Autor: TV News

Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Read More

Qeveria kanadeze ka njoftuar ndarjen e një ndihme ushtarake prej 23.8 milionë dollarëve për Ukrainën, për të mbështetur përpjekjet e vendit për mbrojtje ndaj agresionit rus. Ky fond do të përdoret për furnizimin me automjete të blinduara Coyote dhe Bison, pajisje dhe municione të reja, si dhe sisteme të luftës elektronike, të ofruara nga kompanitë kanadeze. Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria kanadeze, thuhet se ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Kanadasë, David McGuinty, ka përfunduar një vizitë produktive në Bruksel, Belgjikë, ku mori pjesë në takimin e 28-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës dhe në një…

Read More

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, është shprehur optimist për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje në lidhje me bllokadën institucionale, duke theksuar se statuskuoja është bërë e padurueshme për vendin, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë se zgjedhja për të dalur nga kjo krizë është krijimi i një qeveri te pakicës ose zgjedhjet të reja. “Ndoshta dita e Bajramit ja ka zbutur zemrën dhe sheqeri i ka ëmbëlsuar mundën me qenë pak më pozitivë. Jam optimist se duhet të gjindet një zgjidhje. Më e dëmshmja për Kosovën dhe interesin e Kosovës është statuskuoja, e ka mbërritur…

Read More

Në fund të muajit, në Hagë do të mbahet samiti i NATO-s, ku një nga temat kryesore do të jetë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen në pesë për qind të GDP-së, gjë që mund të pengohet nga qëndrimi i qeverisë spanjolle, e cila refuzon të shpenzojë më shumë se dy për qind. Tashmë dihet se do të jetë e vështirë të arrihet pajtimi i të gjitha qeverive për një objektiv kaq ambicioz. Sipas mediave spanjolle, ndër kritikët më të zëshëm është pikërisht Spanja, qeveria e së cilës nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se dy për qind të Prodhimit të…

Read More

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45. Në prag të këtij dueli, në një intervistë për “Newsport.al”, ka folur edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro. Legjenda kuqezi me 6 gola të shënuar në 77 ndeshje, shprehet mjaft optimist për këtë ndeshje. Ish-mesfushori fantazist thotë se Shqipëria duhet dhe do ta fitojë këtë ndeshje. Madje Duro shton, se sipas tij, ndeshja do të përfundojë 3-1 në favor të kuqezinjve, me golat e Manajt, Brojës dhe…

Read More

Avokatja dhe aktivistja për media, Flutura Kusari, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me reagimet e fundit të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj emisionit ‘Debat Plus’, në të cilin u ekspozua një skandal në kompaninë shtetërore KOST. Në një postim në Facebook, Kusari thekson se reagimet e pesë personave në pushtet, përfshirë ministra dhe deputetë të VV-së, janë “tipike për partinë” dhe synojnë të krijojnë një narrative publike që delegjitimon gazetarët duke i paraqitur ata si shpërndarës të dezinformatave. Ndër të tjerët, ajo përmend reagimet e: Anyla Beqa Kelmendi, shefe e kabinetit të ministres Artane Rizvanolli, e cila e cilësoi…

Read More

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton grupin militant Hamas – të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mediat izraelite dhe palestineze kanë raportuar se grupi me të cilin është duke punuar Izraeli është pjesë e një fisi beduin vendas të udhëhequr prej Yasser Abu Shababit. Instituti i quajtur Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, e përshkruan Abu Shababin si lider të “një bande kriminale që operon në zonën Rafah, e cila akuzohet gjerësisht për plaçkitje të kamionëve me ndihma”. Pjesëtari i Parlamentit izraelit,…

Read More

Sot, me 7 qershor ka nisur edhe tentativa e 28 e deputetëve për konsistuimin e Kuvendit të Kosovës. Avni Dehari, si kryesues i Kuvendit ka deklaruar se prezent janë 88 deputetë në sallën e kuvendit.Seanca ka ngecur te formimi i komisionit për zhvillim të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që po kundërshtohet nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të marrë votat e nevojshme për gjashtë herë radhazi.

Read More

Arbnor Muja ka bërë një postim shumë të veçantë pak para duelit me Serbinë. Sfidë kjo që do të luhet në orën 20:45 në “Air Albania”. Edhe pse mungon dhe është lënë jashtë nga Sylvinho për këto sfida, Muja sërish është në mbështetje të ekipit. Futbollisti i Kombëtares ka shkruar se kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e vendit tonë, teksa u ka uruar shumë fat kuqezinjve. “Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë! Paçi fat cuna. Me këmbë të mbarë”, ka shkruar futbollisti i Kombëtares.

Read More