Autor: TV News

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar ndryshimin e lokacioneve të disa qendrave të votimit në Komunën e Leposaviqit, me arsyetimin se disa objekte nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme. Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë të ditur se tre qendra të votimit janë zhvendosur. Qendra në fshatin Borqan është bartur në Soqanicën e Epërme, pasi objekti ekzistues nuk i plotëson kushtet. Qendra në fshatin Kushtovë është zhvendosur në një objekt privat brenda fshatit, për shkak të kushteve të papërshtatshme të objektit aktual. Po ashtu, edhe qendra me kodin 1210 është…

Read More

Galatasaray po përpiqet të nënshkruajë me Alvaro Morata nga Milani dhe thuhet se janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar një lëvizje tronditëse të janarit që do ta shihte sulmuesin të largohej nga San Siro pas vetëm gjashtë muajsh. Kuqezinjtë kanë qenë në kërkim të një sulmuesi të ri në javët e fundit, por thashethemet dukej se sugjeronin se ata donin të shtonin një opsion tjetër sulmues në vend që të shkurtonin listën e sulmuesve në dispozicion të tyre. Megjithatë, raportet befasuese dolën papritur pasditen e së enjtes, duke pretenduar se skuadra turke ka hapur negociatat me gjigantët e…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për emërimin e anëtarëve të 2,533 Këshillave të Vendvotimit në kuadër të 903 Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, të cilët do të angazhohen në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i anëtarëve të emëruar, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, është është rreth 15 mijë, prej të cilëve më shumë se 12 mijë do të angazhohen në vendvotime të rregullta, ndërkaq më shumë se 200 në vendvotimet në të…

Read More

Burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, sipas raportimeve të mediave lokale. Salwan Momika, 38-vjeçar, raportohet të jetë vrarë në një apartament në Sodertalje të Stokholmit, në pasditen e së mërkurës. Ai pati nxitur trazira të mëdha pasi pati djegur kopje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit më 2023. Policia në Stokholm ka thënë përmes një deklarate se pesë persona janë arrestuar pasi një burrë në të 40-at është qëlluar për vdekje përgjatë natës. Mediat lokale kanë raportuar se Momika ishte kyçur drejtpërdrejt në rrjetet sociale…

Read More

Një mori trendësh interesante do të kemi këtë vit në botën e make-upit. Shumica e këtyre trendëve e kanë origjinën nga trendet e viteve 90-ta dhe viteve 2000. Kjo do të jetë një mundësi për ju që të guxoni të eksperimentoni me dukjen tuaj pa pikë dyshimi. Ndonëse shumica prej jush mund të jeni adhuruese të grimit minimalist, nuk do të ishte keq të provoni trende të guximshme. Këtu kemi renditur disa trende të grimit për vitin 2025 Vetullat e holla Vetullat e holla që panë një ringjallje për herë të fundit në vitet 90-ta janë rikthyer edhe një herë,…

Read More

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar ministrit të financave Hekuran Murati i cili në një emision televiziv nuk arriti t’i numëroj tri projekte të mëdha. Në një postim në Facebook, Hoti e ka quajtur ministrin Murati diletant që nuk e di si krijohet buxheti. “Ai nuk e di as ku po e shpenzon atë buxhet.  Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje të numëroj as 3 projekte të kryera në 4 vite qeverisje.  Kaq për një diletant sikur ministri Murati”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Read More

Në gjykimi ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të 2022-ës, dëshmitari Slobodan Dimitrijeviq deklaroi se për atë sulm kishte kuptuar nga mediet. “E kam parë në medie, televizion”, tha Dimitrijeviq. Dimitrijeviq tha se ka qenë udhëheqës i zyrës së KKZ-së, por që më 15 nëntor 2022 ka dhënë dorëheqje. Andaj, sipas tij, në ditën kritike të 6 dhjetorit 2022, nuk ka qenë në punë. Të akuzuarin Vlajiq, dëshmitari tha se e ka fqinj dhe se shtëpia e Vlajiqit është diku…

Read More

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 119-të, i cili mban kodin W02714 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar është më masa mbrojtëse dhe pyetjet për të i ka filluar prokurori Cezary Mihailzcuk. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ai, dëshmitari pretendohet se është rrëmbyer nga persona me uniforma të UÇK-së dhe u lirua pas negociatave me KFOR-in. “Në qershor të 1999-ës dëshmitari 02714 u rrëmbye nga persona të armatosur që kishin veshur uniforma të UÇK-së, me shenja dalluese të UÇK-së dhe u dërgua në…

Read More

Të paktën 30 trupa janë nxjerrë nga Lumi Potomac në Uashington pas përplasjes tragjike mes një avioni të “American Airlines” dhe një helikopteri “Black Hawk” të Ushtrisë amerikane, raportojnë BBC dhe CBS. Në bordin e avionit ndodheshin pasagjerë të ndryshëm, përfshirë patinatorë amerikanë dhe rusë. Sipas deklaratës nga organi qeverisës i sportit në SHBA, disa atletë dhe trajnerë të patinazhit figurativ ishin në fluturim, ndërsa Kremlini ka konfirmuar praninë e shtetasve rusë, përfshirë trajnerët e njohur Yevgenia Shishkova dhe Vadim Naumov, ish-kampionë të botës në patinazhin figurativ. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende, ndërsa autoritetet po punojnë për të nxjerrë më…

Read More

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) me një total prej 39.500 eurosh në vendimet e tij të 29 janarit, për shkelje të ndryshme gjatë fushatës zgjedhore. Dënimi më i rëndë i është shqiptuar LVV-së për shkak të deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë një tubimi në Deçan, ku ajo e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”. Për këtë, PZAP i ka vendosur një gjobë prej 10 mijë eurosh. Po ashtu, LVV-ja u dënua me 5.500 euro për një postim të këshilltarit të kryetarit të Kuvendit, Feim Tahirsylaj, në Facebook, ku ai kishte…

Read More