Autor: TV News
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, takoi të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, për të diskutuar mbi zgjedhjet e 9 shkurtit dhe procesin e formimit të qeverisë. Krasniqi ka theksuar nevojën për një qeveri të re dhe stabile dhe falënderoi ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. “Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike…
Ahmet Qeriqi Arvanitasit, banorët autoktonë të Greqisë Arvanitasit ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar. Pa jetëshkrimin e tyre, historia e kombit shqiptar do të ishte e cunguar. Kjo farë krenare, e cila, sipas burimeve greke, përllogaritet të jetë rreth 3 milionë në Greqinë e sotme, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë si një pjesë vitale e atij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së identitetit. Për historinë,…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi se pas 4 prillit 2025 nuk do të thërrasë asnjë dëshmitar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo u bë e ditur të mërkurën nga prokurori Matt Halling në konferencën për ecurinë e çështjes në këtë rast. “4 prill është data e fundit e parashikuar. Nuk do thërrasim asnjë dëshmitar pas kësaj date. Brenda 15 prillit do të dorëzojmë mocionet e fundit me shkrim, provat jogojore. Kjo është data që planifikojmë. Nuk do kemi dëshmitarë tjerë pas datës…
Në Gjilan është arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshjeje-përleshjeje mes disa personave, e ka ekspozuar armën. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personit në fjalë i është sekuestruar arma nga zyrtarët policorë. Tutje policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjykata Themelore në Prishtinë është duke shqyrtuar kërkesën e dorëzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për urdhërimin e kryeministrit Albin Kurti që të paraqitet për dhënie të dëshmisë në lidhje me rastin e rezervave shtetërore. Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, gjykata ka konfirmuar pranimin e kësaj kërkese nga Prokuroria. “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për Dukagjinin. Sipas procedurave ligjore, nëse gjykata e aprovon këtë kërkesë, kryeministri Kurti…
Drejtori sportiv i FC Barcelonës, portugezi Deco, vazhdon të besojë se sulmuesi që mund të përshtatet më së miri në skuadrën katalanase është Luis Diaz. Kolumbiani po mendon të largohet nga Liverpool gjatë verës që po vjen. Barcelona sipas medieve iberike, është duke punuar për të gjetur një anësor të majtë në afatin kalimtar të verës së ardhshme. Megjithatë, klubi po lëviz me kujdes, duke marrë parasysh situatën e tyre financiare, e cila nuk lejon një operacion në shkallë të gjerë. Me Khvicha Kvaratskhelia tashmë lojtar i Paris Saint-Germain, Nico Williams (Athletic Club) jashtë formës dhe Leroy Sane (Bayern Munich)…
Donald Trump ka vënë në shënjestër Ukrainën pasi presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, tha se ishte një “çudi” që vendi i tij nuk ishte ftuar në bisedimet në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Duke thënë se ishte “i zhgënjyer” nga reagimi i Ukrainës, ai duket se fajësoi Ukrainën për fillimin e luftës, duke thënë se vendi “mund të kishte bërë një marrëveshje”, raporton BBC përcjell Dukagjini. Një pushtim rus në shkallë të plotë ndezi luftën në Ukrainë pothuajse tre vjet më parë. Më herët të martën, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me Sekretarin…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të paraqitet në PSRK për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Mësohet se kërkesa për urdhërimin e dëshmitarit të paraqitet në Prokurori për dhënie të dëshmisë është dorëzuar javën e kaluar. Nëse Gjykata e aprovon këtë kërkesë të PSRK-së, dëshmitari Albin Kurti duhet të paraqitet vullnetarisht për dhënie të dëshmisë. Në të kundërtën, sipas ligjit, atij i shqiptohet gjobë e pas kësaj kryeministri edhe mund të paraburgoset. Me t’u lëshuar ky urdhër, Kurti duhet të…
Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë intensifikuar ditëve të fundit, duke shtyrë shtetet evropiane të flasin për një urgjencë të re për dërgimin e një force paqeruajtëse. Kur u përmend për herë të parë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, një vit më parë, ideja e një force evropiane për të ofruar sigurinë e Ukrainës pas luftës nuk pati shumë ndikim dhe nuk u morën seriozisht nga shumica e ekspertëve. Por, kjo tani ka ndryshuar. Sugjerimet e bëra nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, se Evropa “nuk do…
Vendet e BE-së thuhet se po përgatisin një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë të paktën 6 miliardë euro. Politico, duke cituar tre diplomatë të BE-së, thotë se paketa do të shënonte një nga marrëveshjet më të mëdha të ndihmës ushtarake të bllokut që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ministrat e vendeve anëtare pritet të diskutojnë paketën në Bruksel javën e ardhshme. Nuk është e qartë nëse marrëveshja do të miratohet në tërësi apo do të mbështetet nga një koalicion i vendeve të gatshme. Paketa do të vinte në një kohë kritike për Ukrainën pasi Kievi kërkon të…
