Autor: TV News
AC Milan po vazhdon punën në forcimin dhe konsolidimin për edicionin tjetër. Raportohet se drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare e dëshiron me çdo kusht transferimin e Granit Xhakës. Sipsa Matteo Moretto, ka kontakte të vazhdueshme mes palëve për një marrëveshje të mundshme, e cila do ta sjellte mesfushorin shqiptar tek gjiganti i madh italian. Përveç Xhakës, Tare po e kërkon edhe Ardon Jasharin, për të cilin interes të madh ka edhe nga Bundesliga dhe Premier League. /GazetaBlic Sport/
Izraeli kreu bombardime në të gjithë Iranin për të tretën ditë radhazi të dielën dhe kërcënoi se do të përdorë forcë edhe më të madhe, ndërsa disa raketa iraniane i shpëtuan mbrojtjes ajrore izraelite dhe goditën ndërtesa në zemër të vendit, duke i vrarë dhjetëra njerëz. Rajoni është duke u përgatitur për një konflikt të zgjatur pas bombardimeve të papritura të Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake të Iranit të premten, ku u vranë disa gjeneralë dhe shkencëtarë të lartë bërthamorë. Prej të premtes, as Izraeli e as Iranit nuk po tregojnë shenja zmbrapsjeje. Irani tha se Izraeli goditi dy…
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se është hera e 24 herë që nuk votohet komisioni zgjedhor. Sipas tij, është absurde që për 24 herë shkelet Kushtetuta. Ka shtuar se është e paarsyeshme që deputetët të vijnë në Kuvend dhe të mos e ushtrojnë funksionin e tyre, që është vota. “Ne i marrim parasysh ato që ndodhin, përfshirë ofertat që vijnë nga partitë tjerë, por është absurde me bë grupe punuese e me marrë ekspertë dhe mos me votu një komision të thjeshtë. E kuptojmë që LDK-ja ka dalë me një propozim. Ne kemi bë një ofertë politike,…
Manchester United po shqyrton seriozisht mundësinë për të transferuar Marc-Andre ter Stegen, teksa po vlerëson alternativat për portën në sezonin e ardhshëm. Klubi anglez po ndjek nga afër situatën e portierit gjerman në Barcelonë, sidomos pas problemeve të brendshme që mund të ndikojnë në të ardhmen e tij në Spanjë. Megjithëse jo të gjithë në klub janë të bindur për largimin e Andre Onana pa i dhënë edhe një tjetër shans, drejtuesit e United po analizojnë disa opsione, dhe Ter Stegen është një nga emrat më konkretë në listë. Nuk ka ende një ofertë zyrtare, por brenda klubit është konfirmuar…
Autoritetet kosovare i kanë dëbuar nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) disa orë pasi i kishin arrestuar të shtunën nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare, konfirmuan avokatët e tyre për Radion Evropa e Lirë të dielën. Nikolla Vujoviq dhe Mlladen Millojevia u dëbuan të shtunën në mbrëmje dhe të dyve u është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet, thanë avokatët e tyre Bogdan Laziq dhe Srgjan Mitroviq, përkatësisht. Vujoviq dhe Millojeviq ishin në mesin e tre pjesëtarëve dhe të një pjesëtari të pensionuar të MPB-së serbe që u arrestuan në Kosovë…
Ekipi i Hansi Flick, Barcelona, është popullor dhe tërheqës për syrin. Katalanasit tërhoqën më shumë tifozë për sa i përket pjesëmarrjes në ndeshjet e tyre të La Ligës në sezonin 2024/25. Sipas një hulumtimi nga konsulenca audiovizuale dhe dixhitale Barlovento, Barça kryeson renditjen e audiencës në La Liga me një mesatare prej 1,570,000 shikuesish unikë për ndeshje. Real Madridi, nga ana tjetër, është skuadra e dytë më e shikuar me një mesatare prej 1,468,000, transmeton GazetaBlic Sport. Sevilla kompleton podiumin me 1,090,000. Në vendin e katërt është Atletico Madrid, i cili është tashmë nën shifrën e një milioni: ata kanë…
Dashi Dashuria: Kjo është koha e duhur për të zgjidhur çështje që ju shqetësojnë për një kohë të gjatë, por mbani polemikën larg marrëdhënies suaj, përndryshe mund të ketë probleme. Për beqarët, mund të ketë takime interesante për t’u mbajtur mend. Puna: Kini kujdes nga shpërqendrimet, angazhimi nuk do të dështojë por përqendrimi mendor do të jetë i dobët. Demi Dashuria: Harmoni e shkëlqyeshme në çift, aftësia për t’u përballur në mënyrë të paqartë me disa paqartësi, megjithatë, mund të sjellë bashkëveprim. Lajme për beqarët, pritet një ditë plot pasion, kështu që shumë emocione janë në rrugë të mbarë. Puna: Mos harroni se…
Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë të bëjnë me migrantët që nuk i duan brenda kufijve të vet? Së fundi, Kosova është pajtuar të strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA, ndërsa ka shprehur gatishmëri për të strehuar edhe azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar. Qeveria e Kosovës, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme që do ta ketë për detyrë zbatimin e marrëveshjes me SHBA-në, nuk janë përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë temë.…
Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e natës nga Irani është rritur në 10, ndërsa punonjësit e emergjencës në terren vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Gjashtë persona u vranë në qytetin bregdetar qendror të Bat Yam, ku një ndërtesë u godit drejtpërdrejt, sipas organizatës izraelite të kërkim-shpëtimit ZAKA, shkruan CNN. Katër të tjerë u vranë në qytetin verior palestinezo-izraelit të Tamrës, ku u goditën edhe ndërtesa.
Real Madridi nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe tjetër këtë sezon pas Superkupës së UEFA-s. Mbretërit kanë një shans të fundit për ta bërë këtë në Kupën e Botës për Klube. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka rënë dakord për bonusin që do të marrë secili lojtar nëse ekipi fiton Kupën e Botës për Klube. Real Madridi do t’i japë secilit lojtar nga një milion euro. Kjo është një arsye tjetër që ata të përpiqen për një trofe që i emocionon pa masë. Kjo është hera e parë që Kupa e Botës për Klube mbahet në këtë format.…
