Autor: TV News
Gazeta Tuttosport raporton se Napoli nuk do të dërgojë një ofertë të përmirësuar për Alejandro Garnacho, duke vendosur ofertën maksimale në 50 milion € plus 5 milion € shtesa. Napoli nuk është i gatshëm të rrisë ofertën e tyre për anësorin e Manchester United, Garnacho, sipas raportit të fundit në gazetën Tuttosport dhe duket se ky transferim përfundimisht nuk do të ndodhë. Eksperti i Napolit, Raffaele Auriemma, pretendon se Napoli tashmë e ka informuar Manchester Unitedin se oferta e tyre maksimale për talentin argjentinas është 50 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa. Anësori i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi është…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj një shtetasi serb, të identifikuar me inicialet C.K., për veprën penale “krim lufte kundër popullsisë civile” gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999. Sipas hetimeve të kryera, i pandehuri dyshohet se ka kryer dhunë seksuale si krim lufte ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit me inicialet C.K, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “Krim i…
Luvri është duke u shkatërruar dhe ka nevojë për një intervenim masiv të parave të shtetit nëse dëshiron të përballojë numrin gjithnjë në rritje të vizitorëve, ka theksuar presidenti i muzeut. Laurence des Cars lëshoi paralajmërimin e ashpër në një letër të rrjedhur drejtuar qeverisë duke ngritur alarmin për ndërprerjet e energjisë elektrike, përmbytjet dhe dështimin e infrastrukturës. Ajo tha se piramida e famshme e qelqit – e cila që nga viti 1989 ka vendosur pikën unike të hyrjes në galeri – ishte “strukturalisht e paaftë për t’u përballur” dhe se Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, e cila shihet…
Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa (PZAP), më 26 janar ka publikuar vendimet e fundit bazuar në ankesat që janë parashtruar nga subjektet politike, për shkelje të rregullave gjatë fushatës zgjedhore. PZAP ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 11 mijë euro në dy raste të ndara. Ankesa e parë ndaj LVV-së, është parashtruar më 24 janar nga Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore. Në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë euro, dhe e njëjta obligohet të paguaj gjobën në afat prej 15 ditësh. Ankesa e PDK-së…
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të martën ka vizituar një fermë në Keqekollë. Ai ka theksuar se Kosova duhet ta rris prodhimin vendor dhe u shpreh se programi i tij, parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve. “Nuk ka si qumështi i freskët në fshatrat tona! Zyrafetja dhe Afrimi kanë arritur të ndërtojnë një fermë moderne në Keqekollë, ku i mbajnë rreth 70 lopë qumështore dhe me këtë punë sigurojnë të ardhurat për familjen e tyre”, ak shkruar Hamza në Facebook. “Më bëri shumë përshtypje përkushtimi i tyre i madh në punë. Kosova duhet ta rris prodhimin vendor dhe…
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka uruar Peter Sorensen për emërimin e tij si emisar i posaçëm i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut. Në një postim në platformën X, Bislimi ka theksuar nevojën për angazhim dhe qasje të balancuar ndaj të dyja palëve në dialog. “Urime Peter Sorensen për emërimin si EUSR i ri për procesin e dialogut. Të uroj një mandat të suksesshëm si ndërmjetësues, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociatave si parakusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi. Paraprakisht, më 24…
Presidenti Donald Trump i mirëpriti ligjvënësit republikanë të hënën me një fjalim përmbledhës të javës së tij të parë në detyrë dhe u kërkoi atyre të mbështesin goditjen e tij ndaj emigracionit të paligjshëm dhe propozimet për sigurinë kufitare. “Ne nuk kërkojmë ndjesë dhe po veprojmë me shumë shpejtësi”, tha Presidenti Trump. “Unë vërtet fokusohem tek kufiri më shumë se çdo gjë tjetër”, tha ai, duke ia ulur rëndësinë inflacionit, një çështje që mbështeti kandidimin e tij vitin e kaluar, por që mbi të cilën ai ka më pak kontroll si president. Duke folur në takimin vjetor për politikat të…
Mund të jetë e bezdisshme të filloni ditën keq me derdhjen e kafesë në pantallonat tuaja të preferuara. Në ato momente nuk do t’ju mbetet zgjidhje tjetër veçse të veproni shpejt, pasi njollat e kafesë në xhinset tuaja mund të jenë edhe permanente. Megjithatë, nëse dëshironi që të largoni njollat e kafesë nga pantallonat tuaja dhe që mos të mbetet asnjë shenjë ekziston një metodë ideale për ju. Krejt çfarë ju duhen janë tre produkte shtëpiake, sodë të bukës, kripë dhe uthull të bardhë. Soda e bukës siç e dimë bën mrekulli për pastrimin e shumë njollave kokëforte dhe në…
Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të tjera, pasi ka vërejtur nivele të larta të kloratit të cilat mund të paraqesin rreziqe shëndetësore. Coca-Cola tha se kanoçet dhe shishet e qelqit që kishin nivele të larta të kësaj substance ishin shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga nëntori i vitit të kaluar, deklaruan për AFP-në nga kompania Coca-Cola Europacific Partners në Belgjikë. “Nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se është një sasi e konsiderueshme”, tha…
Të martën [sot] treni e ka goditur një veturë në qytetin e Pejës, rreth orës 10:00. Këtë për Portalin Dukagjini e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë. Gashi tha se nuk ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. “Të lënduar nuk ka, ekipet kompetente janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat për shkakun”, ka thënë Gashi.
