Autor: TV News
Mbyllet pa gola e pa fitues ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë. Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri 0-0 Serbi: Rey Manaj humb penalltinë në minutën e fundit
Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Nizhny Novgorod në Federatën Ruse, duke përfshirë një fabrikë bitumi, ndërkohë që disa media dhe faqe publike sugjerojnë mundësinë e një sulmi me dron. Zjarri ka shpërthyer në zonën industriale të qytetit të Kstovos, dhe po digjen rezervuarët e bitumit, raportojnë mediat lokale. Sipas informacionit të shpërndarë nga ekipet ruse të shpëtimit, një njësi prodhimi bitumi me një vëllim të përgjithshëm prej 200 metrash kub është përfshirë nga flakët, ndërkohë që produkti ka shpërthyer gjithashtu. Deri më tani mediat ruse dyshojnë se mund të jetë një sulm i mundshëm me dron,…
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka folur pas barazimit pa gola të Shqipërisë. Ai u ndal edhe te penalltia e humbur e Manajt. “Rei Manaj ka bërë paraqitje të mirë në sulm si Broja apo dhe Hoxha, penallti ishte çështje fati, kemi gjuajhtur dje penallti me Manajn, dhe i kemi shënuar të gjitha. Ishte çështje fati. Është e vërtete, Letonia është kundërshtar i fortë duhet të japim maksimumin siç u futëm sot në fushë kundër Serbisë, të japim maksimumim për të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Uzuni për “Super Sport”.
Buloni i kësaj rrethoje të sigurisë i është vendosur për sy e faqe. Ai bie lehtësisht, por edhe po të ishte vendosur si duhet, në pjesën tjetër të rrethojave s’është vendosur asnjë, duke e bërë rrethojën e këtij ballkoni jostabile. Në gjendje të njëjtë të rrezikshme vazhdojnë të jenë të gjitha ballkonet e bllokut të banesave të rinovuara nga Komuna e Prishtinës në nëntor të vitit 2024, tek rrethi me flamur. Këtë e tregojnë pamjet e dërguara në televizionin Dukagjini nga banorët një natë më parë. Rrethojat që u larguan për të mundësuar rinovimin gjenden poshtë tek hyrja kryesore njëra…
Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për zjarr në hyrjen e ndërtesës. Zjarri ishte i vogël, duke shkaktuar dëme minimale në derën kryesore dhe nuk ishte ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme, përveç një gjëje. Shtëpia, në lagjen Kentish Taun, i përkiste kryeministrit britanik, Keir Starmer, që e lëshoi me qira pasi u zhvendos në shtëpinë e kryeministrisë. Ishte një nga tre aktet e zjarrvënies në maj që shënjestruan prona të lidhura me Starmerin, tha policia. Misteri u thellua tri ditë më vonë, kur policia njoftoi për akuzën ndaj…
Mario Mitaj e ka testuar seriozisht portën e Serbisë. Mbrojtësi shqiptar goditi portën, por gjuajtja u prit nga portieri kundërshar. Rezultati mbetet 0 me 0. Ja pamjet – VIDEO. The post Mario Mitaj teston seriozisht Serbinë, lëshon goditjen nga distanca appeared first on GazetaBlic.
Tashmë dihet se qershori është muaji i qershive. Të pasura me antioksidantë, si antocianina dhe quercetina, ato ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe janë burim i mirë i vitaminës C, që forcon sistemin imunitar. Qershori është muaji i një prej frutave më të preferuara të verës: qershive. Ato nuk janë vetëm të shijshme, por kanë edhe shumë vlera ushqyese për shëndetin. Të pasura me antioksidantë, si antocianina dhe quercetina, ato ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe janë burim i mirë i vitaminës C, që forcon sistemin imunitar. Përmbajnë kalium, i cili ndihmon në rregullimin e tensionit…
Punimet për një rrugë të re në zemër të Arbërisë, Kryetari Përparim Rama i përurori dy vite më parë. E dy vjet pas, i vetmi dallim nga fotot e përurimit, janë makineritë prezente aso kohe ngase gjendja e rrugës, ka mbetur po e njëjta. Punimet, që kishin nisur derisa Drejtor për Investime Kapitale ishte Krenar Xhaferit, në gjysmë të rrugës “Ferid Curri” u ndërprenë. Pjesa tjetër ka mbetur po e njëjta duke ua vështirësuar banorëve jetën e përditshme. ”Ka dy vjet që është kështu, prishu ndrequ. E rregulluan pak në fillim, prapë e kanë prish. As s’ka parking. S’është fare…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka planifikuar një vizitë në Grenlandë këtë muaj, përpara takimit të udhëheqësve të G7 që do të mbahet në Kanada. Sipas raportimeve të Bloomberg dhe medieve të tjera ndërkombëtare, vizita e Macron në Grenlandë do të ketë një rëndësi të veçantë për diskutimin e çështjeve të sigurisë dhe ndikimeve klimatike në rajonin e Arktikut. Macron pritet të takohet me kryeministrat e Danimarkës dhe Grenlandës, Mette Frederiksen dhe Jens-Frederik Nielsen, për të diskutuar një gamë të gjerë temash, duke përfshirë sigurinë në Atlantikun e Veriut dhe Arktik, ndryshimet klimatike, mineralet kritike dhe rëndësinë e sovranitetit evropian në…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, po e përjeton në një mënyrë shumë të pazakontë ndeshjen e sotme të kuqezinjve kundër Serbisë. Ndërsa skuadra ka dal në nxemje duke boshatisur dhomat e zhveshjeve, trajneri brazilian ka qëndruar brenda saj, duke bërë ecejake i vetëm për shumë minuta. Ndihmësit e tij Doriva, Zabaleta dhe Bulku zhvillonin të gjitha ushtrimet në fushë me lojtarët, ndërsa braziliani ka qëndruar për shumë minuta i vetëm, duke e shprehur në këtë mënyrë të pazakontë për të tensionin që po përjeton para sfidës që mund të përcaktojë ecurinë e kuqezinjve.
