Autor: TV News

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar paraardhësin e tij, Joe Biden, se ka dëmtuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me vendime që ai i quan “shumë budallaqe”. Në një reagim në rrjetin e tij social Truth Social, ku fillimisht komentoi mbi konfliktin Izrael-Iran, Trump ka përmendur edhe Kosovën, duke theksuar rolin e tij në parandalimin e një lufte të mundshme në Ballkan. Ai ka shtuar se ish-presidenti Biden, ka dëmtuar perspektivat afatgjata për paqen mes dy vendeve, por premton se do ta “rregullojë përsëri”. “Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përplaseshin ashpër, ashtu siç kanë bërë…

Read More

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të dielën. Ndërkohë, luftime të ashpra kanë vazhduar dhe Rusia pretendoi se ka marrë nën kontroll një fshat në rajonin e Donjeckut. Riatdhesimet po kryhen pas dy rundesh bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe në Stamboll, të cilat prodhuan marrëveshje për këmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vdekurve, por nuk sollën përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Edhe 1.200 trupa, që pala ruse pretendon se i përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë ushtarë,…

Read More

Përpara debutimit të tyre në Kupën e Botës për Klube,  tifozët e gjigantëve brazilianë Palmeiras u mblodhën në Times Square në New York. Videoja tregon mijëra tifozë futbolli të veshur me të gjelbra duke kënduar dhe kërcyer në rrugët e qytetit – pavarësisht motit me re, transmeton GazetaBlic Sport. Tifozët e fituesve tre herë të Copa Libertadores do të mblidhen në stadiumin MetLife për ndeshjen e parë të ekipit të tyre të preferuar në turne. Palmeiras do të përballet me Porton, dhe ndeshja është në ora 02:00, pasmesnate. VIDEO.

Read More

Ka dështuar edhe tentativa e 32-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës. Megjithëse në sallën plenare ishin të pranishëm 95 deputetë, numri nuk ishte i mjaftueshëm për të vijuar me procedurat e parashikuara për konstituim.Kryesuesi i seances, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të martën e 17 qershorit.“45 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim. nuk ka korum. Ndërpritet seanca. Vazhdon me 17 qershor, ora 11:00”, tha Dehari. Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende që nga 15 prilli pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për…

Read More

Valmir Veliu është futbollisti më i ri i FC Prishtinës. Kjo u bë e ditur nga vet klubi prishtinas, përmes një videoje, në të cilën e prezantuan Veliun. Valmir Veliu ishte pjesë e Llapit së fundmi dhe iu bashkua disa lojtarëve tjerë që lanë Llapin për ekipin kryeqytetas. Kujtojmë që ‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar rreth dy javë më parë për këtë transferim. Prishtina interesohet për Valmir Veliun

Read More

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë të qëllimshme, raporton Ekonomia Online. “Kjo është një pengmarrje klasike. VV po e mban Kuvendin të bllokuar. Ne kemi ofruar alternativë, edhe pse nuk kemi detyrim të votojmë kandidatin e tyre pa shumicë, ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.” u shpreh Çitaku, duke theksuar se përgjegjësia për zhbllokimin bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Edhe tentimi i 32-të për konstituimn e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ka rezultuar i…

Read More

Të rinjtë në Kosovë përballen me një sfidë thelbësore: pa përvojë pune, nuk gjejnë punë, e pa punë nuk fitojnë përvojë. Ky rreth vicioz i bllokon ata që në fillim të karrierës. Shkurte Ymeri, 20 vjeçe nga Podujeva, është në prag të diplomimit në marketing, por deri tani nuk ka gjetur as mundësi për praktikë, as punë. “Ti shkon të kërkosh punë ose praktikë dhe të kërkojnë eksperiencë dy ose trevjeçare, por nuk ta ofrojnë mundësinë që ti ta përfitosh atë eksperiencë”, thotë Shkurtja, e cila është drejtuar në disa kompani marketingu dhe banka. “Kjo është sfidë që ta humbë…

Read More

Për dy vite radhazi, Premier League theu rekorde shikueshmërie, por ky trend nuk vazhdoi në sezonin, i cili përfundoi një muaj më parë. Mediat angleze thonë se arsyeja kryesore është fakti që nuk kishte garë të fortë në luftën për titull, transmeton GazetaBlic Sport. Liverpooli siguroi vendin e parë në garë shumë herët, duk e lënë Arsenalin në vendin e dytë. Ish-katër herë kampionët Manchester City u eliminuan gjithashtu shpejt nga gara. Një pjesë e fajit u takon tre ekipeve më të dobëta në ligë: Leicester, Ipswich dhe Southampton, të cilat u dorëzuan shumë herët, kështu që gara për mbijetesë…

Read More

Grupi i Shtatë udhëheqësve mblidhet në Malet Shkëmbore Kanadeze duke filluar të dielën, mes përçarjeve në rritje me Shtetet e Bashkuara mbi politikën e jashtme dhe tregtinë, dhe teksa Kanadaja pritëse përpiqet të shmangë përplasjet me presidentin amerikan, Donald Trump. Ndërsa kryeministri Mark Carney thotë se prioritetet e tij janë forcimi i paqes dhe sigurisë, ndërtimi i zinxhirëve kritikë të furnizimit me minerale dhe krijimi i vendeve të punës, çështje të tilla si tarifat e SHBA-së dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë pritet të jenë shumë të rëndësishme. Aleati i SHBA-së, Izraeli, ka nisur një breshëri sulmesh në…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të shtunës në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka zhvilluar një operacion ku janë kontrolluar disa lokale të natës (bar-lounge). Gjatë operacionit katër të dyshuarve u janë gjetur thika dhe një tjetri i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. “Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar disa lokale të natës (bar-lounge), ku si rezultat i kontrollit policor, katër personave të dyshuar u janë gjetur mjete të mprehta (thika) në brez, ndërsa një personi tjetër i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, Pesë të…

Read More