Autor: TV News

Trupat ruse kanë nisur një ofensivë në shkallë të gjerë për të rimarrë pjesë të rajonit perëndimor të Kurskut nga forcat ukrainase, thanë të shtunën blogerët e luftës dhe një komandant i lartë rus.Trupat ukrainase sulmuan rajonin e Kurskut të Rusisë verën e kaluar, duke marrë pjesë të territorit në një sulm të papritur rrufe më shumë se dy vjet pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë. “Në të gjitha drejtimet e seksionit Kursk të frontit, të gjitha njësitë kanë nisur një ofensivë në shkallë të gjerë,” tha në Telegram gjeneralmajor Apti Alaudinov, komandant i një njësie…

Read More

Presidentja, e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së Sekretarit Shtetëror të SHBA-së, Marco Rubio, për përkrahjen e Bosnjë-Hercegovinës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. “Ne gjithashtu dënojmë me forcë çdo veprim që minon themelet e Bosnje-Hercegovinës, pasi kërcënon paqen dhe stabilitetin që rajoni ynë ka punuar pa u lodhur për të arritur – përmes dekadash sakrificash dhe me mbështetjen e palëkundur amerikane”, ka shkruar Osmani në X.  Osmani ka potencuar që SHBA ka rol kyç për stabilitet të rajonit.  “Angazhimi i SHBA-së mbetet parësor për të siguruar që rajoni ynë të ecë drejt stabilitetit dhe paqes së…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për zjarrin në Bjeshkët e Deçanit duke kërkuar kujdes maksimal nga qytetarët. “Shpërthimi i zjarreve në Bjeshkët e Deçanit, saktësisht në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën”, ka shkruar ai në facebook.  Haradinaj ka kërkuar kujdes nga qytetarët, veçanërisht ata që ndodhen pranë zonave të…

Read More

Barcelona mund të jetë e hapur për të shitur disa lojtarë kyç gjatë afatit kalimtar veror për të rritur fondet, raporton Relevo. Gjiganti katalunas assesi nuk po arrin të këndellet nga gjendja e tmerrshme financiare, përkundër se kanë shitur asete të klubit në këto vitet e fundit. Ronald Araujo, Frenkie De Jong, Gavi ose Fermin Lopez, sipas Relevos do të shiten në këtë verë nga Barcelona. Të gjithë lojtarët e lartpërmendur janë të rëndësishëm te skuadra katalunase, ​​por klubi mund të përballojë t’i shesë ata për një tarifë të lartë. Megjithatë, nuk është marrë një vendim se cili nga lojtarët…

Read More

Ushtarët letonezë në Komandën Rajonale të Lindjes kanë kryer një patrullim rutinor në Veri të Kosovë “për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e përgjithshme”. Më tutje thuhet se këto janë pjesë e “misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e…

Read More

Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi përsëri Teheranit të dielën se do të përballet me përgjigje ushtarake, nëse nuk pranon arritjen e një marrëveshjeje për programin e saj bërthamor. Një ditë më herët, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për bisedime. “Ne shpresojmë se regjimi i Iranit i zgjedh interesat e veta më të mira dhe popullin e vet në vend të terrorit”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes, në një komunikatë të dielën, duke i përsëritur deklaratat e presidentit Donald Trump, që tha se “nëse detyrohemi…

Read More

Kryeministri I vendit, Albin Kurti ka thënë se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është ndërhyrje në sovranitet dhe demokraci të vendit.  Në konferencën për medie bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Kurti ka thënë se vetë Rashiqi “është kërcënuar vazhdimisht nga Milan Radoiçiqi dhe njerëzit e tij me anë të mesazheve”. “Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet tona parlamentare është një cënim që i bëhet demokracisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ka ndikuar në zgjedhjen e deputetëve serbë she të pakicave joserbë dhe që janë në kontrollin e plotë të Aleksandër Vuçiqit, Qeverisë dhe Intelegjencës, e…

Read More

Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që e presin – nga dialogu me Serbinë deri tek anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare – ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej Perëndimit. Në katër javët e fundit, SHBA-ja i çoi mesazh Evropës që të mos llogarisë përgjithmonë në mbrojtjen prej saj, evropianët folën për nevojën e “pavarësisë” në siguri dhe shprehën shqetësim për të ardhmen e NATO-s, në Zyrën Ovale kishte përplasje diplomatike mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, Uashingtoni ia…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë caktuar lokacionin për vendosjen e shtatores të Adem Jasharit në kryeqytet, teksa për këtë vend është marrë edhe pëlqimi edhe nga vetë familja Jashari. Rama ka thënë se shtatorja i Adem Jasharit do të vendoset mbi nënkalimin në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa konkursi do të jetë ndërkombëtar. “Tash kemi një lajm të mrekullueshëm që vetëm se jemi marrë vesh me familjen Jashari për pozicionimin e shtatores së Adem Jasharit. E dini se e kemi projektin e madh të nënkalimit në rrugën ‘Agim Ramadani’ derisa pjesën e sipërme do ta bëjmë sheshin…

Read More

Kështu dukej qyteti Bakhmut, në pjesën lindore të Ukrainës para pushtimit nga ushtria ruse në pranverën e vitit 2023. Galyna Grahno u largua nga qyteti me familjen e saj në fillim të sulmit të gjerë të Rusisë, në vitin e parë të luftës. Tani, ajo thotë se nuk ka ku të kthehet. “Në tetor të vitit 2022, pashë një video-regjistrim në internet nga qyteti dhe njoha apartamentin tim. Këndi i dhomës së vajzës time ende po qëndronte. Edhe tryeza po qëndronte ende, një ekran mbi tavolinë, por çdo gjë tjetër ishte shkatërruar”, thotë ajo. Ky është viti i tretë që…

Read More