Autor: TV News

Një grua është arrestuar të shtunën pasdite në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër. Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se e dyshuara e ka sulmuar viktimën edhe më parë.  “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila para disa kohe ishte e sulmuar po nga e njëjta e dyshuar”, thuhet në njoftim.  Rasti është cilësuar si “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. 

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites të së shtunës në Prapashticë të Prishtinës. Policia ka njoftuar të hënën se viktima dyshohet se fillimisht si pasojë e një zjarri në një fushë, ka humbur ndjenjat. Pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Read More

Nottingham Forest ka kaluar në avantazh ndaj Manchester City. Hudson Odoi ka realizuar në minutën e 83-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 1 me 0. Ja pamjet – VIDEO. The post Manchester City nuk këndellet dot, pëson gol nga Nottingham Forest appeared first on GazetaBlic.

Read More

E diela do të jetë kryesisht me diell. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të jenë nga zero e deri në tre gradë Celsius. Kurse ato maksimalet e ditës, do të lëvizin nga 15 gradë Celsius e deri në 19 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi nga një e deri pesë metër për sekond.

Read More

Donald Trump po konsideron tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania dhe ridislokimin e tyre në Evropën Lindore. Bëhet e ditur se Trump po shqyrton tërheqjen e rreth 35,000 personelit aktiv nga Gjermania, në një masë që do të përkeqësonte më tej marrëdhëniet SHBA-Evropë. Pra, presidenti amerikan gjithnjë e më shumë po e forcon paralajmërimin e tij se Evropa duhet të angazhohet më shumë për aftësitë e saj mbrojtëse. Rreth 160,000 personel aktiv janë të stacionuar jashtë SHBA-së, një sasi e madhe e të cilëve janë në Gjermani, përcjell Telegrafi. Brian Hughes, një zëdhënës i sigurisë kombëtare të SHBA-së, tha: “Ndërsa…

Read More

Kryeministri polak Donald Tusk ka njoftuar një plan trajnimi ushtarak në shkallë të gjerë për të gjithë meshkujt e rritur në Poloni. Në një fjalim të fokusuar te Mbrojtja dhe Siguria, ai konfirmoi se i kishte kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes që Polonia të tërhiqej nga Konventa e Otavës dhe Konventa e Dublinit, të cilat ndalojnë përdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave kundër personelit dhe bombave thërrmuese, pavarësisht kërkesës së Bashkimit Evropian për të mos e bërë. “Ne nuk do të shikojmë askënd, nuk do të kemi frikë nga kritikat e askujt. Çdo gjë që kontribuon në forcimin e mbrojtjes…

Read More

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës. Në Podujevë, Llapi është në avantazh ndaj Dritës, shkruan GazetaBlic Sport. Ardit Tahiri realizoi golin e vetëm pas 45 minutave të parë në këtë takim. Nuk ka gola në ndeshjen tjetër mes Ballkanit dhe Prishtinës. Pjesa e parë: Llapi – Drita 1:0 Pjesa e parë: Ballkani – Prishtina 0:0 /GazetaBlic Sport/

Read More

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se refuzon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për bisedime mes dy vendeve, pasi ato do të sillnin vendosje të kufizimeve ndaj rrezes së raketave iraniane dhe influencën në rajon. Duke folur me një grup zyrtarësh të shtunën, zoti Khamenei nuk i identifikoi me emër Shtetet e Bashkuara, por foli për një “qeveri përndjekëse” që po këmbëngulte për bisedime. “Bisedimet e tyre nuk synojnë të zgjidhin problemet; janë për t’i imponuar palës së ulur në anën tjetër të tavolinës atë që dëshirojnë”, tha ai. Komentet e zotit Khamenei u bënë një ditë pasi…

Read More

Një studim i kohëve të fundit arrin në përfundimin se 1 ndër 100 amerikanë e shesin shtëpinë nëse një fqinj me pikëpamje të kundërta politike blen shtëpinë pranë tyre. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar, një aplikacion i ri për pasuritë e paluajtshme u jep mundësinë blerësve të mësojnë për prirjet politike të një fqinji të mundshëm përpara se të bëjnë një nga blerjet më të mëdha të jetës së tyre. Shumica e njerëzve njihen me fqinjët pasi hyjnë në shtëpinë e re. Por një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme ofron mundësinë që të…

Read More