Autor: TV News
Turqia është përfshirë nga protesta masive pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili akuzohet për korrupsion. Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të forta dhe demonstrata të mëdha, disa prej më të mëdhave në vend në më shumë se një dekadë. Pavarësisht se demonstratat në të gjithë Turqinë ishin kryesisht paqësore, policia është përplasur vazhdimisht me protestuesit dhe është parë duke gjuajtur gaz lotsjellës dhe topa uji drejt tyre. Imamoglu, i cili pritet të zgjidhet kandidat presidencial i opozitës nga Partia Popullore Republikane (CHP) për zgjedhjet e vitit 2028, i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si…
Policia e Kosovës ka arrestuar 19-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rëndë të bashkëmoshatarit të tij që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Vushtrri. Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka theksuar se hetuesit policorë kanë sekuestruar si prova materiale tri gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para u konfirmua se një person kishte shtënë me armë në drejtim të 19-vjeçarit A.Z., i cili u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku u konfirmua se kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u…
Një 66-vjeçar është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”, ku therja dyshohet se ka ndodhur pas një përleshjeje mes dy personave. “Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshjeje, lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima, mashkull kosovar rreth 66-vjeçar,” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Tashmë rasti është duke u hetuar,…
Në postimin e saj më të fundit në Instagram, Sophie Pearl ka pushtuar rrjetet sociale me një foto të bukur. Ajo shfaqet e relaksuar, duke mbajtur një gotë të një përmbajtjeje freskuese, ndërsa përkëdhel qenushin e saj të dashur. E veshur me një bluzë të thjeshtë, por që thekson mrekullisht format e saj, ajo na jep një shfaqje të natyrshme dhe artistike. Rrezatimi i saj i bukurisë së natyrshme, bashkë me ngjyrat e gjalla të ambientit, e bëjnë këtë foto të veçantë. Për postimin e saj, ajo është shprehur: ‘Puppy love ♥️✨’, një mesazh që në përputhje me ndjenjat e…
Sulmuesit e dyshuar nga milicia “Shteti Islamik” në Saharanë e Madhe (ISGS) masakruan besimtarët në një xhami në Nigerin jugperëndimor, tha të shtunën Ministria e Brendshme e vendit. Vdekjet në sulme terroriste kanë qenë në rritje që nga një grushti i shtetit në vitin 2023, që e pa vendin t’i jepte fund bashkëpunimit ushtarak me shumicën e ish-partnerëve të tij kundër terrorizmit. Çfarë dimë për sulmin në xhaminë e Nigerit? “Rreth orës 14:00, ndërsa besimtarët myslimanë po kryenin lutjet e së Premtes, këta terroristë të armatosur rëndë rrethuan xhaminë për të kryer masakrën e tyre të mizorisë së rrallë”, thuhej…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Dukagjinin se rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. “Sipas hetimeve fillestare, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ka humbur jetën viktima, një mashkull kosovar rreth 19 vjeç”, ka deklaruar Zahiti. Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat…
Për fitoren spektakolare të Kosovës ndaj Islandës, ka reaguar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Kosova me këtë fitore siguroi një vend në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve dhe për këtë Krasniqi ka uruar “dardanët”. “Muriqi magjik! Kosova në Ligën B! Një natë për t’u mbajtur mend. Urime, djema!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, u shpreh optimist më 23 mars para takimit të nivelit të lartë në Arabinë Saudite që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe tha se ai beson që presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund konfliktit trevjeçar. “E ndiej se ai dëshiron paqe”, tha Witkoff për Fox News. Delegacioni amerikan pritet që më vonë gjatë së dielës të takohet me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite për mundësinë e një armëpushimi të pjesshëm mes Ukrainës dhe Rusisë. Zyrtarët amerikanë dhe rusë më pas të hënën do të takohen, po ashtu, në Arabinë…
Ndërtime pa plane të detajuara, qindra leje të lëshuara të ndërtimit të papërshtatura me numër të nevojshëm të infrastrukturës rrugore, rritje të shërbimeve shëndetësore e as transport i shtuar publik. Këto janë vetëm disa nga një mori vërejtjesh që Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Prishtinës. Për rrjedhojë, ndërtimet janë shtuar e nevojat e banorëve kanë mbetur peng. “Komuna edhe pse çdo vit lëshon me qindra leje të ndërtimit, nuk është siguruar që në përputhje me këtë numër të shtoj mjaftueshëm edhe infrastrukturë rrugore, shërbime shëndetësore e as transport publik. Ani…
Rep-artisti i njohur Mc Kresha në “Sol” ka folur lidhur me agjërimin dhe mënyrën se si e bën atë të ndihet muaji i shenjtë i Ramazanit. Në intervistën e tij, ai ndan mendimet e tij për atë se si periudha e fundit e Ramazanit e prek ndjenjat e tij. Mc Kresha shprehet se dhjetë ditët e fundit e gjejnë atë me një ndjenjë të veçantë mërzitjeje, pasi ai ndjenë përfundimin e këtij muaji të shenjtë, që për të përfaqëson një periudhë reflektimi dhe rritjeje shpirtërore. “Më bën me u ndi perfekt, e pres me padurim edhe 10 ditë e fundit…
