Autor: TV News

Super derbi i rivalëve të vjetër vjen sonte në elitën e basketbollit kosovar. Trepça dhe Sigal Prishtina do të përballen me fillim nga ora 18:30 në ‘Minatori’, shkruan GazetaBlic Sport. Përballjet mes dy rivalëve të vjetër kanë dhuruar gjithmonë spektakël, ashtu pritet të jetë edhe sot, si në parket e ashtu edhe në tibuna. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave, Sigal Prishtina triumfoi me rezultat 67-65. /GazetaBlic Sport/

Read More

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të pranojë ftesën e kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abazi, për një debat publik. Mustafa ka theksuar se ky debat, i cili do të zhvillohej në çdo kohë dhe vend, duhet të fokusohet vetëm në një temë thelbësore: të ardhmen e Kosovës. “Po iu bëj thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve të Kosovës që t’i bëjnë këtë pyetje Kurtit: Pse nuk iu përgjigj thirrjes së Lumirit për një debat publik? Ky është momenti i duhur për një debat të vërtetë, për të diskutuar…

Read More

Atë që nuk arritën ta bëjnë çetnikët e Drazha Mihajloviqit ndaj popullatës së Sanxhakut,  e bëri pushteti “popullor” serbo-komunist. Në muajt e parë nga marrja e pushtetit, u ekzekutuan rreth 2000 persona shumica e tyre shqiptarë në krye me udhëheqësin politik e ushtarak të Sanxhakut Aqif Blytën. Aqif Blyta (1887- 1945) bashk me Ahmet Dacin e pushkatoi OZNA me 21 janar 1945. Aqif Blyta është njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri i periudhës ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes…

Read More

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke blerë produkte vendore, konkretisht një palë këpucë në fabrikën “Solid”. “Kosova forcohet vetëm duke e rritur prodhimin vendor dhe eksportin, me prodhime nga toka jonë dhe shërbime nga ekspertët tanë. Me çdo mundësi, çdo pjesë të programit tim ekonomik, përfshirë subvencionet dhe grantet investive, synojmë rritjen e prodhimit vendor. #MaMirë për prodhuesit vendorë. #PDK131”, ka shkruar Hamza në një postim në Facebook.

Read More

Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, është duke i shpeshtuar thirrjet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti një ide për një forcë paqeruajtëse evropiane me 200.000 trupa. I pyetur më 22 janar gjatë një paneli diskutimi për numrin e një force paqeruajtëse për ta garantuar një marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen, Zelensky tha: “Nga të gjithë evropianët? Të paktën 200.000 [trupa]. Ky është minimumi, përndryshe është e kotë”. Zelensky, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, tha se një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte vetëm njëra nga pjesët e…

Read More

Një person është intervistuar lidhur me lëshimin e Urës së Badocit për qarkullim, pa u kryer ende testimi final. Policia e Kosovës njoftoi të enjten se pas intervistimit, rasti është kaluar për procedura të rregullta hetimore, duke u hetuar për veprën penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”. Ura e Badocit u hap për qarkullim në fillim të këtij viti, por pas disa ditësh u mbyll për shkak të mospërfundimit të testimit final të strukturës. “Badovc, Magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Mitrovicë është arrestuar një i mitur, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “hyrje në sisteme kompjuterike”. Sipas Policisë, në datën 17 janar 2025, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, i dyshuari thuhet se kishte hyrë në një lokal dhe kishte vjedhur pajisje teknologjike. Në njoftim thuhet se i mituri përmes një telefoni të vjedhur kishte postuar për shitje në rrjete sociale disa prej pajisjeve të vjedhura. “Mitrovicë Jugu / 17.01.2025 – 16:30. Më 22.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari m/k (i mitur) për shkak…

Read More

Spekulimet për seksualitetin e Jozit, një banor i njohur i ‘Big Brother VIP’, kanë marrë një vëmendje të madhe në mediat sociale, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe debate të shumta. Këto thashetheme, të filluara nga gazetarja Dasara Karaiskaj, e kanë vënë në qendër të vëmendjes Jozin, duke bërë që shumë njerëz të shprehin opinione të ndryshme mbi temën. Pas publikimit të këtyre spekulimeve, miku i ngushtë i Jozit, Shkëlzen Brahaj, i cili ka një karrierë të shquar si ish-oficer i lartë, ka vendosur të reagojë publikisht. Në emisionin ‘Ftesë në 5’, ai ka folur për situatën dhe theksoi…

Read More

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit këtë të enjte do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në gjykimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur dëshminë të mërkurën eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke, i cili vazhdon edhe sot. Ai ka përshkruar viktimat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka prezantuar me fotografi. Për disa viktima të shfaqura në ekran, nga Prokuroria, Clarke ka theksuar se kanë vdekur nga plumbi e disa të tjera janë goditur me instrumente të ndryshme që…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa të larta dhe sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë nëse Vladimir Putin nuk arrin t’i japë fund luftës në Ukrainë. Duke shkruar në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”, ai tha se duke nxitur për të zgjidhur luftën ai po i bënte Rusisë dhe presidentit të saj një “favor shumë të madh”. Trump kishte thënë më parë se do të negocionte një zgjidhje për konfliktin më të gjerë të shkaktuar nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022, brenda një dite të vetme. Rusia nuk i…

Read More