Autor: TV News
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për rëndësinë e garancive të sigurisë për Kievin në çdo diskutim për një zgjidhje të luftës kundër Rusisë, që ka nisur më 2022. Zelensky shkoi në X se ai dhe Rutte kanë analizuar kontaktet me partnerët e Ukrainës dhe “koordinimin e hapave tanë të ardhshëm”. “Ne nuk mund ta lejojmë që [presidenti rus, Vladimir] Putin ta mashtrojë dikë sërish”, shkroi Zelensky. “Para çdo negociate të mundshme, të gjithë partnerët duhet ta kuptojnë qartë se garancitë e forta të sigurisë janë prioritet për një paqe…
Duke folur pas fitores 3-1 ndaj Man City , sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe faza për t’u përshtatur në ekip ka përfunduar. Sulmuesi francez realizoi het-trik kundër skuadrës angleze, për t’i mundësuar klubit spanjoll që të kaloj në 1/8 e finales. “Faza e përshtatjes? Ka mbaruar. Është koha që të filloj të vendos për fatin e ndeshjeve”, deklaroi fillimisht Mbappe, përcjell Telegrafi. “Ishte një natë perfekte për skuadrën. Ne donim të fitonim dhe të kualifikoheshim, ishte logjike të ishim në 1/8, ndeshja kundër Cityt ishte e vështirë por ne luajtëm me të mirën tonë. Ishte një ditë e mrekullueshme…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe aleatët e saj janë pajtuar se të drejtat e Ukrainës dhe shqetësimet për sigurinë evropiane duhet të merren parasysh në çdo marrëveshje të mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Qëndrimi i Francës dhe i aleatëve të saj është i qartë dhe i bashkuar. Ne dëshirojmë paqe në Ukrainë që do të ishte e qëndrueshme”, tha Macron përmes një postimi në X, pasi u takua me udhëheqësit e 19 shteteve, përfshirë të Kanadasë. Në takim, shumica nga ta morën pjesë përmes video-lidhjes. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka befasuar Bashkimin Evropian, duke thënë…
Christopher Andrew dhe Oleg Gordievsky, i pari historian britanik dhe tjetri agjent i dyfishtë sovjeto-britanik, përgjatë ndërtimit të librit më të plotë për historinë e shërbimit famëkeq të spiunazhit sovjetik, KGB (me titull “KGB”) kanë zbuluar detaje të panjohura për ndikimin në Shqipëri. Historia e operacioneve politike nga Lenini te Gorbaçovi kanë përfshirë të paktën dy histori shqiptare. E para ka lidhje me ndihmën që i kanë dhënë Enver Hoxhës, për të fituar mbi Koçi Xoxen, dhe e dyta sqaron saktësisht vlerën e informacioneve për krerët komunistë shqiptarë të agjentit britanik, Kim Filbi (Philby), që i shërbente…
Ftesave për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore nuk iu përgjigj. Por Prokuroria Speciale, nuk ka hequr dorë nga kryeministri Albin Kurti. Ky institucioni, tani i është drejtuar Gjykatës Themelore me një kërkesë që Kurti të urdhërohet për të dhënë dëshminë e tij. “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”. As nga gjykata në Prishtinë e as nga Prokuroria Speciale nuk kanë treguar detaje rreth kërkesës së prokurorëve, drejtuar gjyqësorit. Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah thotë…
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio se Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë “çdo përpjekje për të zhvendosur popullin palestinez nga toka e tyre”, ndërsa Rubio zhvilloi të mërkurën një vizitë në Abu Dhabi. Deklaratat u raportuan nga media shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe, që po ashtu njoftoi se presidenti nënvizoi nevojën për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Gazë. Sipas së njëjtës media, Presidenti nënvizoi rëndësinë e rindërtimit të Gazës dhe ndjekjen e një udhe që çon në një paqe gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, të bazuar…
Juristi Tomë Gashi ka komentuar kërkesën e Prokurorisë Speciale drejtuar Gjykatës Themelore për të urdhëruar kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore. Ai ka vënë në dyshim bazën ligjore të këtij veprimi, duke thënë se Prokuroria kishte kompetenca ta trajtonte çështjen vetë. “Unë kam tentuar të gjej një normë juridike në kodin e procedurës penale dhe nuk kam mundur ta gjej, se për çfarë arsyeje Prokuroria e involvon Gjykatën përveçse nëse është ndonjë ligj special që nuk është i paraparë me kodin e procedurës penale”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus. Sipas tij, neni 132 i…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi edhe nga Princi i Kurorës së Kuvajtit Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Me këtë rast ju përcjell urimet më të mira për shëndet të plotë e lumturi për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj mik, zhvillim e prosperitet të mëtejshëm”, ka thënë Princi i Kurorës, duke potencuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë në mes dy vendeve.
Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e tretë ndaj Manchester Cityt. E golin e tretë në këtë duel e ka shënuar Kylian Mbappe, shkruan GazetaBlic Sport. Mbappe kompletoi hat-trickun e tij pas 1 ore lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-0. Ja goli: VIDEO
Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale dhe për deklaratat e tij ndaj këtij institucioni. Sipas Ymerit, refuzimi i Kurtit dhe gjuha e tij përbëjnë kërcënim të qartë dhe minojnë rendin kushtetues të Kosovës. “Ai ka thënë ‘nëse keni guxim, hajdeni te unë’. Ky është kërcënim kur vjen nga kryeministri. Dhe kur ke një kryeministër që jo vetëm refuzon të shkojë në Prokurori, por edhe i kërcënon ata publikisht, ky është shembulli më i qartë i mungesës absolute të sundimit të ligjit dhe rendit demokratik”, ka deklaruar Ymeri në…
