Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bën thirrje për qetësi, mes dhunës vdekjeprurëse në vend

TV NewsBy TV News9 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bëri thirrje për paqe të dielën pasi qindra vetë u vranë në dhunën më vdekjeprurëse në 13 vitet e luftës civile, duke vënë përballë përkrahësit e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kundër sundimtarëve të rinj islamikë të vendit.

Përleshjet, për të cilat një grup që monitoron luftën tha se kishin shkaktuar vdekjen e 1,000 vetëve, kryesisht civilë, vazhduan për të katërtën ditë në qendrën e mbështetësve të Asadit.

Një burim sirian i sigurisë tha se ritmi i luftimeve ishte ngadalësuar rreth qyteteve Latakia, Jabla dhe Baniyas, ndërsa forcat e sigurisë kontrollonin zonat malore përreth ku fshiheshin rreth 5,000 kryengritës pro-Asad.

Presidenti i përkohshëm Sharaa u bëri thirrje sirianëve të mos lejojnë që tensionet sektare të destabilizojnë më tej vendin.

“Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen në vend, ne mund të jetojmë së bashku,” tha zoti Sharaa në një video, duke folur në një xhami në lagjen e tij të fëmijërisë Mazzah, në Damask.

“Të jeni të sigurt për Sirinë, ky vend mund të mbijetojë… Ajo që po ndodh aktualisht në Siri është një sfidë e pritshme”.

Shtetet e Bashkuara dënuan “terroristët radikalë islamikë, përfshirë xhihadistët e huaj” për dhunën dhe u bënë thirrje autoriteteve të përkohshme të Sirisë që të mbajnë përgjegjës autorët e “masakrave kundër komuniteteve pakicë të Sirisë”.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah pakicave fetare dhe etnike të Sirisë, duke përfshirë komunitetet e saj të krishtera, druze, alavite dhe kurde, dhe u ofron ngushëllimet viktimave dhe familjeve të tyre”, tha në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Rebelët e udhëhequr nga grupi islamik sunit i Sharaas, Hayat Tahrir al-Sham rrëzuan qeverinë e Asadit në dhjetor. Assadi u arratis në Rusi, duke lënë pas disa nga këshilltarët dhe mbështetësit e tij më të afërt, ndërsa grupi i Sharaas emëroi një qeveri të përkohshme dhe mori drejtimin e forcave të armatosura të Sirisë. Përmbysja e Asadit i dha fund dekadave të sundimit të familjes së tij, që u karakterizua nga një shtypje e ashpër dhe një luftë civile shkatërruese që filloi si një kryengritje paqësore në vitin 2011.

Lufta – në të cilën vendet perëndimore, ato arabe dhe Turqia mbështetën rebelët, ndërsa Rusia, Irani dhe milicitë besnike të Teheranit mbështetën Assadin – u kthye në një teatër për konflikte mes fraksioneve të armatosura, me besnikëri dhe axhenda të ndryshme. Ajo ka shkaktuar vdekjen e qindra-mijëra njerëzve dhe ka zhvendosur miliona sirianë.

RRITJA E KRYENGRITJES

Pas muajsh qetësie relative pas rrëzimit të Asadit, dhuna u rrit këtë javë pasi forcat e lidhura me drejtuesit e rinj islamikë filluan një goditje ndaj një kryengritjeje në rritje nga sekti alavit i Asadit në provincat mesdhetare të Latakisë dhe Tartous. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, tha të shtunën se më shumë se 1,000 vetë ishin vrarë në dy ditë luftime.

Ai tha se 745 ishin civilë, 125 anëtarë të forcave siriane të sigurisë dhe 148 luftëtarë besnikë të Asadit.

Rami Abdulrahman, kreu i organizatës, tha se civilët përfshinin gra dhe fëmijë alavitë. Zoti Abdulrahman i tha agjencisë Reuters të dielën se numri i të vdekurve ishte një nga më të lartët që nga një sulm me armë kimike nga forcat e Asadit në vitin 2013, i cili shkaktoi vdekjen e rreth 1,400 vetëve në një periferi të Damaskut.

Bashkimi Evropian, zyrtarët e të cilit kanë bërë bisedime me Sharaan që kur ai u bë udhëheqës de fakto i Sirisë, dënoi “të gjithë dhunën kundër civilëve” dhe “çdo përpjekje për të minuar stabilitetin dhe perspektivat për një tranzicion të qëndrueshëm paqësor” në Siri./VOA

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.