Autor: TV News
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm të çmimit të energjisë elektrike, do të dëmtojë rëndë qytetarët dhe bizneset kosovare. Shala tha se qeveria aktuale, në emër të liberalizimit të tregut po favorizon një grup të vogël të tregtarëve të energjisë, duke vënë barrën më të rëndë mbi familjet dhe bizneset kosovare.“Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të detyruar bizneset të paraqiten në KEDS për tregun e hapur do të krijojë pasiguri dhe vështirësi të mëdha për ta. Për më tepër, mungesa…
Përfaqësuesja e Kosovës është një hap larg ngritjes në ligën B të Ligës së Kombeve. Pas fitores 2-1 në Prishtinë ndaj Islandës, Kosova do të synojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e sotme. Ky mund të jetë formacioni i mundshëm i “Dardanëve” për ndeshjen e sotme:
Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë të pritesh një fëmijë, dhe Einxhel, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, po e kalon këtë periudhë me shumë emocion. Ajo së fundmi organizoi një baby shower, duke festuar nënën e ardhshme në një ambient të mbushur me dashuri dhe gëzim. Një ngjarje e veçantë inkurajonte miqtë dhe familjarët të mblidheshin për të ndarë çastet e lumtura. Në këtë festë, Einxheli shfaqi një veshje të bukur dhe elegante, e cila theksonte barkun e saj të rrumbullakosur. Atmosfera ishte e mbushur me ngjyra të buta dhe dekorime delikate, duke krijuar…
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë dhe të ndalohet shtrenjtimi i energjisë elektrike. Shoqata ka thënë se shtrenjtimi do ta dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit. Përfaqësuesit e shoqatës kanë thënë se po përballen me kosto të larta për ambalazh, pagat e punëtorëve dhe shpenzime tjera operative. Nga prilli pritet të ketë shtrenjtim të rrymës për 15 për qind. Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) për shtrenjtimin e çmimit të rrymës për 15 për qind nga muaji prill, ka ngjallur reagime të shumta. ““Me…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për “shkatërrimin” e sektorit të energjisë përmes vendimeve që ai i cilësoi si “të papërgjegjshme.” Sipas Haradinajt, anulimi i kontratës për ndërtimin e një termocentrali të ri ka shkaktuar humbje të mëdha financiare për Kosovën, përfshirë dëm prej 21 milionë eurosh në arbitrazh. Ai gjithashtu ka theksuar ndalimin e projektit të gazsjellësit amerikan si një tjetër goditje për të ardhmen energjetike të vendit. “Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin…
Lideri i lartë politik i Hamasit, Salah al-Bardaweel është vrarë në një sulm ajror izraelit në qytetin jugor Khan Younis në Gaza, ka njoftuar një zyrtar i Hamasit për “BBC” të dielën. Në sulm është raportuar se kanë humbur jetën Bardaweel dhe bashkëshortja e tij. Zyrtarët izraelit nuk kanë komentuar. Ushtria izraelite i ka rinisur sulmet masive në Gaza të martën, duke e fajësuar Hamasin se ka refuzuar ta zgjasë fazën e parë të armëpushimit që kishte hyrë në fuqi më 19 janar. Hamasi mohoi akuzat e Izraelit. Tha se Izraeli ka shkelur marrëveshjen që ishte ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe…
Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët. Analistët argumentojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të shtyjë përpara njohjen reciproke mes tyre, jo thjesht normalizimin e marrëdhënieve, dhe të ketë një plan B nëse dialogu dështon. Vizita e parë e Peter Sorensenit në Prishtinë, si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, erdhi në një moment kur ky proces nuk duket se është në agjendën e dikujt. Në Kosovë, vëmendja mbetet te çështjet paszgjedhore,…
Sjelljet jo profesionale nga stafi shëndetësor, mungesa e stafit të mjaftueshëm në vendin e punës dhe pritjet e gjata për terminë në Klinikën e Ortopedisë, Kirurgji dhe ambulancat specialistike janë disa nga shqetësimet që qytetarët i kanë adresuar në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2024. Sipas raportit të kësaj ministrie, gjatë vitit të kaluar, 164 qytetarë kanë paraqitur ankesa për shërbime shëndetësore përmes linjës telefonike, email-it dhe formave fizike. Raporti vjetor i ankesave tregon se nga ky numër ankesash, vetëm 45 prej tyre morën përgjigje, ndërsa u shqiptua vetëm një vërejtje verbale dhe një gjobë. Sipas raportit të pranuar në…
Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar me kërkesë Avokatit të Popullit duke kërkuar pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregun e hapur të energjisë. OEK ka kërkuar nga Avokati i Popullit që të iniciohet çështja në Gjykatën Kushtetuese e të kërkohet pezullimi prej të paktën një vit i vendimit të ZRRE-së. “Kjo kërkesë vjen me qëllim mbrojtjen e bizneseve nga rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike, e cila do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së prodhimit apo shërbimit. Një rritje e tillë do të ndikonte negativisht në…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Loredana ndau një histori të ndjerë nga jeta e saj, e cila preku jo vetëm banorët, por edhe publikun. Ajo foli për përvojat e saj me racizmin që e ka përjetuar që në fëmijëri, si dhe vështirësitë që familja e saj ka kaluar. Në mes të emocioneve, Loredana përshkroi se si ishte ndihmuese e madhe për familjen e saj gjatë kohërave të vështira. “Në Itali isha shqiptarja, ndërsa në Shqipëri isha italiania. Në shkollën time fillore, përballesha shpesh me racizmin. Isha e vetmja shqiptare në atë shkollë dhe për pasojë, shpesh u bëra…
