Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pakënaqësitë me shërbimet mjekësore, mbi 160 ankesa nga pacientët vitin e kaluar

TV NewsBy TV News23 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente6 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sjelljet jo profesionale nga stafi shëndetësor, mungesa e stafit të mjaftueshëm në vendin e punës dhe pritjet e gjata për terminë në Klinikën e Ortopedisë, Kirurgji dhe ambulancat specialistike janë disa nga shqetësimet që qytetarët i kanë adresuar në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2024.

Sipas raportit të kësaj ministrie, gjatë vitit të kaluar, 164 qytetarë kanë paraqitur ankesa për shërbime shëndetësore përmes linjës telefonike, email-it dhe formave fizike.

Raporti vjetor i ankesave tregon se nga ky numër ankesash, vetëm 45 prej tyre morën përgjigje, ndërsa u shqiptua vetëm një vërejtje verbale dhe një gjobë.

Sipas raportit të pranuar në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë ankesë të pranuar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, megjithatë, natyra e ankesave përfshin pritjet e gjata në disa klinika.

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka bërë të ditur se mbi 160 ankesat që janë bërë nga pacientët vitin e kaluar janë një shifër e vogël krahasuar me realitetin.

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra, ka thënë se pacientët kanë humbur besimin tek institucionet shkaku i trajtimit jo të duhur që ata marrin.

“Kjo tregon se qytetarët e kanë humbur besimin në ankesë, e dyta tregon se shteti e ka humbur fokusin dhe nuk e ka në cilësi të shërbimeve, përndryshe shtetet që kanë fokus në cilësi të shërbimeve atëherë i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe ankesave të pacientëve, për shkak se ato reflektojnë problemet në sistemin shëndetësor, të cilat nganjëherë mund të mos shihen nga ana e institucioneve shëndetësore. Për të ndërtuar një numër të mirë të ankesave, atëherë duhet të ketë një reformë… Numri i pakënaqësive të pacientëve është shumë i madh, sepse ne e vërejmë në bazë të ankesave që vijnë te ne dhe në bazë të hulumtimeve të vazhdueshme, por qytetarët e kanë humbur besimin që përmes ankesës mund t’i zgjedhin problemet që kanë”, theksoi Kodra.

Edhe hulumtuesja e politikave shëndetësore, Saranda Ramaj, mendon se numri i ulët i ankesave për shërbimet shëndetësore vjen si rezultat i mosadresimit serioz të tyre nga institucionet.

“Në pamje të parë do të thuhej se pacientët janë më të kënaqur me sistemin publik shëndetësor dhe po bëjnë më pak ankesa. Por, thelbi pse bëjnë më pak ankesa është për shkak të mos adresimit të ankesave, sepse nëse e sheh se si qëndrojnë ankesat e adresuara dhe të pa adresuara është diku 72% e ankesave nuk janë adresuar ose vetëm 28% janë adresuar. Fakti që Ministria e Shëndetësisë brenda një viti kalendarik, edhe këto pak ankesa që ishin – diku 168 – nuk arrin t’i adresojë, kjo i bënë qytetarët të mos presin…Besoj që problemi kryesor është që Ministria e Shëndetësisë nuk promovon aspak këtë linjë. Numri është i pa qasshëm, nuk i trajton seriozisht ankesat”, ka thënë Ramaj.

Meqenëse 52% e ankesave të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë të bëjnë me sjellje jo profesionale të stafit shëndetësor, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, theksoi se Odës së Mjekëve i janë dorëzuar më pak se 10 ankesa nga pacientët për qasjen e profesionistëve shëndetësorë karshi tyre.

“Më pak se 10 dhe të gjitha ato janë shqyrtuar nga organet tona dhe vendimet iu kanë shkuar edhe palëve, të cilat kanë qenë të involvuara. Por, në përgjithësi ato janë shumë minore dhe shumë pak që mund të themi, se mund të jenë prej tyre vërejtje serioze apo që duhet të merren, sepse ne, sa e kemi kuptuar, shumica e vërejtjeve janë në jo në kualitetin e shërbimeve sesa më shumë në rregullsinë, në pritjen e dhënies së shërbimeve”, deklaroi Sejdiu.

Qytetarët kanë adresuar ankesa për shërbimet shëndetësore edhe tek Avokati i Popullit. Ky institucion ka njoftuar se ka pranuar gjatë vitit 2024 gjithsej 19 ankesa në lidhje me cenimin e të drejtës shëndetësore.

Mungesa e barnave nga lista esenciale, pritjet e gjata për shërbime të ndryshme dhe shpenzimet e larta për shërbimet shëndetësore janë disa nga shqetësimet e ngritura.

“Gjatë vitit 2024, Institucioni i Avokatit të Popullit, ka pranuar 19 ankesa nga qytetarët përkitazi me cenimin e të drejtës shëndetësore dhe sociale. Nga ky numër, 13 ankesa kanë qenë të pranueshme, ndërsa gjashtë ankesa tjera janë konsideruar si të papranueshme për Avokatin e Popullit… Ndër sfidat kryesore me të cilat janë përballur qytetarët dhe institucionet shëndetësore gjatë vitit 2024 janë evidentuar: mungesa e barnave nga lista esenciale, pritja e gjatë e qytetarëve për të marrë disa lloje shërbimesh në institucionet shëndetësore, shpenzimet e larta nga xhepi i qytetarëve për mjekimin e tyre brenda dhe jashtë vendit, vdekshmëria e foshnjave, mungesa e sigurimit shëndetësorë, buxheti i pamjaftueshëm për institucioneve shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit.

Meqenëse në Ministrinë e Shëndetësisë nuk janë pranuar ankesa për Qendrën Klinike Universitar të Kosovës, ky institucion ka komisionin e saj të veçantë për trajtimin e ankesave të pacientëve.

Por, hulumtuesja e politikave shëndetësore, Saranda Ramaj pretendimet e MSH-së se nuk kanë pranuar asnjë ankesë për pacientët për QKUK nuk janë reale.

“Ajo çka nënkupton që brenda vitit kalendarik QKUK të mos ketë asnjë ankesë, absolutisht nuk ka të bëjë me kënaqshmërinë e pacientëve. Ka të bëjë se këta pacientë më nuk kanë besim te MSH si institucion që ka instrumente të duhura për të adresuar një ankesë… Nëse SHKSUK i ofron 4 milionë shërbime brenda vitit, si mund të pretendojë se një institucion mbi SHKSUK-në që është Ministria e Shëndetësisë që nuk ka asnjë ankesë, nuk është një çështje reale kjo dhe pastaj raporti ishte mjaft konfuz, pasi pothuajse një pjesë e ankesave kanë të bëjnë me ambulancat specialistike që nënkupton ShSKUK-në”, tha ajo.

Linja e ankesave funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë në kuadër të Divizionit për të Drejtat e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor që nga viti 2013.

Ankesat e drejtuara në linjën telefonike pranohen nga Divizioni për të Drejtat e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor dhe më pas adresohen tek institucionet ndaj të cilave parashtrohet ankesa. Në çdo ankesë të adresuar tek institucionet shëndetësore publike është i përfshirë edhe Inspektorati Shëndetësor, ndërsa ankesat ndaj institucioneve private shëndetësore adresohen direkt tek inspektorati shëndetësor. /KP

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Lajmet e fundit

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.