Autor: TV News

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kreu i qeverisë ka zgjedhur të publikojë një foto të flamurit të Kosovës me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë. “Mirëmëngjes Kosovë, Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shkruan Edi Rama në rrjetet sociale.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbështetur deklaratën e emisarit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, i cili e ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ka shprehur shqetësimin për çështjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Grenell në urimin e tij ka theksuar se “themeluesi i shtetësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas grilave në Hagë.” Rama ka shpërndarë këtë deklaratë në rrjetin social “X” dhe ka komentuar se sa më shumë të vazhdojë “padrejtësia ndaj Thaçit”, aq më e madhe bëhet njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.…

Read More

Portieri i Rayo Vallecano-s, Augusto Batalla, u zemërua se skuadrës së tij iu mohua një gol i mundshëm në humbjen 1-0 ndaj Barcelonës. Duke folur pas ndeshjes, ai tha për La Liga TV: “Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, por mendoj se ishte një gol i vlefshëm për ne!” Ai i referohet golit të barazimit në pjesën e parë të Rayo Vallecanos, i cili u anulua, me shumë polemika. Megjithatë, Inigo Martinez u faullua brenda zonës nga një pozicion jashtë loje i Randy Nteka dhe kjo bëri që ekipi i VAR të anulojë golin. Barça arriti që me golin…

Read More

Katër ndihmës të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams planifikojnë të japin dorëheqjen në ditët në vazhdim, një tërheqje e mbështetjes për kryebashkiakun pasi Departamenti i Drejtësisë kërkoi rrëzimin e akuzave penale kundër zotit Adams, raportuan mediat lokale të hënën. Përpjekja për të pushuar akuzat kundër zotit Adams kanë nxitur një sërë dorëheqjesh në Departamentin e Drejtësisë nga zyrtarë të cilët refuzuan të zbatonin vendimin për rrëzimin e akuzave, të cilat ishin konfirmuar më herët në një aktakauzë të jurisë së madhe. Agjencia Reuters nuk mundi të konfirmonte raportimet e televizionit WNBC dhe gazetës “New York Times” se…

Read More

Ishte pjesë e saj dhe dekada më vonë, po përkujdeset që të ruhet e mos t’i njolloset trashëgimia. Remzie Zeqiraj është komisionerja parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pozita e saj, jashtëzakonisht e rëndësishme, e rregulluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, i jep asaj përgjegjësi të shumta. Tani është e sistemuar në objektin e Kuvendit të Kosovës, por puna e saj, sikur në pjesën më të madhe të jetës së saj, lidhet me ushtrinë e vendit tonë.  Remzie Zeqiraj – Komisionere e FSK-së tha se “Komisioneri parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës e ka për…

Read More

Të veshur me uniformën që mbajtën veshur dy dekada më parë, duke luftuar per atdheun, po vijnë për të nderuar bashkëluftëtarët e tyre. Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në mesin e shumë vizitave ishin edhe disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK]. Ish ushtarë i UCK-së, tha se ” sot është festë e madhe për vendin tonë. Duhet të nderojmë ata që na e bën të mundshme këtë festë, këtë gëzim. Nuk ndjehemi të plotë me mungesën e krerëve të UÇK-së”. Prekazi edhe këtë 17 shkurt mblodhi shumë qytëtarë nga e gjitha Kosova, por edhe jashtë kufijve.…

Read More

Uthulla e bardhë është produkt i gjithanshëm që është përdorur po ashtu edhe si pastrues natyral, nga gëlqereja kokëfortë deri te myku i bezdisshëm. Nëse keni disa njolla të shëmtuara në qilim, me siguri keni kërkuar mënyrat më të mira për t’i hequr ato. Ka qindra produkte në treg që janë krijuar posaçërisht për heqjen njollave ​​të qilimave, por këto produkte të specializuara mund të jenë të shtrenjta. Në vend të këtyre produkteve, ia vlen të provoni uthullën pasi është produkt efikas për heqjen e njollave të tapetit. Avantazhi më i madh i uthullës së bardhë është lehtësisht i disponueshëm…

Read More

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R i ka dërguar urim Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.Zyra e Presidencës ka njoftuar se Mbreti suedez ka uruar Kosovën për prosperitet dhe mirëqenien e qytetarëve. “Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës. Në mesazhin e tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të…

Read More

Më 28 nëntor të vitit 1912, me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nga Ismail Qemali, Isa Boletini Luigj Gurakuqi e të tjerë, Kosova e viset shqiptare ishin përgjakur nga të katër anët, nga hordat barbare sllave, serbe, ruse, bullgare e greke. Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës, kryesisht popullatë civile gra fëmijë e të moshuar u masakruan nga serbët, grekët e bullgarët, qindra mijëra të tjerë ishin shpërngulur dhunshëm për të Turqi e në vende të tjera të lindjes. Lëvizjen e Rezistencës kundër pushtimit të trojeve të Vilajetit të Kosovës e kishin marrë përsipër, Hasan Prishtina, Isa Boletini,…

Read More

Një aeroplan i pasagjerëve i “Delta Air Lines” është përplasur duke u ulur në Aeroportin e Torontos të hënën, ndërsa mediumet lokale kanë raportuar për të paktën tetë të lënduar, transmeton “BBC”.  Aeroplani ishte nisur nga Minneapolis.  Tre nga të lënduarit raportohet se janë në gjendje kritike dhe janë transportuar në spitalet lokale.  Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në videot në rrjetet sociale shihet aeroplani i përmbysur.  Administrata e Aviacionit të SHBA-së (FAA), tha se të gjithë 80 personat që ishin në aeroplan janë evakuuar. “Aeroplani i Delta Air Lines, i operuar nga Endeavor Air,…

Read More