Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, thotë Kamberi

27 Tetor, 2026

Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

27 Tetor, 2026

Nesër varroset Arlinda Zekaj

26 Tetor, 2026

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

26 Tetor, 2026

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

26 Tetor, 2026

Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

26 Tetor, 2026

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

26 Tetor, 2026

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

26 Tetor, 2026

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve

26 Tetor, 2026

Mexhiti: VLEN ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, shpresojmë në zgjidhje politike

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 27 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ismet Azizi: 80 vite nga ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

TV NewsBy TV News23 Janar, 2025 Kulturë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email




Atë që nuk arritën ta bëjnë çetnikët e Drazha Mihajloviqit ndaj popullatës së Sanxhakut,  e bëri pushteti “popullor” serbo-komunist. Në muajt e parë nga marrja e pushtetit, u ekzekutuan rreth 2000 persona shumica e tyre shqiptarë në krye me udhëheqësin politik e ushtarak të Sanxhakut Aqif Blytën. Aqif Blyta (1887- 1945) bashk me Ahmet Dacin e pushkatoi OZNA me 21 janar 1945.

Aqif Blyta është njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri i periudhës ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqi fBlyta është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet çetnike.

Aqif Blyta është lindur në N. Pazar në vitin 1887. Në këtë qytet babi i tij Emin  Blyta kishte ardhur nga Gjakova. Aqif Blyta ka kryer akademinë ushtarake në Manastir, në të njëjtën akademi ku kishte studiuar edhe kryetari turk MustafaKemalAtatürk. Me kryerjen e akademisë kishte arritur gradën e kapitenit. Në shtetin e ri të Mbretërisë Jugosllave, Aqif Blyta ishte një ndër të parët në formimin e Partisë Xhemijeti të myslimanëve shqiptarë.

Xhemijeti bashkonte myslimanët dhe shqiptarët. Në verën e vitit 1919, në Shkup, mori pjesë në Kongresin themelues të organizatës ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i kësaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të NikollaPashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Që nga ky vit e deri në vitin 1990 shqiptarët dhe popujt tjerë joserb nuk kanë pasur parti të tyre politike.

Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut, për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, përkatësisht të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i Ferhat Dragës; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.

Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. AqifBlyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentatet e parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhajën. Por, komunistët qenë më vonë  tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 Blyta organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët depërtonin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej e tërë Sanxhakut me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dheBoshnjake. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se AqifBlyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmën e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovar nën udhëheqjen e ShabanPolluzhës arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.

Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e dërguan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, AhmetDacën, u pushkatuan në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZNA. AqifBlyta ishte i martuar me Mahijen nga Gjakova me të cilën nuk lanë pasardhës. Megjithatë ata birësuan dy fëmijë, një djalë me emrin Qamilqë e solli nga Gjakovadhe një vajzë të quajtur Mejreme nga Pazari i Ri..

Për ta nderuar personalitetin e AqifBlytës në shëtitoren e këmbësorëve në qendër të qytetit të Pazarit të Ri (Novi Pazar) është vendosur pllaka përkujtimore. Pllaka përkujtimore është vendosur me vendimin e Këshillit Kombëtar. Pllaka përkujtimore, e vendosur përafërsisht në vendodhjen e shtëpisë së tij

Në Kosovë tre qytet Gjakova, Prishtina dhe Gjilani tashmë kanë nga një rrugë që mbajn emrin e Aqif Blyta..

Ndërsa për kontributin e tyre në mbrojtjen e popullatës autoktone në Sanxhak dhe më gjerëm më 30 qershor 2022, Presidenti Ilir Meta dekoroi pas vdekjes Aqif Blytën  dhe ish-kryetarin e Novi Pazarit, Ahmed Daci

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Gjashtë strategji si ta kesh gjithmonë përgjigjen gati

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

10 vite promovim të librit dhe dijes – Klubi i Librit “Naim Frashëri” mbyll aktivitetet me gjeneratën 2022-2026

Doli nga shtypi libri universitar “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”

Aktori Vedat Bajrami kryen Umren në muajin e Ramazanit

Adil Fetahu: PUSHTIMI I TIVARIT DHE ULQINIT, NGA MALI ZI

Lajmet e fundit

Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, thotë Kamberi

27 Tetor, 2026

Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

27 Tetor, 2026

Nesër varroset Arlinda Zekaj

26 Tetor, 2026

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

26 Tetor, 2026

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

26 Tetor, 2026

Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

26 Tetor, 2026

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.