Autor: TV News
Tetë vjet nga hyrja në fuqi e ligjit që parasheh disa afate për legalizimin dhe dorëzimin vullnetar të armëve, në programin e synuar legjislativ është listuar hartimi i një të riu për rregullimin e kësaj çështje. Edhe pse ligji aktual ofron mundësinë që afatet të ripërtërihen ose vazhdohen nga Qeveria, kjo e fundit është përcaktuar për ligj të ri që synohet të finalizohet më 2026. Derisa sipas shifrave zyrtare llogaritet se kosovarët posedojnë më shumë se 250 mijë armë pa leje, numri i atyre të konfiskuara nga viti në vit lëviz ndërmjet 1500 dhe 2000. Megjithëse nismë pozitive, koloneli në…
Kanadaja shkon në zgjedhje të parakohshme më 28 prill, pasi kryeministri i sapoemëruar, Mark Carney, shpalli mbajtjen e tyre vetëm nëntë ditë pasi mori detyrën. Vendimi vjen në një moment të tensionuar për vendin, i cili po përballet me një luftë tregtare dhe kërcënime ndaj sovranitetit nga presidenti amerikan Donald Trump – çështje që pritet të jenë kryesore në fushatë, raporton BBC. Carney, i cili vjen nga radhët e liberalëve, mori detyrën pas dorëheqjes së Justin Trudeau. Ai do të përballet në zgjedhje me liderin e Partisë Konservatore, Pierre Poilievre, i cili ka kryesuar në sondazhe që nga mesi i…
Ish mesfushori i njohur italian, Pirlo duket se ka ende klas në këmbët e tij. Sot, Pirlo luajti në ndeshjen mes legjendave të Milanit dhe Tottenhamit, ku na dhuroi emocione me një eurogol që e realizoi, shkruan GazetaBlic Sport. Në një goditje dënimi, Pirlo mori përsipër ekzekutimin, me ç’rast na dhuroi një perlë të vërtetë, duke kënaqur admiruesit e tij. Ja pamjet nga ky super gol i shënuar nga Pirlo: It would be rude not to post this from from Pirlo 😍 Legend. pic.twitter.com/d3pD60AI8u — Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) March 23, 2025
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm të çmimit të energjisë elektrike, do të dëmtojë rëndë qytetarët dhe bizneset kosovare. Shala tha se qeveria aktuale, në emër të liberalizimit të tregut po favorizon një grup të vogël të tregtarëve të energjisë, duke vënë barrën më të rëndë mbi familjet dhe bizneset kosovare.“Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të detyruar bizneset të paraqiten në KEDS për tregun e hapur do të krijojë pasiguri dhe vështirësi të mëdha për ta. Për më tepër, mungesa…
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se automjeti ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura. “Sipas informacioneve fillestare, një veturë ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura. Si pasojë, shoferi ka pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Zahiti. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësiti i trafikut po heton shkaqet e aksidentit.
Aurah Ruiz vazhdon të mbajë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e saj të shkëlqyera. Në postimin më të fundit në Instagram, ajo ndau një foto nga një përvojë relaksuese në plazh, duke shfaqur stilin e saj unik dhe tërheqës. E veshur me një fustan të bardhë të lehtë dhe pantallona të shkurtër, Aurah është një përfaqësuese perfekte e stilit të jetesës luksoz. Duke pozuar pranë pishinës, ajo duket si një perëndeshë e vërtetë, duke frymëzuar ndjekësit e saj për të përjetuar momente të tjera të ngjashme. Përmbajtja e saj është një kombinim i modës dhe natyrës, teksa fotografohet në…
Ushtria izraelite tha më 23 mars se ka rrëzuar një raketë të lëshuar nga Jemeni, para se të hynte në territorin izraelit. Ky sulm paraqet një përshkallëzim të situatës mes Izraelit dhe rebelëve jemenas, Huthi, të cilët mbështeten nga Irani. Rebelët jemenas morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se grupi gjuajti një raketë balistike në drejtim të aeroportit Ben Gurion, afër Tel Avivit, tha zëdhënësi ushtarak, Yahya Saree. Saree tha se sulmi çoi në pezullimin e trafikut ajror në këtë aeroport për një orë e gjysmë. Megjithatë, autoriteti që menaxhon aeroportet në Izrael tha se aeroporti nuk u prek nga…
Shkaku i motit të keq në Shqipëri janë pezulluar lundrimet deri të hënën mbrëma, ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme Detare. Lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, është anuluar deri të hënën në mbrëmje. Për shkak të motit të keq, ndalohet edhe lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri në datën 25 mars, në mëngjes, kur pritet përmirësimi i situatës hidrometeorologjike.Pas njoftimit për pezullimin e lundrimeve gjatë fundjavës në Vlorë për shkak të motit të keq, masat e sigurimit kanë prekur edhe portin e Durrësit.…
Dy persona janë arrestuar sot në Dollc të Klinës nën dyshimin pë të shtëna me armë zjarri. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.Nikçi ka deklaruar se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe akuzohen për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” .“Me datë 23 mars janë pranuar informatat nga stacionin policor në Klinë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc. Pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të…
Papa Françesku ka përshëndetur një turmë të madhe pelegrinësh të mbledhur jashtë spitalit Gemelli në Romë, në daljen e tij të parë publike në më shumë se pesë javë, përpara se të largohej nga spitali të dielën. Papa, i cili po shërohet nga pneumonia në të dy mushkëritë, e bëri përshëndetjen dhe bekimin e shkurtër nga ballkoni i dhomës së tij të spitalit, pak pas publikimit të tekstit për Engjëllin e tij të së dielës, raporton The Guardian. “Faleminderit të gjithëve”, i ka thënë turmës Francis, 88 vjeç. Më pas ai mori rrugën për në shtëpi në Casa Santa Marta…
