Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

23 Janar, 2026

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shërbimi Sekret e qëllon me armë një burrë të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

TV NewsBy TV News9 Mars, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara njoftoi se e ka qëlluar me armë zjarri një burrë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë mëngjesin e së dielës, pas një konfrontimi me të.

Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, pasi po e kalon fundjavën në rezidencën e vet në Florida.

Në një komunikatë për media, Shërbimi Sekret tha se burri u dërgua në një spital në afërsi.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret morën informatë nga autoritetet lokale se një person me tipare vetëvrasëse mund të jetë duke udhëtuar drejt Uashingtonit nga Indiana, ndërsa vetura e tij u gjet vetëm një bllok larg Shtëpisë së Bardhë, sipas komunikatës.

Burri e vringëlloi armën e tij kur oficerët po iu afroheshin dhe ata hapën zjarr pak pas mesnatës, sipas kohës lokale.

Ai u dërgua në një spital në afërsi dhe ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore, thuhet në komunikatë.

Nuk ka të lënduar të tjerë nga ky incident.

Në vitet e fundit kanë ndodhur disa incidente që përfshijnë burra të armatosur të qëlluar nga oficerët e sigurisë në ose afër territorit të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe një rast në vitin 2016, kur një burrë që mbante një pistoletë u qëllua në një portë sigurie të Shtëpisë së Bardhë.

Në vitin 2023, një emigrant indian 20-vjeçar me emrin Sai Varshith Kandula, u përpoq pa sukses t’i kalonte barrierat mbrojtëse të Shtëpisë së Bardhë me një kamion të marrë me qira./Radio Evropa e Lirë

Lexuar: 86

Lajme te ngjashme

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

Trump: E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur

Trump arrin në Davos

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

Izraeli shkatërron ndërtesat e OKB-së në Jerusalem

Lajmet e fundit

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

23 Janar, 2026

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.