Autor: TV News

Gjithçka që përfshihej brenda një hapësirë prej mbi 40 hektarësh në zonën e njohur si “Kulla e Qelisë” të Bjeshkëve t Deçanit u bë shkrumb e hi. Zjarri që kishte filluar të shtunën, u përhap shpejtë në këtë zonë i ndihmuar edhe nga erërat. Ekipet e zjarrëfikësve të Deçanit e Junikut dhe numër u madh i vullnetarëve mesditën e së dielës ishin ende në luftë me flakët. “Deri tash në një perimeter shumë të madh është lokalizuar zjarri, diku janë 40-50 hektar, tereni siç po shihet është shumë i vështirë dhe rrezikshëm”, ka theksuar Shaqë Mati, zjarrëfikës. Ndaljen e zjarrit…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është shpallur partia më e votuar në Komunën e Junikut në zgjedhjet parlamentare të 2025-ë, kështu ka thënë kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në Facebook, duke falënderuar votuesit brenda dhe jashtë vendit për besimin e dhënë. “LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut në zgjedhjet parlamentare 2025. Faleminderit të gjithë votuesve që jetojnë në Junik dhe në mërgatë, të cilët kanë konfirmuar besimin e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dallimi në mes të LDK dhe partisë së dytë në Junik është rreth 5%”,ka shkruar Shehu në…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka refuzuar kërkesën e saj për përsëritjen e votimit me postë. Sipas LVV-së, PZAP-ja ka vepruar në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin, “duke pretenduar se ankesa është dorëzuar jashtë afatit”. Në një reagim të publikuar në Facebook, Vetëvendosje ka akuzuar PZAP-në për ndryshimin e afateve të ankesave me qëllim që të shmangë vendimin për rivotim. Sipas VV-së, ky institucion ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). “Njoftimi i sotëm nga…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, pasi zgjedhjet e nëntorit ishin anuluar pas fitores së tij në rundin e parë. Georgescu ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të komisionit në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Liderët e partisë së ekstremit të djathtë e kanë dënuar vendimin e Komisionit Zgjedhor për mospranimin e kandidaturës së Georgescut. Dhjetëra mbështetës të populistit Georgescu u mblodhën pranë zyrës së Komisionit Zgjedhor, duke brohoritur “liri” dhe shkurtimisht tentuan t’i kalonin pengesat e…

Read More

Më 26 qershor 2024, dhjetë fshatra të Dragashit ishin tronditur nga vërshime të papara të ujit pas rrebeshit të shiut. Pos rrezikut të përgjithshëm por që fatmirësisht nuk vdiq askush, dëmet materiale ishin të konsiderueshme. Një ditë pas në terren kishte dalë edhe Kryeministri bashkë me ministrin e pushtetit lokal. “Ka qëlluar në një kohë gjatë ditës kur asnjëri prej banorëve nuk ka qenë në podrum të shtëpisë, përndryshe po të kishin qëlluar në podrume të shtëpisë do të kishin vdekur”, ka deklaruar kryeministri Kurti. Përmes një shkrimi në Facebook, banorëve të Dragashit Kurti iu kishte premtuar se Qeveria do…

Read More

Emrin e ndan me një këngëtar të famshëm por përpos kësaj edhe talentin e dëshirën për muzikë. Të qenurit autik ka bërë që 20 vjeçari Yll Krasniqi, gjuhë komunikimi ta bëjë kitarën. I lindur binjak me një motër, Ylli u diagnostifikua me autizëm qëkur ishte fëmijë. Por, për një fëmijë autik në Kosovë me vështirësi të theksuara në komunikim, integrimi në shoqëri mbetet sfidë e ditëve të sotme. Ndonëse mbetet obligim ligjor që fëmijëve autik t’iu sigurohet asistencë në shkollim, këtë e kishte kryer vet prindi i Yllit. “Se kam ditë çka është autizmi. Nisa të interesohem sepse kisha informata…

Read More

Fidan Aliti ka shënuar autogol në Turqi. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, i cili luan tek Antalyaspor, ka shënuar autogol sot në ballafaqimin ndaj Galatasaray, shkruan GazetaBlic Sport. Aliti shënoi padashje në portën e tij pas 51 minutave lojë, duke barazuar rezultatin. Rezultati aktual i takimit është 1-1. Ja momenti i autogolit: ⚽️ GOAL: Fidan Aliti gifts the equalizer 🥲 🇹🇷 Alanyaspor 1-1 Galatasaray pic.twitter.com/S7RLeXDnOD — Footballnus (@footballnus) March 9, 2025

Read More

Që nga viti 2010 sa ishte në fuqi, një nen i Ligjit të pagave në sektorin publik do të filloj së implementuari tek këtë vit, në 2025-n. Bëhet fjalë për shtesën 50% në rast se kryhet punë gjatë fundjavës. E sektori që e bën këtë më së shumti është ai i sigurisë, respektivisht Policia e Kosovës. Madje, zyrtarë të këtij institucioni për vite me radhë kanë paditur shtetin për mospërmbushjen e këtij akti. E njoftimi që këto shtesa tani do t’i marrin i ka shkuar secilit zyrtarë policor këtë javë. Këtë e konfirmuan edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Ligji…

Read More

Forcat speciale ruse ecën për kilometra me radhë brenda një gazsjellësi për të goditur njësitë ukrainase nga prapa në rajonin e Kurskut, njoftuan ushtria ukrainase dhe blogerët rusë të luftës, ndërsa Moska përpiqet të rimarrë pjesë të territorit të saj kufitar që Kievi i mori nën kontroll në një ofensivë të befasishme. Ukraina ndërmori një inkursion ndërkufitar në Kursk në gusht, sulmi më i madh në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Brenda disa ditësh, njësitë ukrainase kishin marrë nën kontroll 1,000 kilometra katrorë territor, përfshirë qytetin kufitar strategjik të Sudzhas, dhe morën qindra robër lufte rusë. Kievi…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërrin në Xhedah të Arabisë Saudite, të hënën për bisedimet SHBA-Ukrainë, ndërsa Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës Rusi-Ukrainë. Në Xhedah, Rubio do të takohet gjithashtu me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman Al Saud për të diskutuar mbi rrugët mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce. Sipas Departamentit të Shtetit, Sekretari Rubio “nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë…

Read More