Autor: TV News

Kondicioneri ka një buton që është shumë i dobishëm dhe efikas në energji. Është një “modalitet ventilatori”. Kur e ndizni, kondicioneri përdor vetëm ventilatorin, pa ndezur kompresorin, që do të thotë se nuk e ftoh ajrin, por thjesht e qarkullon atë nëpër dhomë. Ky funksion nuk e ndryshon temperaturën ose lagështinë e ajrit, por mundëson shpërndarjen e barabartë të ajrit të pastër, ruan ndjesinë e rehatisë dhe kursen energji elektrike. Është ideal pas ftohjes së dhomës, në mëngjes dhe në mbrëmje, si dhe natën kur nuk nevojitet ftohje shtesë. Kur duhet të përdoret modaliteti i ventilatorit? – Kur hapësira është…

Read More

E vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Mitrovicë të Veriut vijon funksionimin në kontejner. Aty nuk ka asnjë pllakë ose mbishkrim që do të tregonte emrin e këtij institucioni të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në lagjen Kodra e Minatorëve. Si pasojë uzurpimit të objektit ekzistues të shkollës “Aziz Sylejmani” nga komuniteti serb – shumicë në këtë komunë – që e shndërroi atë në “Sveti Sava”, nxënës shqiptarë dhe të pakicave jo-serbe mësojnë në kushte të improvizuara. Në fillim të vitit 2022, ministrja e Arsimit – tani në detyrë – Arbërie Nagavci, kishte premtuar vendim të shpejtë, kur…

Read More

E ardhmja e Ardian Ismajlit pritet të jetë larg Italisë. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Besiktas. Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi. Napoli prej kohësh monitoronte situatën e Ismajlit, por nuk ia doli të konkretizojë diçka me Empolin. Rinovimi është çështje e pamundur ndërkohë, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh. Juventusi ka qenë tjetër alternativë po ashtu. Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me Ernest Muçin dhe…

Read More

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se është thelbësore që Irani të mos zhvillojë apo zotërojë armë bërthamore, duke e cilësuar këtë si një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Duke folur para gazetarëve në nisje për Samitin e G7-ës në Kanada, Merz tha se përparimi i Iranit drejt armëve bërthamore ishte arsyeja që çoi në sulmin e fundit të Izraelit ndaj objektivave ushtarake iraniane. “Posedimi i armëve bërthamore nga Irani do të përbënte një kërcënim për Izraelin, për tërë Lindjen e Mesme dhe për bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Merz. Ai gjithashtu bëri të ditur se Izraeli i ka kërkuar Gjermanisë…

Read More

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka thënë se nuk ka menduar që do të shkojë kaq gjatë konstituimi i Kuvendit. Sipas tij, nuk ka interesim të partive të mëdha për formim të institucioneve. “Po shihet në çfarë situate është bota dhe ne ende merremi me konstituim të Kuvendit. Si duket partive të mëdha po ju konvenon kjo situatë. Ka dy muaj që nuk kemi pas ndonjë takim. Nuk ka interesim për me vazhdu”, ka thënë ai. Sipas tij secili mandatar që i siguron 60 vota do ta ketë votën e tij. Ka deklaruar se është bërë mjaftë me shtyrje.…

Read More

Forcat ushtarake izraelite kanë ndërmarrë një nga sulmet më të largëta ajrore ndaj Iranit që nga nisja e ofensivës së tyre. Sipas BBC-së, të dielën, Izraeli ka goditur një avion iranian që po furnizohej me karburant në aeroportin e Mashhadit, në lindje të Iranit. Ndërkohë, presidenti i sapozgjedhur i Iranit, Masoud Pezeshkian, i ka kërkuar Irakut që të mos lejojë Izraelin të përdorë hapësirën ajrore irakiane për të kryer sulme ndaj Iranit. Në një bisedë me homologun e tij irakian, Pezeshkian theksoi rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të siguruar që territori i Irakut të mos keqpërdoret kundër Republikës Islamike…

Read More

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova është mposhtur në raundin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos. Daniel Cargnin, xhudisti brazilian triumfoi në përballjen me Gjakovën, shkruan GazetaBlic Sport. Kësisoji, këtu përfundon gara për Akilin, i cili mbetet pa medalje.  

Read More

Deputetët e zgjedhur sot janë drejtuar ulëseve të Kuvendit, në përpjekjen e tyre të tridhjetë e dytë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit. Vazhdimi i radhës i seancës konstitutive do të fillojë nga ora 11. Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende që nga 15 prilli pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të legjislativit. Vazhdimi i sotëm i seancës konstituive përkon me shtatëmbëdhjetë vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka…

Read More

Autoritetet izraelite kanë njoftuar qytetarët se mund të dalin nga strehimoret, por u është kërkuar të qëndrojnë afër tyre, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Irani. Komanda e Frontit të Brendshëm e Izraelit tha se ky paralajmërim erdhi pasi Irani lëshoi një breshëri raketash gjatë ditës së diel – hera e parë që sulmet ndodhin gjatë ditës që nga shpërthimi i konfliktit të premten. Ndërkohë, shërbimi kombëtar i emergjencës, Magen David Adom (MDA), njoftoi se deri tani nuk raportohet për të plagosur nga sulmet iraniane. Nga ana tjetër, Izraeli ka vazhduar të godasë objektiva në Iran përgjatë gjithë së…

Read More

Raportimet në Itali pohojnë se Milani është gjithashtu mes klubeve të interesuara për të arritur një marrëveshje me Liverpoolin për sulmuesin Darwin Nunez. Milani po kërkon në mënyrë aktive përforcime të reja në sulm për të mbështetur Santiago Gimenezin në qendërsulm. Luka Jovic ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet pas skadimit të kontratës së tij në fund të muajit, pavarësisht bisedimeve të shkurtra për një zgjatje, Tammy Abraham është gati të kthehet te klubi mëmë Roma në fund të marrëveshjes së tij të huazimit, ndërsa Lorenzo Colombo dhe Francesco Camarda ka të ngjarë të lejohen të largohen në…

Read More