Raportimet në Itali pohojnë se Milani është gjithashtu mes klubeve të interesuara për të arritur një marrëveshje me Liverpoolin për sulmuesin Darwin Nunez.
Milani po kërkon në mënyrë aktive përforcime të reja në sulm për të mbështetur Santiago Gimenezin në qendërsulm.
Luka Jovic ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet pas skadimit të kontratës së tij në fund të muajit, pavarësisht bisedimeve të shkurtra për një zgjatje, Tammy Abraham është gati të kthehet te klubi mëmë Roma në fund të marrëveshjes së tij të huazimit, ndërsa Lorenzo Colombo dhe Francesco Camarda ka të ngjarë të lejohen të largohen në formë huazimi.
Kjo i lë kuqezinjtë në nevojë për një qendërsulmues të ri për të bërë rotacion dhe për të konkurruar me Gimenezin.
/GazetaBlic Sport/

