Autor: TV News

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e tij që t’i përgjigjet ftesave të Prokurorisë Speciale lidhur me hetimet për rezervat shtetërore. Ai në Debat Plus ka thënë se ky veprim shfaqë mosrespektimin e institucioneve shtetërore, duke e krahasuar Kurtin me Enver Sekiraqën, i cili është në arrati që nga muaji maj i vitit të kaluar. “Një shqetësim është se kryeministri nuk e njeh institucionin e shtetit të vet dhe vendos të mos i përgjigjet, sikur një kriminel ordiner si çifti i Enver Sekiraqes. Kush nuk i përgjigjet ligjit? Ai është super kriminel, ultra kriminel.…

Read More

Ajo çfarë prindërit e një vajze me autizëm frikësoheshin se do të ndodhte, është shmangur. Shkolla fillore “Pavarësia” në Prishtinë ka konfirmuar për Dukagjinin se kanë gjet një zgjidhje për rastin. I gjithë diskutimi erdhi pasi, siç kupton televizioni, prindërit e fëmijëve tjerë të klasës së tretë kishin bërë edhe peticion duke kërkuar që vajza të largohet nga shkolla. Ata madje me raste nuk i kishin dërguar fëmijët e tyre në shkollë si shenjë proteste. “Prindërit kërkojnë që shkolla të ofrojë siguri për të gjithë nxënësit, eventualisht nëse mundet të goditet njëri nxënës prej tjetrit e sidomos nëse në klasë,…

Read More

“Profën e respektoj e dua shumë, nuk diskutohet por votën nuk ja kam qitë”. Liridon Leci mund të mos e ketë mbështetur kolegun, por Profa i Duelit Sportiv ka grumbulluar fiks 12 mijë e 366 vota. Bylbyli vërtetë u tregua Sokol, duke e siguruar ulësen e deputetit. Votuesi i Lëvizjes Vetëvendosja tregoi se po i pëlqen këngëtarja Edona Llaloshi, dhe se vendin e saj në Kuvend nuk do ta zë askush pos saj. Me gati 27 mijë vota Llalloshi hynë në top pesëmbëdhjetëshen e Vetëvendosjes, për dallim për shembull me ministren Rozeta Hajdari e cila nuk është as në pesëdhjetëshen…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një “diktator pa zgjedhje”, duke shtuar se ai “bënë mirë që të veprojë shpejt, në të kundërtën nuk do të ketë më një shtet”. Këto deklaratë vijnë një ditë pas takimit SHBA-Rusi, në Riad të Arabisë Saudite, ku këto dy shtete janë pajtuar për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë. Në këtë takim nuk mori pjesë Ukraina. Zelensky porositi se “asnjë vendim nuk mund të merret pa Ukrainën lidhur me përfundimin e luftës në…

Read More

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar raportimin e gazetës gjermane “Bild” se Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Sipas tij, shqetësimi kryesor nuk duhet të jetë largimi i ushtarëve amerikanë nga Bondsteeli, por raportet politike mes Kosovës dhe SHBA-së. “Gazeta ‘Bild’ është një gazetë prestigjioze dhe sigurisht ka burime, dhe ne duhet të shqetësohemi. Që nga viti 2000, e gjithë politika serbe dhe shërbimet inteligjente kanë punuar që kjo të ndodhë. Por nuk duhet të shqetësohemi aq për tërheqjen e trupave, sa për raportet politike. Nëse marrëdhëniet janë të mira mes dy…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi po verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më tani, 18 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 38,229 pako, prej të cilave janë aprovuar 35,832, ndërkaq janë refuzuar 2,397. “Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit;…

Read More

Theo Hernandez ka bërë dje një gafë të tmerrshme, duke u ndëshkua me të kuq ndaj Feyenoord, gjë që më pas rezultoi në barazimin e rezultatit nga holandezët dhe eliminimin e gjigantëve italian nga Champions League. Theo ishte më fajtori për dështimin e Milanit, pasi ‘Rossonerët’ deri në momentin kur ai u ndëshkua ishin superior në fushë, por me daljen e tij, gjithçka ndryshoi, shkruan GazetaBlic Sport. Mbrojtësi francez ka reaguar në rrjetet sociale, duke i kërkuar falje tifozëve dhe bashkëlojtarëve. Ja postimi i tij: “Futbolli është i paparashikueshëm: na jep gëzime të mëdha, por edhe momente të dhimbshme. Ndihem…

Read More

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore që ta detyrojë kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore, pasi ai ka refuzuar tri herë thirrjet e Prokurorisë. Për këtë, juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës dhe të japë dëshminë e tij, për të mos penguar hetimin. “Në një shtet si Kosova, ku akterët kryesorë që kanë marrë mandat nga qytetarët cenojnë sundimin e ligjit, tregon sa pak ekspertizë kanë këta zyrtarë për shtetin dhe institucionet e pavarura”, ka thënë ai për emisionin FIVE. Miftaraj ka theksuar se Kodi…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson “lart” bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtën më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite. Udhëheqësi rus tha se bisedimet ishin “hapi i parë” drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit. “Jam informuar [për bisedimet]. I vlerësoj lart, ka rezultate”, tha Putin gjatë një ngjarjeje në Shën Petersburg. “Për mendimin tim, ne kemi bërë hapin e parë për të rinisur punën në disa fusha të interesit të përbashkët”, shtoi Putin. Udhëheqësi rus tha se shteti i tij ka nevojë të ndërtojë besimin me SHBA-në në mënyrë që…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ata diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve. Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali.

Read More