Autor: TV News
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku së bashku me kryetarin e Istogut Ilir Ferati, bashkëpunëtorë dhe familjarë kanë bërë homazhe në 15 vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati. Abdixhiku tha se Ferati ka lënë shenja të mëdha në lëvizjen e madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci. “Jemi këtu për të shënuar e nderuar veprën dhe figurën e një patrioti të djathtë, një njeriu që ka lënë shenja të mëdha në lëvizjen e madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci. Mbështetës i presidentit Ibrahim Rugova dhe jo vetëm. Mbi të gjitha një prijës i mirë…
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të madh për të ardhmen e mesfushorit të Barcelonës, Pedri. Lojtari do të përkushtojë sot të ardhmen e tij te Barcelona, siç raporton gazetari italian. “Kontrata e re e Pedrit me Barçën është e vlefshme deri në qershor të vitit 2030, është rënë dakord javën e kaluar dhe do të nënshkruhet. “Do të ndodhë sot, siç raporton Gabriel Sans”. /GazetaBlic Sport
Policia e Kosovës dhe Dogana ka bërë të ditur se në magjistralen Kamenicë – Gjilan të mërkurën ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit në të janë gjetur 700 pako me cigare me banderola të Serbisë. Siç thuhet në njoftim, vetura me targa serbe po e drejtonte një shtetas i Serbisë. “Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task-Forcës -Lindje (Doganën e Kosovës dhe Policia e Kosovës), në zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren në brezin kufitar RKS-SRB. Më datë 29.01.2025 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatave dhe dyshimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas përplasjes së avionit me një helikopter ushtarak në Uashington, duke thënë se aksidenti duhej të ishte parandaluar. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka shkruar se avioni ishte në rrugën e duhur për ulje dhe vuri në dyshim veprimet e helikopterit dhe kontrollit të trafikut ajror. “Aeroplani ishte në linjë të drejt afër për të ateruar në aeroport. Helikopteri po shkonte drejt aeroplanit për disa kohë. Pse helikopteri nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që t’i pyeste nëse…
Ndërmarrja publike “Trainkos” ka zbuluar manipulim të të dhënave në arka fiskale dhe dëmtim financiar gjatë operimit të gjatë me këto pajisje. Dëmi i shkaktuar ka arritur vlerën e 230 mijë eurove, ndërsa për këtë arsye, 12 punonjës janë larguar nga puna. Sipas njoftimit të “Trainkos”, pas një hetimi të brendshëm dhe leximit të të dhënave nga Departamenti i Arkave Fiskale dhe operatori i licencuar “Enternet”, janë zbuluar dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave, duke fshehur dhe dëmtuar raportimin e shitjeve të biletave për një periudhë të gjatë. Hetimet kanë dokumentuar këto dyshime përmes leximeve nga personat e…
Një zyrtar policor jashtë detyrës ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar në rrugën “Mikel Marku” në Pejë pasditen e së mërkurës. Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes. “Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë që ndodhi në Uashington, ku një avion dhe një helikopter u përplasën në ajër. Në një postim në platformën X, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova qëndron pranë popullit amerikan në shenjë solidariteti gjatë kësaj kohe tragjike. “E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Washingtonit, D.C. Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyere”, ka shkruar Osmani.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në seancën e sotme dëshmitari i radhës pritet të dëshmojë përmes video-lidhjes. Kurse dje ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi. Dëshmia e e Krasniqit filloi të hënën dhe me kërkesën e tij, iu hoqën masat mbrojtëse. Gjatë kohës sa dëshmonte në sallë, ai përfaqësohej nga një avokat i cili ndodhej jashtë sallës së gjyqit, por që sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III,…
Sergio Conceicao sulmoi sërish Milanin për mungesën e bazave të futbolli dhe mentalitetit pasi humbja në Dinamo Zagreb i la ata në play-off të Ligës së Kampionëve. “Loja shkoi kundër nesh, por përveç kësaj na mungonin bazat e futbollit në pjesën e parë”, tha Conceicao për Sky Sport Italia. “Sporti përbëhet nga duele, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, nga agresioni. Në 20-25 minutat e para ose nuk finalizuam, ose nuk gjuajtëm fare, këto janë gabime individuale. Gabimet mund të ndodhin, por ne duhet të bëjmë më shumë. Me kartonin e kuq, gjithçka u ndërlikua më shumë, ne ulëm…
Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të vazhdojë me vizita dhe takime me qytetarë në ditën e 20-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në orën 11:30, Abdixhiku do të bëjë homazhe te varri i veprimtarit Fadil Ferati në Gurrakoc të Istogut. Në orën 12:00, ai do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore që do të mbahet në nderim të Fadil Feratit, në Memorialin “Ibrahim Rugova” në Istog. Më pas, në orën 18:00, Abdixhiku do të mbajë një tubim elektoral në Degën IV, në shkollën fillore “Xhemail Mustata” në Prishtinë. Në orën 20:00, ai do të…
