Autor: TV News

Shpejtësia e veturave për të hyrë brenda hapësirave të Kuvendit është e madhe. Por, kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kreu i partisë më të madhe në vend, Albin Kurti, njëjtë nuk po mund të veprojë edhe me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ani pse deputetë nga partia e tij thonë që ai ka bërë mjaftueshëm dhe është opozita ajo që po bllokon. “Është munduar që përmes metodave të ndryshme, të flasë me të gjitha subjektet politike, duke i thirrur në takim ata fillimisht, e pastaj duke propozuar edhe një formë tjetër të votimit – atë të komisionit, ku mund të…

Read More

Tijjani Reijnders këmbëngul se nuk po kërkon të zëvendësojë Kevin De Bruyne te Manchester City, pavarësisht se zbuloi se mesfushori belg është një nga idhujt e tij. Reijnders iu bashkua Cityt për 46.5 milionë funte nga AC Milan, pikërisht kur De Bruyne po largohej nga klubi anglez pas një qëndrimi 10-vjeçar, transmeton GazetaBlic Sport. Lojtari i kombëtares holandeze tha se ai modeloi pjesë të lojës së tij sipas legjendës së City-t, si dhe ish-yllit të Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta. “Nuk jam këtu për ta zëvendësuar atë (De Bruyne),” tha Reinders në bazën stërvitore të City-t për Kupën e Botës…

Read More

Ish-komandanti i Zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si Remi ka folur për rëndësinë e institucioneve të sigurisë në  Republikën e Kosovës, dhe profesionalizmin e lartë të tyre. Por në pah ka vënë se pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) blloku i së keq po sulmon, po institucionet e sigurisë. “Me 9 qershor është marrë vendimi për hyrjen e forcave të NATO’s në Kosovë. Blloku i keq që po them, sistemi armik përtej Serbisë, jo vetëm ata kanë marrë vendime të rëndësishme strategjike se si me iu qas vendit tonë Kosovës. Eprorët e UÇK’së,, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare…

Read More

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e kreut të njësisë së Inteligjencës së Gardës së Revolucionit Islamik, Mohammad Kazemi, pas një sulmi ajror izraelit në Teheran. Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim dhe televizionit shtetëror iranian, së bashku me Kazemin janë vrarë edhe zëvendësi i tij, Hassan Mohaqeq, si dhe komandanti Mohsen Baqeri. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili në një intervistë për televizionin amerikan Fox News deklaroi: “Mund t’ju them se kemi zyrtarin e tyre kryesor të inteligjencës dhe zëvendësin e tij në Teheran”. Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë njoftuar se numri i përgjithshëm i viktimave…

Read More

Gordon Stipic-Wipfler, agjenti i mesfushorit të Interit, Hakan Calhanoglu, pritet të udhëtojë për në Stamboll dhe të zhvillojë bisedime me Galatasarayn mes thashethemeve për një largim të mundshëm. Galatasaray është i interesuar të arrijë një marrëveshje për kapitenin e ekipit kombëtar të Turqisë, i cili mund të largohet nga Interi në rrethana të përshtatshme këtë verë. Ndërsa Calhanoglu ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Interit në sezonet e fundit, dhe pavarësisht refuzimit të një oferte nga Bayern Munich vitin e kaluar, Interi tani pritet të shqyrtojë ofertat për një numër yjesh të ekipit të parë, ndërsa kërkon të rindërtohet…

Read More

Përurimi i nënstacionit policor në Izvor të Zvecanit ia nxori edhe disa aktivitete tjera të hënën Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti e disa vartësëve të tij në pjesën veriore të Kosovës. Ata vizituan hapësirat e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci të marra në dorë së fundmi nga strukturat paralele. Takuan banorë të lagjes së Kroit të Vitakut në Komunën e Mitrovicës së Veriut e kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq. Madje, vizita në sheshin e kësaj komune nxiti reagim edhe nga një parti e komunitetit serb atje. Sipas ish-inspektorit të AKI-së, Shkelzen Sopjani këto vizita janë pjesë e fushatës në prag…

Read More

Policia izraelite ka njoftuar se një nga vendbanimet në qytetin Haifa është goditur nga një sulm. Deri më tani nuk ka raportime për viktima, por janë regjistruar dëme materiale të konsiderueshme. Pamjet nga Haifa tregojnë zjarr të madh në vendin e ngjarjes. Policia u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonave të prekura dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren. Shërbimet e ambulancës janë aktivizuar dhe disa persona të lënduar janë dërguar në spital. Izraeli ka konfirmuar gjithashtu se po vazhdon të qëllojë objektiva të tjerë brenda Iranit. Televizioni shtetëror i Iranit thotë se vendi ka sulmuar Tel Avivin,…

Read More

Një grua në qytetin e Klinës dyshohet se ka qenë pre e dhunës në familje e si pasojë ka pranuar edhe tretman mjekësor. Pas raportimit e intervistimit nga organet e sigurisë, kjo grua ka pranuar të kthehet sërish në shtëpinë e bashkëshortit e bashkëshorti është liruar në procedurë të rregulllt. Ky rast është publikuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe nuk ishte i vetmi për Dhunë në Familje gjatë kësaj periudhe. Vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar gjashtë të tjera. “Prishtinë  14.06.2025, 17:50. I dyshuari m/k me shtetsi te huaj  dyshohet se nën ndikim të alkoolit e…

Read More

Xhudisti Akil Gjakova, e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest. Rundin e pare, ai e kaloi pa luftë, derisa të dytin pati punë me rumunin, Ioan Dzitac. Në këtë përballje, Gjakova pati vështirësi, teksa iu deshën vazhdimet për ta mposhtur me waza-ari rumunin. Në raundin tjetër, xhudisti kosovar do të përballet me brazilianin, Daniel Cargnin.

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Izraeli dhe Irani duhet të arrijnë një marrëveshje paqeje, duke shtuar se “do të jetë ai” që do ta bëjë këtë të ndodhë. “Njerëzit e kuptojnë se unë bëj shumë, edhe pse s’më jepet kurrë merita. Por kjo është në rregull,” ka shkruar Trump në rrjetet sociale. “Do të kemi PAQE, së shpejti, mes Izraelit dhe Iranit! SHUMË thirrje dhe takime po ndodhin tani. E kam ndalur shumë herë tensionin në botë. MAKE THE MIDDLE EAST GREAT AGAIN!”, ka shtuar ai. Deklarata e tij vjen ndërsa lufta mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë…

Read More