Autor: TV News

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë përfshirë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën rajonale. “Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale”, ka deklaruar Zahiti. Ekipet e emergjencës dhe policia kanë dalë në vendngjarje për t’u marrë me rastin, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Read More

Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bëri thirrje për paqe të dielën pasi qindra vetë u vranë në dhunën më vdekjeprurëse në 13 vitet e luftës civile, duke vënë përballë përkrahësit e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kundër sundimtarëve të rinj islamikë të vendit. Përleshjet, për të cilat një grup që monitoron luftën tha se kishin shkaktuar vdekjen e 1,000 vetëve, kryesisht civilë, vazhduan për të katërtën ditë në qendrën e mbështetësve të Asadit. Një burim sirian i sigurisë tha se ritmi i luftimeve ishte ngadalësuar rreth qyteteve Latakia, Jabla dhe Baniyas, ndërsa forcat e sigurisë kontrollonin zonat malore përreth ku fshiheshin…

Read More

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara njoftoi se e ka qëlluar me armë zjarri një burrë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë mëngjesin e së dielës, pas një konfrontimi me të. Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, pasi po e kalon fundjavën në rezidencën e vet në Florida. Në një komunikatë për media, Shërbimi Sekret tha se burri u dërgua në një spital në afërsi. Zyrtarët e Shërbimit Sekret morën informatë nga autoritetet lokale se një person me tipare vetëvrasëse mund të jetë duke udhëtuar drejt Uashingtonit nga Indiana, ndërsa vetura e tij u…

Read More

Ministri në detyrë, Nenad Rashiq, ka shpjeguar në detaje se si shteti serb i ka detyruar rreth 18 mijë serbë të vijnë dhe të votojnë në Kosovë më 9 shkurt. Ai ka akuzuar gjithashtu Listën Serbe se, përveç serbëve, ka bërë presion edhe ndaj komuniteteve rome, ashkali, egjiptianë dhe të tjerëve, për ta mbështetur këtë listë. Rashiq, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se serbët, nën kërcënimin e pendrekëve, si dhe ata që përfitojnë nga skemat sociale, u detyruan të vinin dhe të votonin në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Tri ditë para zgjedhjeve, nëse e…

Read More

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur të dielën se është vërejtur një shtim i zjarreve në nivel vendi. Në njoftim thuhet se një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur “Çeli”, ku është përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre. Sipas agjencisë, zjarri është nën kontroll. “Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë. Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll”, thuhet në njoftim. Agjencia e Menaxhimit…

Read More

Milorad Dodik, president i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë (BeH), ka reaguar ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pasi që ky i fundit ka deklaruar se veprimet e Dodikut, po i minojnë institucionet e këtij shteti dhe se po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Dodik ka thënë se gjithmonë është serioze kur flet Sekretari amerikan i Shtetit, dhe se ai po she ‘‘rikthime të administratës Biden. “Kur flet Sekretari amerikan i Shtetit, është gjithmonë serioze dhe unë e pranoj si të tillë”. Por, në atë që tha, unë shoh rikthime të administratës Biden. Ne e dimë se…

Read More

Presidentja, e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së Sekretarit Shtetëror të SHBA-së, Marco Rubio, për përkrahjen e Bosnjë-Hercegovinës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. “Ne gjithashtu dënojmë me forcë çdo veprim që minon themelet e Bosnje-Hercegovinës, pasi kërcënon paqen dhe stabilitetin që rajoni ynë ka punuar pa u lodhur për të arritur – përmes dekadash sakrificash dhe me mbështetjen e palëkundur amerikane”, ka shkruar Osmani në X.  Osmani ka potencuar që SHBA ka rol kyç për stabilitet të rajonit.  “Angazhimi i SHBA-së mbetet parësor për të siguruar që rajoni ynë të ecë drejt stabilitetit dhe paqes së…

Read More

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit. Lajmin e dha Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, ndërsa vendimet janë publikuar tashmë në web-faqen e PZAP. “PZAP-ja i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e LVV-së lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi”, shkroi ai në një postim në Facebook. Cakolli shkroi se PZAP e ka pranuar ankesën e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si…

Read More

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se të gjitha votat mund të rinumërohen dhe se askush s’duhet të ketë frikë nga kjo gjë. Bajrami thotë se dyshimet për votat duhet të zbardhen. Sipas saj, për LDK-në kushdo që ka tentuar ta devijojë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg. “Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi. Çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi që vetëm kështu…

Read More