Autor: TV News

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), të enjten ka thënë se gripi sezonal e ka kaluar pragun epidemik, teksa ka bërë thirrje për vaksinim. Sipas njoftimit në Facebook, ky konstatim ka ardhur pasi është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në institucionet shëndetësore. “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javën e fundit, sipas numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik. Kjo rritje rezulton me rritje të fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë…

Read More

Çifti simpatik Ana dhe Kevin po e shijojnë romancën e tyre pas daljes nga shtëpia. Ndoshta ajo që na ka emocionuar më shumë është momenti i fundit, ku të tre janë bashkuar në një videoklip që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Kur Kevini e pyeti nënën e tij, “A po t’pelqen Ana?”, përgjigjja e saj ishte frymëzuese dhe ngjalli debat të gjallë mes ndjekësve. “Shumë, shumë”, tha ajo, duke treguar se Ana ka fituar vend në zemrën e saj. Kjo ka sjellë jo vetëm emocione, por edhe kuriozitet për marrëdhënien e tyre si çift. Shumë njerëz pyesin se si…

Read More

Meta, kompania që zotëron rrjetet e mediave sociale Facebook dhe Instagram, ka mohuar detyrimin e përdoruesve për të ndjekur llogaritë zyrtare që u përkasin figurave të larta në administratën e re Trump. Disa përdorues të platformave ishin ankuar pas inaugurimit të Donald Trump të hënën se ata ishin detyruar “automatikisht” të ndiqnin presidentin e ri, si dhe zëvendëspresidentin JD Vance dhe Zonjën e Parë Melania Trump. Zëdhënësi i Meta, Andy Stone shpjegoi se llogaritë menaxhoheshin nga Shtëpia e Bardhë, e cila i kishte përditësuar ato për të pasqyruar pozicionet e reja raporton BBC përcjell Dukagjini. “Kjo është e njëjta procedurë…

Read More

Bedri Hamza ka postuar një video mobilizuese, duke thënë se fushata e tij është e shpresës për çdo qytetar. Hamza u ka kërkuar qytetarëve që të bashkohen, pa dallime, për një Kosovë që mundet ma mirë. “Një thirrje për të ardhmen që e meritojmë. Një fushatë e shpresës për çdo qytetar. Bashkohuni të gjithë, pa dallim, për një Kosovë që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Read More

Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra tha të enjten në Hagë se njëri prej patologëve që ka bërë autopsinë e që dëshmitarit John Clarke i është kërkuar interpretim, ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin ndaj Sllobodan Millosheviqit për masakrën e Reçakut. Profesori në fjalë, sipas avokates ishte Stadica Dobricanin, për të cilin dëshmitari tha se me këtë person nuk ka pasur asnjë kontakt personal ose profesional. “Doktor Clarke, a e dini ju që Stadica Dorbricanin ka qenë dëshmitar i mbrojtjes për gjykimin e Millosheviqit në TPNJ dhe madje ka qenë dëshmitar fakti në mbrojtjen e Millosheviqit për masakrën e Reçakut…

Read More

Edhe pse nuk kemi kontroll të plot mbi këtë proces, ka një sërë gjërash që mund të bëjmë për të ngadalësuar procesin e plakjes. Dermatologët e dinë më mirë se kushdo se si t’i qasen kësaj. Prandaj ne kemi ndarë disa gjëra që bëjnë çdo ditë dermatologët për të mbajtur lëkurën e tyre të bukur. Flini në një këllëf jastëku prej saten Fjetja në një këllëf jastëku prej sateni, mund të parandalojë shumë mjerime. Pas vetëm një nate, ato rrudha të bezdisshme të gjumit në fytyrën tuaj do të jenë pjesë e së kaluarës. Përveç kësaj, produktet e lëkurës që…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore. Këtë e ka bërë të ditur, zëvendëskryeprokurori i kësaj Prokurorie, Valdet Gashi, derisa po prezantonte raportin vjetor të punës së PSRK-së, në mbledhjen e 261-të e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).   Anëtari i KPK-së, Arian Gashi, pyeti se pse ka një disbalancë mes lëndëve të kryera te disa prokurorë, duke thënë se disa prej tyre kanë kryer vetëm gjysmën e lëndëve që kanë në punë, e disa prej tyre dyfishin e tyre, duke qenë se PSRK-së iu kanë shtuar 9 prokurorë të rinj. Për këtë, zv/kryeprokurori…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se një fitore e Rusisë kundër Ukrainës do ta minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe do t’i kushtonte asaj triliona euro për ta rikthyer besueshmërinë. NATO-ja është duke e rritur praninë përgjatë krahut lindor me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainës, pasi i ka dërguar atje mijëra trupa dhe pajisje për ta frenuar Moskën nga përhapje e luftës së saj edhe në territoret e ndonjërit prej 32 anëtarëve të aleancës. “Nëse Ukraina humb, atëherë për ta rikthyer fuqinë frenuese të pjesës tjetër të NATO-s, çmimi do…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën kontingjentin e radhës të ushtarëve kosovarë që do të zbarkojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit “Interflex”. Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci ka theksuar se performanca dhe profesionalizmi i ushtarëve në këtë mision po vlerësohen jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanikë dhe pjesëmarrësit e tjerë të operacionit. Operacioni Interflex, siç ka njoftuar ai, është një iniciativë shumëkombëshe që ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në…

Read More

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka marrë një vendim të rëndësishëm mbi këtë çift të njohur, duke vendosur që aktori i njohur Bes Kallaku t’i japë këngëtares Xhensila Myrtezaj shumën prej 1.5 mijë euro çdo muaj për të mbështetur rritjen e fëmijëve të tyre. Myrtezaj, e cila është një emër i njohur në muzikën shqiptare, do të kujdeset për edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen, duke u angazhuar të sigurojë një ambient të përshtatshëm për ta. Kallaku do të ketë mundësinë t’i takojë fëmijët disa herë në muaj, duke përfshirë…

Read More