Autor: TV News

Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e ka urdhëruar atë të dërgohet në burg deri në përfundimin e gjykimit lidhur me akuzat për korrupsion. Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ishte ndaluar pas një bastisjeje në shtëpinë e tij më herët gjatë javës, duke nxitur valën më të madhe të protestave në Turqi për më shumë se një dekadë. Arrestimi i tij po ashtu ka thelluar shqetësimet lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi. Burgosja e tij gjerësisht shihet si lëvizje politike për të…

Read More

Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët të shtunën mbrëma në Rahovec dhe Zubin-Potok. Policia ka njoftuar të dielën se shtëpia në rrugën “Malush Meriqi” në Rahovec është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura rreth orës 22:00, teksa flakët janë përhapur edhe te kulmi i një shtëpie tjetër në afërsi të saj.  Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.  Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.  Lidhur me rastin në Zubin-Potok, ankuesi ka njoftuar se një shtëpi është duke u djegur rreth orës 19:00. Rrethanat se si ka ndodhur deri te incidenti nuk dihet, ndërsa zjarrfikësit…

Read More

Gjithçka është e kryer, Thiago Motta do të largohet nga Juventusi dhe deri te vendimi zyrtar kanë mbetur edhe disa orë. Fabrizio Romano ka raportuar se Juventusi po planifikon të ndahet me menaxherin aktual Thiago Motta për shkak të një sërë paraqitjesh zhgënjyese, duke përfshirë humbjet e rënda ndaj Fiorentinës dhe Atalantës. Ish-mbrojtësi i Juventusit, Igor Tudor konsiderohet si një kandidat kryesor për të marrë rolin e trajnerit. Zbatimi i një ndryshimi të tillë menaxherial vlerësohet t’i kushtojë Juventusit të paktën 15 milionë euro, duke mbuluar paketat e largimit për Motta dhe stafin e tij, duke përjashtuar shpenzimet e mundshme…

Read More

Strategji të qartë dhe unitet nga partitë politike, ka kërkuar politologu Argjend Zejnaj sa i përket dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, partitë politike duhet të ulen në një tryezë dhe ta krijojnë strategjinë sa i përket edhe integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pasi sipas tij, Kosova ka humbur energji këto katër vitet e fundit. “Jo vetëm partia ose kryeministri i ardhshëm por të gjithë subjektet politikë duhet të ulen në një tryezë që duhet të udhëheqë presidentja e Kosovës dhe ta bëjë një strategji të qartë dhe sa i përket me dialogun dhe me Serbinë dhe…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën në Prishtinë nën dyshimin se ka dhunuar një grua. I dyshuari është arrestuar në orët e hershme të së shtunës dhe është dërguar në mbajtje. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.  “DHUNIM/Prishtinë /22.03.2025 – 02:00. Raportohet se viktimës femër iu është ofruar tretman mjekësor lidhur me rastin. Është arrit të arrestohet i dyshuari mashkull. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Read More

Gjatë ditës së sotme, moti parashikohet të jetë me vranësira dhe momente me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona mund të ketë reshje të lehta lokale shiu.Temperaturat gjatë mëngjesit do të jenë të ulëta, duke variuar nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ato do të rriten duke arritur nga 15 deri në 20 gradë Celsius.Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Read More

Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka sot një datë të veçantë. Kjo për shkak se sot feston ditëlindjen babai i saj, një figurë kyçe në jetën e saj. Kaderi ka vendosur ta shprehë ndjenjën e saj në një mënyrë të veçantë, duke e cilësuar atë si “bekimin më të madh të jetës”. Me emocion, ajo ka thënë: “Gëzuar ditëlindjen babi. Faleminderit që je gjithmonë shtylla ime e forcës dhe burimi i dashurisë së pakushtëzuar. Të dua pafund. Ti je bekimi më i madh në jetën time.” Teksti i saj është shoqëruar me një foto prekëse nga…

Read More

Kombëtarja shqiptare është i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin Wembley. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta. Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke…

Read More

Gjatë spektaklit të kësaj mbrëmje, diskutimi mbi raportin e Gjestit dhe Eglit mori një turn të papritur, i cili la të pranishmit pa fjalë. Egli, një nga konkurrentet më të njohura të reality show-t, shprehu shqetësimin e saj duke theksuar se dashuria për Gjestin është dobësuar për shkak të përvojave të vështira që kanë kaluar së bashku. Kjo deklaratë ngjalli interes të madh, pasi fansat prisnin të dëgjonin më shumë për ndjenjat e saj në lidhje me ndjenjat e saj si dhe vazhdimësinë e marrëdhënies me Gjestin. Në këtë kontekst, opinionisti Arbër Hajdari, i ftuar në spektaklin e natës, është…

Read More

Përleshjet e dhunshme shpërthyen në disa qytete të Turqisë midis mbështetësve të opozitës dhe forcave të sigurisë shtetërore për të dytën ditë, pasi demonstruesit kërkojnë lirimin e kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu, sipas videove dhe raporteve nga mediat turke. Policia në Ankara dhe në Stamboll hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit që mblidheshin, treguan videot e publikuara në mediat sociale dhe mediave lokale në Turqi, transmeton CNN. Autoritetet turke arrestuan Imamoglun – një rival kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan – të mërkurën, si pjesë e hetimeve për korrupsion dhe terrorizëm. Urdhrat e paraburgimit…

Read More