Autor: TV News
Pas mbylljes së seancës për të shtunën, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo situatë e moskonstituimit është absurde, derisa ka bërë thirrje për VV-në që të zhbllokojë situatën.“Situata absudre. Kosova po vazhdon të mbetet pa institucione të konsistuara për shkak të kryeneqësisë së VV-së. Nuk është në rregull të normalizohet kjo situatë. Bëjmë thirrje për reflektim. Nuk është koha për barrikadohemi. Kosova është më e madhe se secili prej nesh”, deklaroi ajo. Ndryshe, ka dështuar edhe përpjekja i 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish nuk ka pasur kuorum për formim të komisionit për zhvillim të…
Të gjithë kanë “sytë e zemrën” te Kombëtarja shqiptare sonte në mbrëmje. Shqipëria do të përballet me Serbinë, duke nisur prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Shqiptarët janë entuziastë, teksa të gjithë besojnë te fitorja. Diçka të tillë e beson edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Valdet Rama. Në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Newsport.al”, sulmuesi 37-vjeçar, i cili ka qenë prezent edhe në ndeshjen e 14 tetorit 2014, Serbi – Shqipëri, thotë se incidentet e asaj sfide i krijojnë ndjenjë të keqe. Ndër të tjera, Rama thotë se Kombëtarja ka kualitetin për të fituar sonte, duke theksuar se…
Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë kanë vazhduar protestën edhe gjatë festës së Bajramit, raporton Ekonomia Online. Ata po protestojnë përpara objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar zgjidhje për krizën financiare që ka prekur ndërmarrjen. Sindikata e punëtorëve ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka hedhur poshtë kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për pezullimin e përkohshëm të rregullores që përcakton mënyrën e re të pagesës për shërbimet e mbeturinave. Sipas këtij vendimi, faturat për shërbimet e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt kompanisë “Pastrimi” dhe jo përmes operatorëve privatë.  Në këtë kontekst,…
Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, është deklaruar para ndeshjes së sotme. Basha u deklarua shumë optimist për një fitore të mundshme, në atë që e sheh edhe si ‘hakmarrje’, nga humbja prej 0 me 2 në ‘Elbasan Arena’. Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Basha tha poashtu se i ka mbetur një peng nga ai rezultat, dhe një triumf në ‘Air Albania’, do t’ia largonte atë. “Besoj që do të fitojmë dhe jam shumë optimist që Shqipëria do ta mposhtë Serbinë. Kemi lojtarë me shumë kualitet, edhe pse disa janë në moshë të re, kanë disa vite…
Arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me Shërbimin Sekret Serb (BIA), brenda pak më shumë se një viti, është një tjetër dëshmi e përkushtimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues — ka deklaruar Kryeministri Albin Kurti. Sipas Kurtit, operacionet e suksesshme janë udhëhequr nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë. “Arrestimet përfshijnë tre shqiptarë dhe dy serbë. Këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në…
Për përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë i radhës që ka folur është Altin Rraklli. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka theskuar se emocionet para këtij takimi janë shumë të mëdha. 54-vjeçari ka theksuar se kuqezinjve iu duhet patjetër fitorja, pasi për obejktivin që është vendi i dytë është shumë e rëndësishme. Fitorja sipas tij vlen më shumë se 3 pikë, vlen për gjithçka në të gjitha aspektet që ka kjo sfidë. “Kjo sfidë më shumë përjetohet për tifozët. Më thotë një miku im se pse nuk po vjen të shohim sfidën me Serbinë? I them se kësaj here duhen tifozët në stadium,…
Ganimete Musliu, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka propozuar një Këshill Ndërpartika për ta “shpëtuar” Kosovën nga kaosi politik.Në një postim të gjatë në rrjetin social, Facebook, Musliu shkroi se në kaos, shumë gjëra mund të lulëzojnë, vetëm qytetarët jo.Ajo shkroi se sistemi është shndërruar në kaos nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili sipas saj ka mungesë të vizionit politik. Ndër tjerash, Musliu potencoi se politika nuk është lojë sloganesh.“Inatet e Albinit, së bashku me mungesën e vizionit politik, shpërfaqin pasojat më të shëmtuara të mungesës së konsensusit politik kombëtar. Situata e krijuar po nxjerr…
Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
Fiona Hill është njëra nga ekspertet më të njohura në botë mbi Rusinë. Ajo ka qenë këshilltare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump. Për dallim nga shumë ekspertë, ajo qëmoti ka paralajmëruar mbi rrezikun që i kanoset Evropës nga Rusia e Vladimir Putinit. Hill është britanike, por ka edhe shtetësi amerikane. Për gazetën “The Guardian” ajo ka folur mbi sfidat aktuale të sigurisë. Fiona Hill ka qenë këshilltarja kryesore për Rusinë në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit. Tani ajo ka bashkëpunuar me qeverinë britanike në hartimin e strategjisë së…
Ish futbollisti i kombëtare kuqezi, Edmond Kapllani thotë se gjasat e Shqipërisë ndaj Serbisë 50-50%. Shqipëria dhe Serbia luajnë sot nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Kapllani vlerëson se ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme si për nga historia, ashtu edhe nga rëndësia e pikëve. “Është ndeshja më e rëndësishme për kombëtaren. Po të shohësh në letër është një ndeshje ku Serbia është më favorit, por unë nuk mendoj ashtu, është 50-50, luajmë në stadiumin tonë, mundësitë janë të mira, sepse vijmë nga fitorja me Andorrën dhe kjo i jep djemve motiv dhe…
Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar para mediave pas dështimit të 28-të për të konstituuar këtë institucion. Ajo ka thënë se në 28-të seancat e mbajtura nuk kanë parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit. “Siç e dini më 1 maj ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive, duke pasur parasysh që kishte disa dështime me votim të hapur. Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu…
