Autor: TV News
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë takoi delegacionin e senatorëve amerikanë.Osmani përmes një postimi në “Facebook” tha se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve mes Senatit Amerikan dhe vendit. “Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, i paralajmëroi aleatët evropianë për sulme të mundshme ruse në të ardhmen. Duke ju referuar akuzave se Rusia kontrabandon qëllimisht emigrantë në BE përmes Bjellorusisë, Zelenski tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC): “Po nëse herën tjetër nuk janë emigrantë – po sikur të jenë ushtarë rusë ose ushtarë të Koresë së Veriut?” Bjellorusia kufizohet me tri vendeanëtare të NATO-s, tha Zelenski. “Sa shpejt do të reagojnë aleatët e tyre – dhe a do të reagojnë vërtet?” Shtetet anëtare të BE-së që janë fqinjë me Rusinë dhe aleaten e saj Bjellorusinë i akuzojnë ato…
Të paktën gjashtë persona janë arrestuar të shtunën në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje. Policia ka njoftuar të dielën se një 17-vjeçar me inicialet Ll.P., ka mbetur i lënduar në këtë përleshje. “Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën ‘Knjaz Millosh’, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën nën dyshimin se ka ndihmuar një të akuzuar që të arratiset pas seancës gjyqësore të premten. Të akuzuarit L.H. gjatë seancës të së premtes i ishte caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës pasa e paraburgimit. Por, ai arriti që t’ ikte Policisë menjëherë pas seancës. Policia ka arrestuar një të dyshuar se i ka ofruar ndihmë të ikte dhe e ka dërguar në mbajtje. “Prishtinë / 15.02.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte ndihmuar personit tjetër (të dyshuarit mashkull kosovar) që të arratiset…
Jannik Sinner, numri 1 në renditjen e tenisit në botë, është pezulluar për tre muaj për shkak të dopingut. Italian 23-vjeç, fitues i dy Grand Slameve në vitin 2024, rezultoi pozitiv me steroidin “clostebol” marsin e vitit të kaluar, por ai fajësoi kontaminimin aksidental pas një masazhi nga fizioterapisti i tij. Ai tani ka pranuar të pezullohet për 3 muaj dhe ka zgjidhur çështjen e tij me Agjencinë Botërore Anti-Doping (WADA). Agjencia e anti-dopingut tha në një deklaratë: Sinner do të pezullohet për një periudhë 3-mujore nga data 9 shkurt 2025 deri më 4 maj 2025″. Kjo do të thotë…
Osmani takohet me presidentin e Estonisë, diskutojnë për sfidat e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Munih, në margjinat e Konferencës së Sigurisë, me presidentin e Estonisë, Alar Karis. Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se në takim është diskutuar për “partneritetin dypalësh dhe sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”. “Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani. Osmani në Munih është takuar me liderë të shumtë, përfshrë edhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka ftuar liderët evropianë në Paris të hënën, më 17 shkurt, për diskutime mbi situatën në Evropë pas telefonatës së presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin dhe fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski e deklaroi këtë në konferencë dhe më vonë e përsëriti lajmin në platformën e mediave sociale X , sipas Ukrinform. “Jam shumë i kënaqur që presidenti Macron po mbledh liderët evropianë në Paris dhe shpresoj se ata do ta trajtojnë këtë çështje me seriozitetin që meriton”, tha Sikorski.Ai…
Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij në Dobërqan të Gjilanit.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”Dobërqan, Gjilan/15.02.2025-15:20. Është gjetur pa shenja jete në veturën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.” thuhet në raportin e polcisë.
KQZ ka njoftuar se deri dje në orën 16:00 janë numëruar 46.19% e vendvotimeve, ose 1,170 nga 2,533. Numërimi ka përfunduar në 9 qendra komunale. Ndërsa sot ka filluar edhe në QKN-në e Mamushës. Gjithashtu në njoftim thuhet se në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit. Njoftimi i plotë: Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 46.19%…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u bëri thirrje anëtarëve evropianë të NATO-s, të dalin me propozime dhe ide konkrete, të shtojnë shpenzimet, të vazhdojnë trajnimi dhe furnizimin me armë. Ai shtoi se objektivi aktual i vendeve të NATO-s prej 2% shpenzimesh për mbrojtjen ka të ngjarë të zëvendësohet me një shifër shumë të lartë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të thonë se Evropa nuk…
