euro në vit. “Ne do të investojmë tek fëmijët dhe të rinjtë tanë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin tonë dhe të mos kenë nevojë ta kërkojnë atë jashtë kufijve. Zotimi im i pestë është arsimi për të ardhmen! #MaMirë”, ka shkruar Hamza në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe video.

Read More

Senati Amerikan e ka miratuar unanimisht Marco Rubion si sekretar të Shtetit, duke e vendosur senatorin në vijën e parë të diplomacisë së presidentit të ri, Donald Trump. Rubio, i cili është hispaniku i parë dhe folësi i parë i rrjedhshëm i gjuhës spanjolle që merr detyrën e kryediplomatit amerikan, është kandidati i parë i kabinetit të Trump që u konfirmua nga Senati i drejtuar nga Republikanët, vetëm disa orë pas inaugurimit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i uroi Rubios suksese pas emërimit të tij në postin e sekretarit të Shtetit, në atë që Osmani e quajti rol të rëndësishëm.…

Read More

Një person është gjetur i vdekur të hënën në banesën e tij në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. “Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read More