Autor: TV News
Meleqe Gashi Maloku, zyrtare ligjore në Gjykatën Supreme, nuk po e përdor më ashensorin për të shkuar në zyrën e saj në katin e katërt. Kjo për shkak se një ditë më parë, së bashku me 3 gjyqtarë e 2 zyrtarë tjerë të kësaj Gjykate, u bllokuan për 40 minuta në këtë ashensor. “Kemi qenë 6 persona edhe ndodhi incidenti, ashensori prej një kati në kat tjetër, ka pasur lëvizje të pakontrolluara, edhe kemi qenë të shqetësuar jashtëzakonisht shumë, taman ka qenë gjendje paniku…”, ka thënë zyrtarja ligjore, Meleqe Gashi-Maloku. E sipas saj, kjo nuk është hera e parë që…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndikim të madh mbi fazën e ardhshme të luftës në Ukrainë, por se si planifikon ai ta përdorë atë, mbetet një çështje e hapur. Trump është zotuar, gjatë adresimit të tij të parë pas inaugurimit, më 20 janar, se do të jetë “paqebërës”, dhe ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do t’i japë shpejt fund luftës në Ukrainë, e cila merr ndihma ushtarake amerikane prej miliarda dollarësh. Por, qasja e tij më tregtare ndaj diplomacisë ka nxitur frikë se ai mund të bëjë një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin,…
Pritjes që dikush t’i përgjigjet thirrjes së tij sot iu dha fundi. Familja e Kajtaz Gecit për të cilën raportoi Dukagjini dy ditë më parë rreth kushteve të vështira të jetesës së tij dhe familjarëve me aftësi të kufizuara, sot u vizitua nga organizata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Këta të fundit pas raportimit të Dukagjinit, erdhën për të parë nga afër kushtet në të cilat jeton familja. Ndonëse kushtet flasin vet, Geci nuk hezitoi t’ua tregonte sfidat e përditshme e edhe dëshirën e tij. “Dita ditës po frikësohemi kur tavani të na bje mbi kokë. Këtë shpi veç t’a bënim,…
Në prag të finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 3, Driloni dhe Xuxi kanë ofruar një përvojë muzikore që do të mbahet mend gjatë nga publiku dhe finalistët. Një ditë para përfundimit të këtij edicioni të suksesshëm, Vëllai i Madh ka organizuar një moment të veçantë me muzikë për të gjithë finalistët. Atmosfera ishte e mbushur me energji dhe emocion, duke u krijuar një ambient të ngrohtë për të gjithë pjesëmarrësit. Me ëmbëlsira të shijshme në dorë, finalistët kanë shijuar plotësisht këtë moment të fundit para finales. Gjatë kësaj kohe, Driloni dhe Xuxi u tungjatë brenda dhomave të…
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kritikoi administratat Biden-Obama për ndikimin e tyre ndaj Kosovës, duke thënë se kanë vendosur Kosovën në një pozitë të disfavorshme ndaj Serbisë Konjufcës i reagoi i dërguari për misione speciale i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, i cili e quajti këtë kritikë të vonuar. “Ata kaluan 4 vitet e fundit duke komplimentuar Joe Bidenin dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tij. Pse nuk u ankuan kurrë më parë?”, ka shkruar Grenell. Ndërkohë, analisti Melazim Koci mbrojti rolin historik të Bidenit për Kosovën, duke përmendur mbështetjen e tij në vitet ’90, gjatë…
Në Gjykatën e Apelit të enjten është shqyrtuar ankesa e mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Muhamet Alidemaj është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në Izbicë më 1999. Ndaj vendimit të Themelores, mbrojtja e Alidemajt ka paraqitur ankesë, me pretendimin për parregullsi në këtë proces, duke pretenduar se vendimi i shkallës së parë është marrë nën presionin e opinionit dhe mediave, raporton “Betimi për Drejtësi”. Avokati Millosh Deleviq ka thënë se nuk ka prova të besueshme që e inkriminojnë drejtpërdrejt Alidemajn dhe se dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë kanë qenë kontradiktore. Dy…
Presidenti Donald Trump ka deklaruar të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i rrjetit të restoranteve fastfood ‘CKE Restaurants’, për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian. Vendimi vjen një ditë pasi udhëheqësi i ri amerikan u zotua të godasë BE-në me tarifa. Puzder u propozua për të qenë sekretar i Departamentit të Punës gjatë administratës së parë të zotit Trump, por u tërhoq mes shqetësimeve se nuk do të mund të siguronte mjaftueshëm vota në Senat për t’u konfirmuar. Presidenti Trump thotë se defiçiti tregtar mes SHBA-së dhe BE-së…
KPM sqaron procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri: Padrejtësisht na kanë akuzuar për ndikim politik
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka publikuar një sqarim në lidhje me zgjedhjen e Besnik Berishës si kryetar i ri i institucionit. Në sqarimin e tyre, KPM thekson se të gjitha procedurat e ndërmarra gjatë këtij procesi janë në përputhje me ligjin dhe rregulloret e brendshme të institucionit. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: KPM-ja duhet të mbetet e lirë Një nga pikat kryesore të sqarimit të KPM-së është se Rregullorja e Punës e KPM-së, e cila ka pësuar disa ndryshime në vite, është hartuar në përputhje me Ligjin për KPM-në. Kjo rregullore, sipas KPM-së, nuk është subjekt i diskutimit publik…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se këtë të enjte është funksionalizuar nënstacioni i ri i energjisë elektrike Ferizaj 3. Ministrja Rizvanolli ka theksuar se inaugurimi i këtij nënstacioni është një hap i rëndësishëm që mundëson furnizim të sigurt dhe të besueshëm me energji elektrike për qytetarët në rajonin e Ferizajt. “Ky investim jo vetëm që do të mundësojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm për më shumë se dymbëdhjetëmijë konsumatorët, gjithashtu do të mbështes një zhvillim të qëndrueshëm të zonës dhe do të krijojë mundësi të reja për rritjen e sektorëve të ndryshëm ekonomik”, ka deklaruar Rizvanolli. Inaugurimi…
Randal Kolo Muani i bashkohet Juventusit si huazim nga Paris St Germain. Sulmuesi francez i është bashkuar Bianconerëve në një marrëveshje huazimi deri më 30 qershor 2025, transmeton GazetaBlic Sport. Asnjë klauzolë e opsionit të blerjes nuk është përfshirë në marrëveshje. Deri më tani këtë sezon, Kolo Muani ka bërë 14 paraqitje për PSG-në, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar një tjetër. /GazetaBlic Sport/
