Autor: TV News

Vështirësitë financiare po i vijnë ngadalë fundit për tre shenja në qershor 2025. Venusi hyn në Dem më 6 qershor, një tranzit shumë bashkëpunues. Më 8 qershor, Merkuri hyn në Gaforre, duke na lejuar të forcojmë marrëdhëniet tona dhe të komunikojmë në një nivel më të thellë. Jupiteri do të jetë në ekzaltimin e tij në Gaforre nga 9 qershori, duke theksuar komunikimin dhe duke promovuar lidhje më të thella. Hëna e Plotë në Shigjetar më 11 qershor na ndihmon të përfundojmë gjërat, ndërsa Marsi në Virgjëreshë fillon më 17 qershor dhe Dielli hyn në shenjën e Gaforres më 20…

Read More

Shqipëria dhe Serbia luajnë nesër ndeshjen e shumë pritur në Air Albania të Tiranës. Kombëtarja shqiptare e pret Serbinë në shtëpi me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026. Futbollisti shqiptar, Gerard Progni beson se shanset e Shqipërisë për një fitore ndaj Serbisë janë reale. “Shanset janë reale, por do të jetë një ndeshje e vështirë. Serbia ka lojtarë me përvojë dhe cilësi të lartë, por edhe ne kemi treguar se mund të përballojmë kundërshtarë të fortë. Nëse futemi me qetësi dhe lojë të organizuar, kemi mbi 50% shanse për të dalë me rezultat pozitiv”,…

Read More

Edhe seanca e 28-të e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për konstituimin e tij, ka dështuar të mbahet sot. Pavarësisht përpjekjeve për të quar përpara procesin, mungesa e dakordimit ndërmjet forcave politike dhe bojkoti i pjesës së deputetëve e pamundësuan zhvillimin normal të seancës. 48 vota pro, dhe asnjë abstenim e kundër, shtyhet sërish seanca. Në sallë nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për të vazhduar me rendin e ditës dhe për të konstituuar organet drejtuese të Kuvendit. Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi, Avni Dehari i cili tha se seanca shtyhet për 9 qershor. Ky është dështimi i…

Read More

Britania e Madhe, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore nuk do ta njohin një shtet palestinez në konferencën që pritet të organizohet në Arabinë Saudite këtë muaj, duke e kushtëzuar procesin me përmbushjen e disa hapave fillestarë.Një konferencë e planifikuar këtë muaj në Arabinë Saudite, për të cilën mbështetësit e Palestinës kishin shpresuar se do të shtynte qeveritë perëndimore të njohin shtetin palestinez, ka devijuar nga ambiciet e saj dhe tanimë synon vetëm të dakordohet për hapat e mundshëm drejt njohjes, kanë bërë të ditur disa burime diplomatike për “The Guardian”.  Ndryshimi në objektivat e konferencës, e cila pritet të…

Read More

Deputetët do të mblidhen të shtunën edhe një herë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo do të jetë seanca e 28 e tentimit për konstituim. Seanca ka ngecur te formimi i komisionit për zhvillim të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që po kundërshtohet nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të marrë votat e nevojshme për gjashtë herë radhazi.

Read More

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45. Ndërkohë që trajneri Sylvinho ka zgjedhur edhe lojtarët që kanë përfunduar në tribunë për këtë ndeshje. Surprizë ishte “përjashtimi” i Medon Berishës, mesfushorit i cili luan në Serie A me Leçen. Ndërkohë që lojtarët e tjerë që nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, janë: Mario Dajsinani, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti. Kjo zgjedhje vjen si pasojë e rregullave të UEFA-s, pasi…

Read More

Tre pelegrinë myslimanë nga Spanja kanë përfunduar udhëtimin e jashtëzakonshëm me kalë drejt Mekës, duke përshkuar mijëra kilometra në borë e shi dhe në një rrugë që ata thonë se nuk është ndjekur nga askush për më shumë se 500 vjet.Abdelkader Harkassi Aidi, Tarek Rodriguez dhe Abdallah Rafael Hernandez Mancha u nisën nga jugu i Spanjës në tetor dhe përmes Francës, Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Serbisë, Bullgarisë, Turqisë, Sirisë dhe Jordanisë, arritën në Arabinë Saudite në maj. Ishte moment emocional për treshen kur arriti në Mekë. Asnjë pelegrin nuk e ka bërë këtë rrugë në këtë mënyrë që nga viti…

Read More

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Read More

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në sulmin më të madh me dron rus në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, thotë kryetari i bashkisë. Ihor Terekhov thotë se gjatë natës Rusia lëshoi ​​48 dronë, dy raketa dhe katër bomba rrëshqitëse. “Kemi shumë dëme”, thotë ai, duke shtuar se u goditën tre ndërtesa të larta banimi. Janë publikuar pamje që tregojnë disa kate të një ndërtese të tillë në flakë. Gjashtë persona u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën në të gjithë Ukrainën natën e kaluar , kur Rusia sulmoi…

Read More

Politologu Arbnor Sadiku vlerësoi se ngecja në konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 po e mban Kosovën në një gjendje të ngecjes së përgjithshme, duke ndikuar negativisht si në aspektin ndërkombëtar, ashtu edhe në atë ekonomik dhe diplomatik. Ai në intervistë për Ekonomia Online tha se zvarritja e krijimit të institucioneve është duke penguar konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. “Në aspektin ndërkombëtar Kosova ka pasur ngecje të vazhdueshme, qoftë edhe me institucione por edhe pa institucione Kosova nuk ka pasur ndonjë anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Kanë ardhur disa njohje, por ato kanë qenë më…

Read More