Shqetësim i madh është shkaktuar mes prindërve të nxënësve të një shkolle të mesme në qytetin kroat Velika Gorica, pas informacioneve të përhapura në rrjetet sociale se një nxënës dyshohet se ka kërcënuar se do të sjellë armë në shkollë dhe se posedon një listë të nxënësve që synon t’i dëmtojë.
Sipas portalit Dnevnik.hr, prindërit thonë se fëmijët e tyre kanë frikë të shkojnë në mësim, ndërsa drejtoria e shkollës ka konfirmuar se policia është njoftuar mbrëmjen e kaluar.
“Situata është plotësisht nën kontroll. Siguria e nxënësve dhe e personelit nuk është rrezikuar në asnjë moment”, njoftoi drejtoria e shkollës.
Autoritetet shkollore bëjnë të ditur se janë zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë dhe se mësimi vazhdon sipas orarit të rregullt.

