Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte!

14 Prill, 2026

Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza!

14 Prill, 2026

“Ekonomia dhe punësimi në rritje”, ministrja Ibrahimaj thirrje Diasporës: Investoni në Shqipëri

14 Prill, 2026

NASA publikon pamje të reja të Hënes!

14 Prill, 2026

LSDM: Pas rënies së Orbanit do të ketë çlirimi të mediave edhe në Maqedoni

14 Prill, 2026

Aksion gjatë natës: Largohen tezgat në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14 Prill, 2026

Shoferi i dehur përplas këmbësorin e dehur dhe ikën

14 Prill, 2026

Moti sot

14 Prill, 2026

Mbahet sot dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës

14 Prill, 2026

Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë-Zogaj: Do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave

14 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 14 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Valdet Rama nuk frikësohet nga serbët: S’po luajmë kundër një skuadre të madhe, kemi kualitetin për fitore

TV NewsBy TV News7 Qershor, 2025 Sport Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të gjithë kanë “sytë e zemrën” te Kombëtarja shqiptare sonte në mbrëmje. Shqipëria do të përballet me Serbinë, duke nisur prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Shqiptarët janë entuziastë, teksa të gjithë besojnë te fitorja.

Diçka të tillë e beson edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Valdet Rama. Në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Newsport.al”, sulmuesi 37-vjeçar, i cili ka qenë prezent edhe në ndeshjen e 14 tetorit 2014, Serbi – Shqipëri, thotë se incidentet e asaj sfide i krijojnë ndjenjë të keqe.

Ndër të tjera, Rama thotë se Kombëtarja ka kualitetin për të fituar sonte, duke theksuar se Serbia nuk është ndonjë kundërshtar i madh, siç mund të ishte Spanja. Sipas mendimin të sulmuesit, ndeshja do të përfundojë 2-1 në favor të kuqezinjve.

Çfarë kujtimesh ju vijnë në mendje kur kujtoni ndeshjen e Beogradit në tetor të vitit 2014?

Është një ndeshje që nuk do të harrohet kurrë, është një lojë historike. Që prej fillimit kur shkuam në Beograd e kuptuam që nuk ishte një ndeshje normale. Por përsëri ne si sportistë dhe futbollistë, kemi shkuar atje për ta fituar ndeshjen. Nuk e kemi pritur atë që ndodhi, ishim të gjithë të shokuar. U munduam t’ja dilnim si grup, si kolektiv në atë situatë. Të gjithë ishim të shokuar dhe ishte një ndjenjë jashtëzakonisht e keqe.

Mendoni se Shqipëria është më e fortë se ekipi kuqezi ku ishit pjesë ju kundër Serbisë 11 vite më parë?

Të them të drejtën atëherë kemi pasur lojtarë të ndryshëm, karaktere të ndyrshme dhe trajner tjetër. Sot kemi një trajner me ide tjetër loje. Kemi lojtarë shumë të mirë edhe tani. Kualiteti sa vjen e rritet, kështu që, ne kemi kualitetin që sot të mposhtim Serbinë. Duhet besim dhe guxim, duhet të shohim këtë kualitet që në sekondat e para të fillimit të ndeshjes.

Sa shanse ka Kombëtarja jonë që të marrë një rezultat pozitiv, pra fitoren?

Siç thashë më herët, ne kemi lojën në shtëpi. Kemi kualitetin për të mposhtur Serbinë. Edhe Serbia ka kualitet, por ne nuk po luajmë kundër Spanjës apo ndonjë skuadre të madhe, ku pak a shumë njeriu e di që është shumë e vështirë. Kjo ndeshje do të jetë e vështirë patjetër, por jam i bindur se ne do të fitojmë nëse prej fillimit futemi në fushë me guxim, t’i kërkojmë dhe t’i fitojmë duelet kryesore. Jam i bindur që kemi për të bërë një ndeshje shumë të mirë dhe ta fitojmë atë.

Cilët lojtarë mendoni se janë pika e fortë e Kombëtares shqiptare?

Kemi lojtarë individual shumë të mirë. Por besoj se Shqipëria ka qenë gjithmonë një ekip kolektiv, kemi funksionuar mirë dhe kemi pasur rezultate të mira. Për atë shpresoj se gjithë ekipi të funksionojë mirë edhe sonte. Kush i shënon golat nuk është e rëndësishme. Të shohim një ndeshje të mirë të Shqipërisë, të funksionojë mirë si klolektiv, i uroj gjithë të mirat.

Mund të na thoni një rezultat përfundimtar, si është parashikimi juaj për këtë ndeshje?

Rezultati që unë mendoj, është 2-1 për Kombëtaren tonë.

Lexuar: 93

Lajme te ngjashme

Aliu, Elezi dhe Muadini bashkë për fitoren e madhe të Kf Kumanovës

Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Vedat mos u mërzit, kësi lloj bërlloga fyen dhe etiketuan edhe UÇK-në

Muriqi: Kualifikimi në Botëror do të jetë si Pavarësi e dytë për Kosovën

Pronarët e NBA votojnë PO për zgjerimin e mundshëm me 2 skuadra të reja

​Suksesi i Kosovës çon peshë serbët, çuditërisht kërkojnë dënimin e Kosovës nga UEFA dhe FIFA

Neymar befason duke bërë shqiponjën, shkak bëhet grimerja shqiptare Dafinë Neziri

Lajmet e fundit

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte!

14 Prill, 2026

Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza!

14 Prill, 2026

“Ekonomia dhe punësimi në rritje”, ministrja Ibrahimaj thirrje Diasporës: Investoni në Shqipëri

14 Prill, 2026

NASA publikon pamje të reja të Hënes!

14 Prill, 2026

LSDM: Pas rënies së Orbanit do të ketë çlirimi të mediave edhe në Maqedoni

14 Prill, 2026

Aksion gjatë natës: Largohen tezgat në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14 Prill, 2026

Shoferi i dehur përplas këmbësorin e dehur dhe ikën

14 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.