Autor: TV News

Mbi 18 milionë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, punimet të cilat nisën të hënën. Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se ky projekt është ndër më të mëdha në Prishtinë. “Sot po e fillojmë ndër projektet më të mëdha në kryeqytet, transformimi i sheshit ‘Xhorxh Bush’ dhe pjesa te Biblioteka Kombëtare. Punimet do të bëhen në tri faza për arsye që mos t’i bllokojmë…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ta do ta mbledhë kryesinë e kësaj partie. Me anëtarët e kryesisë, Abdixhiku do të diskutojë rreth rezultatit që ka arritur LDK në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Pos kësaj, aty do të diskutohen edhe tema tjera, në mes tjerash edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja. Kjo mbledhje pritet të nisë nga ora 14:00 dhe mbahet në selinë qendrore të këtij subjekti politik.

Read More

Futbollisti kosovar, Meriton Korenica i ka uruar veç suksese Etnik Brrutit në kombëtaren e Shqipërisë. Korenica, i cili është në top formë tek skuadra e Clujit në Rumani, tha se kjo është veç zgjedhje e lojtarit dhe duhet respektuar, duke potencuar se dëshiron shëndet dhe suksese për të, shkruan GazetaBlic Sport. “Është zgjedhja e tij, çdo lojtar luan ku i rreh zemra, i uroj veç suksese edhe shpresojë që të ketë shëndet”, tha Korenica në VAR. Ndër të tjerash, Korenica potencoi se ende nuk ka marrë ftesë nga Foda për ndeshjet e marsit ndaj Islandës. /GazetaBlic Sport

Read More

Sekretari i Pergjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën nesër, për herë të parë që kur ka marrë postin. Lajmin është konfirmuar më herët nga NATO-ja përmes një komunikate për media. “Мё 11 mars 2025, Këshilli i Atlantikut të Veriut, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, dhe Zëvendës-Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj. Radmila Shekerinska, do te vizitojë KFOR, misionin e udhehequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin e Këshilltarëve dhe Lidhësve të NATO-s (NALT)”, thuhet në komunikatë. Në njoftim, bëhet e ditur se sekretari Rutte do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe…

Read More

Ish portieri i kombëtares së Kosovës, Kushtrim Mushica thotë se assesi nuk guxojmë të quajmë dikë tradhtarë që kalon nga kombëtarja e Kosovës tek Shqipëria. “Ne nuk guxojmë të quajmë tradhtarë dikë që shkon tek Shqipëria. Toverlani ia ka dhënë hakun. Situata Kosovë – Shqipëri, është ndryshe. Mes dy vendeve, natyrshëm zgjedh këdo”, tha ndër të tjerash Kushtrim Mushica në Sports Show. Kujtojmë se ditët e fundit, Etnik Brruti, ish kapiteni i Kosovës U21, ka zgjedhur të kalojë tek kombëtarja e Shqipërisë. /GazetaBlic Sport

Read More

Izraeli tha se do të dërgojë një delegacion në Katar të hënën “në përpjekje për të nxitur negociatat” për armëpushimin në Gazë, ndërsa Hamasi, grupi i përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, tha se ka patur “sinjale pozitive” në bisedimet me ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari për fillimin e negociatave, tashmë të vonuara, për fazën e dytë të armëpushimit. Deklarata nga zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk jepte detaje të mëtejshme, përveç faktit se kishte “pranuar ftesën e ndërmjetësuesve që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara”. Zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua gjithashtu nuk dha detaje. Bisedimet për fazën…

Read More

Zjarre të përhapura me shpejtësi nga erërat e forta dogjën të shtunën një sipërfaqe të madhe toke në Long Island të Nju Jorkut, duke lëshuar shtëllunga të dendura tymi në qiell dhe duke shkaktuar evakuimin e një baze ushtarake dhe mbylljen e një autostrade kryesore. Guvernatorja Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se agjencitë lokale po marrin masa për të vënë nën kontroll zjarret rreth zonës pyjore Pine Barrens. Ajo tha se shtëpitë, një fabrikë kimike dhe një magazinë e kompanisë Amazon ishin në rrezik dhe mund të nevojiten evakuime të mëtjeshme. “Situata është ende jashtë kontrollit në…

Read More

Rritja e lakrës është relativisht e thjeshtë për sa kohë që i siguroni kushtet e duhura. Tani do të shihni një udhëzues hap pas hapi: 1. Zgjidhni varietetin e duhur Varietetet e sezonit të hershëm maturohen më shpejt, ndërsa ato të sezonit të vonë ruhen më mirë.2. Koha e mbjelljes Për lakrën e pranverës: Filloni farat në ambiente të mbyllura 6-8 javë përpara datës së fundit të ngricës. Transplantoni ato në ambiente të jashtme pasi toka të ngrohet dhe të ketë kaluar çdo rrezik i ngricës. Për lakrën e vjeshtës: Filloni farat në ambiente të mbyllura rreth 10-12 javë përpara…

Read More

Eros Grezda, menaxheri i Etnik Brrutit e ka konfirmuar se lojtari po ftohet në kombëtaren A të Shqipërisë. Brruti, kapiteni i Kosovës U21 po kalon tek Shqipëria A dhe mund të luajë ndaj Anglisë e Andorrës në kualifikuese, shkruan GazetaBlic Sport. “Po, është e vërtetë, kemi rënë dakord me FSHF, çështje ditësh që ai të pajiset me pasaportë. Ai do të luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës”, tha fillimisht Eros Grezda për Sports Show. “Unë i kuptoj zërat që janë bë, por s’e kuptoj që e quajnë tradhtarë. Ai s’po i bashkohet Shqipërisë e Maqedonisë. Gjithsesi unë do të thoja që…

Read More

Izraeli urdhëroi ndërprerjen e të gjithë furnizimit me energji elektrike të Gazës të dielën në një përpjekje për t’i bërë presion Hamasit për të liruar pengjet e mbetura izraelitë të mbajtur në territor. Njoftimi i ministrit të Energjisë, Eli Cohen erdhi një javë pasi Izraeli ndërpreu të gjitha furnizimet me ndihma për territorin, i cili ka një popullsi prej më shumë se dy milionë banorë. Në një deklaratë video të dielën, Cohen tha: “Ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të rikthyer pengjet dhe për të siguruar që Hamasi të mos jetë më në Gaza…

Read More