Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nxënësit shqiptarë në Kodrën e Minatorëve ende në shkollë kontejner

TV NewsBy TV News15 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Mitrovicë të Veriut vijon funksionimin në kontejner.

Aty nuk ka asnjë pllakë ose mbishkrim që do të tregonte emrin e këtij institucioni të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në lagjen Kodra e Minatorëve.

Si pasojë uzurpimit të objektit ekzistues të shkollës “Aziz Sylejmani” nga komuniteti serb – shumicë në këtë komunë – që e shndërroi atë në “Sveti Sava”, nxënës shqiptarë dhe të pakicave jo-serbe mësojnë në kushte të improvizuara.

Në fillim të vitit 2022, ministrja e Arsimit – tani në detyrë – Arbërie Nagavci, kishte premtuar vendim të shpejtë, kur ishte pyetur për kërkesën për kthimin në objektet ekzistuese shkollore ose ndërtimin e të rejave.

“Në lidhje me kërkesat e komunitetit, gjegjësisht prindërve dhe nxënësve, për zhvillimin e mësimit në shkollat në gjuhën shqipe, natyrisht se i kemi shqyrtuar me kujdes… Specifikisht, do të merret vendimi shumë shpejtë në lidhje me kërkesën”, ka deklaruar ajo.

Sidoqoftë, tre vjet e katër muaj pas kësaj deklarate, Ministria e Arsimit nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit për këtë çështje.

Përgjigje nuk dha kabineti e as vetë kryetar i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili është në pushtet që nga maji i vitit 2023 dhe mandati i të cilit skadon në vjeshtë.

Krahas konstatimit të gjendjes së rëndë në të cilën zhvillohet mësimi në Kodrën e Minatorëve, zëvendës-kryesuesi i Kuvendit Komunal, Skender Sadiku, tha se iniciativa që ai përfaqëson ka propozuar shfrytëzimit e përbashkët të objekteve ekzistuese nga të gjitha komunitetet.

“Këta fëmijë, duhet shkollim i dinjiteshëm, 26 vite pas luftës të jesh në kontejnerë është denigriuese, nënçmuese, poshtëruese…. Është e dhimbshme, jo vetëm që nuk është gjetur mënyrë të ndihmohet ajo shkollë, por edhe ideja që njëherë e përgjithmonë të kryhet kjo dhe të vijnë në objektin që kemi qenë gjeneratat e mëhershme, pra në shkollën “Aziz Sylejmani”, tash aktuale “Sveti Sava”, ka deklaruar Skender Sadiku, Zv-kryesues i Kuvendit Komunal – Mitrovicë e Veriut.

Sidoqoftë, ai tha se nuk ka gjetur përkrahje në këtë propozim, e as tjetrin për mbështetje të shkollës që funksionon në kontejner.

“Çfarë rritje ose çfarë shkollimi bëjnë fëmijët të cilët janë të shkapërderdhur, 15-16 fëmijë në nëntë klasë?! Është tmerr. Kjo mbetet barrë Ministrisë së Arsimit, por për momentin mbetet edhe barrë e kryetarit të komunës. Mund ta imagjinoni ne si asamble kemi votua një ndihmë simbolike monetare, por është ndërprerë, nuk janë dërguar nga ekzekutivi. Ata i kanë arsyet e tyre”, ka theksuar Sadiku.

Ndërkohë që s’ka zgjidhje për objektin, mësimdhënësit në shkollën kontejnerë në veri vazhdojnë të paguhen nga Mitrovica e Jugut.

Përveç rreth 15 nxënësve në paralelen në Kodrën e Minatorëve, si pasojë e uzurpimit të objektit dy paralelet tjera të shkollës “Aziz Sylejmani”, me dhjetëra nxënës nga veriu funksionojnë në Suhodoll dhe në jug.

Ndërkaq, nxënësit e shkollës “Nonda Bulka”, po ashtu pa objekt në veri, mësojnë në shkollën “Eqrem Çabej” në jug.

Në raportin e investimeve kapitale për vitin 2025, në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të buxhetuara figurojnë rreth 400 mijë euro për gjithsej katër projekte për investime në shkolla – të gjitha në gjuhën serbe.

Lexuar: 75

Lajme te ngjashme

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.