Autor: TV News

Fuqitë më të mëdha ushtarake të Evropës po hartojnë plane për të marrë përgjegjësi më të mëdha nga SHBA për mbrojtjen e kontinentit, duke përfshirë një propozim për administratën e presidentit Donald Trump për një transferim të kontrolluar gjatë pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme. Britania, Franca, Gjermania dhe vendet nordike janë mes atyre që marrin pjesë në diskutimet jozyrtare që do të riformësonin aleancën e NATO-s, raporton Financial Times, duke cituar katër zyrtarë evropianë të përfshirë në negociata. Evropa dëshiron të shmangë kaosin që do të rezultonte nëse SHBA vendos në mënyrë të njëanshme të tërhiqet nga NATO. Kjo…

Read More

Luka Modric ka shprehur dëshirën e tij për t’u pensionuar në Real Madrid, duke thënë: “Po, do të doja të pensionohesha në Real Madrid, do të ishte një ëndërr për mua”, në një intervistë për Telefoot. Modric foli edhe për situatën e tij të kontratës, duke thënë: “Nuk ka nxitim. Sezoni është ende i gjatë, kemi edhe shumë ndeshje. Pastaj do të shohim”. Mesfushori kroat konfirmoi se qëllimi i tij është i qartë: “Ëndrra ime është e qartë, të pensionohem te Real Madridi”, shtoi ai. Modric e ka bërë të qartë se qëndrimi në Real Madrid për të paktën edhe…

Read More

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë i ka bërë thirrje qeverisë në Afganistan, të udhëhequr nga talebanët, që menjëherë të heqë ndalesën e shkollimit të vajzave përtej shkollës fillore, duke thënë që nëse ndalesa vazhdon deri më 2030, më shumë se 4 milionë vajza do të privohen nga e drejta e tyre e shkollimit. Ndalesa e Afganistanit për shkollimin e vajzave në shkollën e mesme “vazhdon të dëmtojë të ardhmen e miliona vajzave afgane”, tha shefja ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, përmes një deklarate më 22 mars. “Pasojat për këto vajza – dhe për Afganistanin – janë katastrofike”. Apeli…

Read More

Paraditen e së premtes qëndroi në Burojë, kurse natën, Hashim Thaçi e kaloi në selinë e EULEX-it në Fushë-Kosovë. Mëngjesin e së shtunës, ish-presidenti priti për vizitë në ambientet e misionit të BE-së për sundim të ligjit, fillimisht vëllezërit. Kjo pasi një ditë më parë, Gjykata Speciale e lejoi ta vizitojë varrin e babait që i vdiq para 6 ditësh, dhe në vendlindje takoi nënën dhe bashkëshorten. Vëllezërit e Thaçit qëndruan me të për më shumë se një orë, e kur dolën nga dyert e EULEX-it nuk folën shumë për takimin. “Mirë është me shëndet. S’mundemi me fol, e kemi…

Read More

Banori i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka kaluar një moment tejet emocional te shtunën e kaluar brenda shtëpisë së famshme, duke e shndërruar mbrëmjen në një episod të paharrueshëm për telespektatorët. Një video e shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social X, prezanton Gjestin i cili shihet i vetëm në oborr, pranë pishinës, duke u ndier mjaft i mërzitur dhe me lot në sy. Kjo skenë ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga ndjekësit e emisionit, të cilët kanë komentuar masivisht për gjendjen e tij emocionale. Emocionet e shfaqura nga Gjesti kanë bërë që shumë fansa ta mbështesin atë…

Read More

Gjuha ishte aq e ashpër ndaj gazetarëve sa Prokuroria Themelore në Prishtinë dha urdhër që Sami Kurteshi, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ të intervistohet nga Policia e Kosovës. Ndonëse nuk ka vendim të lëshuar nga organet e drejtësisë për këtë situatë, një nen i Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme jep hapësirë që të merren veprime ndaj këtij anëtari të KQZ-së. Me ndryshimin e ligjit, rekomandimi për shkarkimin e një anëtari bëhet nga vet KQZ-ja, edhe duke e votuar pastaj të njëjtin. Ky propozim sipas ligjit duhet pastaj t’i dërgohet Presidencës së Kosovës. Institucioni në fjalë ia ka konfirmuar Dukagjinit se…

Read More

Kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu doli para policisë për t’u marrë në pyetje mbi akuzat e lidhura me terrorin të shtunën, një ditë pas marrjes në pyetje mbi akuzat për korrupsion. Arrestimi i tij në fillim të kësaj jave ndezi protesta në të gjithë Turqinë, me shumë demonstrues që e shohin ndalimin e tij si një përpjekje të drejtuar politikisht për të eliminuar një rival kryesor nga gara e ardhshme presidenciale. Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se 343 të dyshuar ishin arrestuar në protestat në të gjithë vendin të premten në mbrëmje, duke shtuar: “Nuk do…

Read More

Kombëtarja shqiptare e nisi me humbje kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Ëembley”. Të dy golat e pësuar nga kuqezinjtë ishin pakujdesi e repartit të mbrojtjes. Në golin e dytë, ishte Arlind Ajeti ai që nuk mbylli siç duhet sulmuesin anglez, Harry Kane, duke i dhënë mundësinë të shënonte. Pikërisht për këtë moment, është vetë qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili ka reaguar në rrjetet sociale. “Më vjen keq për golin e dytë, megjithatë duhet të shohim përpara. Rruga është e gjatë”, shkruan Arlin Ajeti në…

Read More

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për heqjen e së drejtës së furnizimit nga Shërbimi Universal për konsumatorët me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor nga 1 qershori, ka ndezur alarmin e panikut te bizneset. Qindra prej tyre, së bashku, tashmë kanë kërkuar nga Rregullatori që të shtyjë ekzekutimin e vendimit për një vit – për të siguruar kontrata me çmime më të favorshme. Kjo pasi, dalja në tregun e hapur apo në bursa për blerje të energjisë, krahas çmimeve më të larta, do të nënkuptonte edhe kosto shtesë për transmision.…

Read More