Autor: TV News

Kryeministri në detyrë Albin Kurti akuzoi deputetët e partive të tjera për bojkotimin e votimit drejt konstitumit të Kuvendit të Kosovës. Ai deklaratën e bëri pas pyetjeve të gazetarëve në përfundim të vënies së gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime. “Kosova ka qeveri, e cila është qeveri në detyrë, dhe e cila i ka kompetencat e kufizuara me nenin 31 mbi Ligjin për Qeverinë. Ajo çfarë Kosova nuk ka, është Parlamenti. Unë çdo herë shkoj aty që ta konstituojmë Kuvendin, ata që vijnë por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Për dijeninë time, ardhja…

Read More

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka nisur të dielën një raund të ri sulmesh kundër Izraelit, duke lëshuar dhjetëra raketa dhe drone drejt qyteteve si Tel Aviv, Haifa dhe Nazaret. Sipas mediave shtetërore iraniane, raketat kanë depërtuar sistemin e mbrojtjes izraelite, megjithëse ushtria izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar. Sulmi erdhi pas një deklarate të liderit suprem iranian, Ayatollah Khamenei, i cili paralajmëroi se Izraeli do të “bëhej i pafuqishëm” përballë hakmarrjes së Iranit. Në kundërpërgjigje, avionët izraelitë kanë zhvilluar sulme të përqendruara brenda Iranit, duke goditur radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Mediat raportojnë se…

Read More

Sokol Geci është në mesin e lojtarëve shumë premtues për edicionin e ardhshëm në futsallin kosovar. Në lojën dinamike të futsallit, ku çdo sekondë ka rëndësi dhe çdo lëvizje mund të vendosë fatin e ndeshjes, ai ka treguar se është një lojtar që mund të jetë shumë i përshtatëm dhe kontribues për skuadrën. Geci shquhet për aftësitë e tij me topin, driblimin, kontrollin dhe organizimin e lojës, duke tërhequr tashmë interesin e disa ekipeve të ndryshme në elitën e futsallit tonë. Përkushtimi i tij është në nivelin e lartë, si në stërvitje, ashtu edhe në lojë, poashtu ajo që e…

Read More

Shqipëria sot do të mirëpres Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Kjo u bë e ditur gjatë ditës së djeshme nga vetë kryeministri Edi Rama, ku ka theksuar rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë. Rama mes tjerash, tha se Tirana zyrtare, është e angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE. ”Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”. Tirana…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj sistemit energjetik të vendit. Ai tha se nuk ka asnjë shenjë që Moska është e gatshme ta ndalë luftën apo të angazhohet seriozisht në diplomaci. Në një postim në rrjetin social X të dielën, Zelensky njoftoi se ka zhvilluar një takim me ushtrinë dhe shërbimet e sigurisë së Ukrainës. Ai theksoi se kanë informacione të sigurta se Rusia po planifikon sulme të reja, të cilat mund të mos duken menjëherë për botën, pasi vëmendja aktualisht është përqendruar në konfliktin në Lindjen e Mesme. “Shërbimet partnere…

Read More

Ylli i tenisit spanjoll, Carlos Alcaraz, ka folur me entuziazëm për lojtarin e tij të Real Madridit, Trent Alexander-Arnold. “Nuk është e lehtë të përballesh me një klub të ri, shokë të rinj skuadre, një president të ri, gjithçka të re, duke folur një gjuhë të re dhe duke e bërë kështu. Respekt për Trentin”, tha Alcaraz për BBC-në. “Është fantastike që Trent është te Real Madrid. Jam i sigurt se ai do të jetë mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë”, tha gjithashtu kampioni i Roland Garros për lojtarin e ri të Real Madridit. /GazetaBlic Sport/

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet kryesisht me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta, ndërsa reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara. Sipas IHK-së, reshje të lehta dhe të lokalizuara në formë shtrëngatash afatshkurta mund të paraqiten të martën, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në zona të kufizuara gjeografike. E hënë: Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat nga 10-12°C në mëngjes dhe deri në 29°C gjatë ditës. E martë: Diell dhe vranësira të shpërndara me mundësi për riga shiu lokale. Temperaturat deri në 28°C. E…

Read More

Freskimi më i mirë i verës është një shalqi i ftohtë. Me kusht që ta keni blerë të pjekur dhe të ëmbël. Por si ta zgjidhni një? Ka disa shenja në pamjen e tij që zbulojnë se një shalqi është i pjekur. Kur blini një shalqi, sigurohuni t’i kushtoni vëmendje sa vijon: Se ka një njollë të verdhë Çdo shalqi ka një njollë të verdhë në lëkurën e poshtme, e cila është shkaktuar ngaqë ndodhet në tokë. Nëse kjo shenjë është me ngjyrë më të çelët ose e bardhë, do të thotë që shalqiri nuk është pjekur ende mjaftueshëm. Ngjyra…

Read More

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë “disa mesazhe” për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Zyra e tij bëri të ditur se Christodoulides bisedoi të dielën me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe gjithashtu ka zhvilluar biseda me udhëheqësit e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Greqisë. Christodoulides nuk sqaroi se nga kush saktësisht vinin mesazhet apo çfarë përmbanin ato. Paraprakisht, ministri i Jashtëm qipriot dhe homologu i tij iranian, zhvilluan një bisedë të premten në mbrëmje. Christodoulides tha gjithashtu se është i pakënaqur me reagimin, siç e përshkroi ai, të ngadaltë të Bashkimit Evropian ndaj krizës…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se ushtria izraelite “do t’i godasë vendet dhe do të vazhdojë ‘t’ia heqë lëkurën gjarprit iranian’ në Teheran dhe kudo, duke e zhveshur atë nga aftësitë bërthamore dhe sistemet e armëve”.  “Diktatori iranian po e shndërron Teheranin në Bejrut dhe banorët e tij në pengje për hir të mbijetesës së regjimit të tij”, tha Katz, raporton “Times of Israel”.  Izraeli nisi sulmet në Iran të premten, ndërsa Irani është kundërpërgjigjur.

Read More