Autor: Suad Avdiu
Sot pata një takim të veçantë me të rinjtë e Çairit, dhe me ata që këtë vjeshtë do të votojnë për herë të parë. Ishte mbresëlënëse të dëgjoja idetë dhe të shihja energjinë e tyre, sepse pikërisht ata janë forca që do ta ndryshojë dhe do ta udhëheqë Çairin në të ardhmen. Kështu ka shkruar kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti pas takimit me të rinjtë e VLEN-it në Çarshi. “Më gëzoi pa masë fakti që Çairi ka një rini kaq të shëndosh, entuziaste dhe të edukuar mirë. Sepse kjo tregon që Çairi ka të ardhme. Po aq më…
“Derisa BDI i ka lënë pas dore komunat për dekada, VLEN ka bërë ndryshime të rëndësishme për komunat shqiptare vetëm në një vit e gjysmë”, kështu thonë nga koalicioni VLEN. BDI, siç thuhet në reagimin e VLEN-it, shmang të flasë për problemet reale në komuna gjatë çdo cikli të zgjedhjeve lokale dhe në vend të kësaj organizon referendume dhe veprime nacionaliste për të mbuluar dështimin e vet. Për dy dekada, zyrtarët e BDI-së, sipas VLEN, kanë shkatërruar infrastrukturën, duke lënë shumë komuna pa ujë të pastër, kanalizime, qendra sociale dhe shkolla të mirëfillta. “Në të kundërt, VLEN ka siguruar 80…
VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kandidatit të BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, duke vlerësuar se pretendimet e tij për “emisarë” nga opozita janë “trillime dhe skenarë që ekzistojnë vetëm në fantazinë e tij”. “Me deklarata të tilla, Osmani përpiqet të fshehë panikun në të cilin ndodhen BDI dhe LSDM para humbjes së sigurt zgjedhore. Truket e vogla të ‘kontit nga Zajazi’ nuk kalojnë as në kopsht fëmijësh”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga partia e Mickoskit theksojnë se e vetmja porosi që sjellin përfaqësuesit e tyre është thirrja për përgjegjësi ndaj, siç i quajtën ata, “kartelit kriminal BDI-LSDM”.…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, i është përgjigjur ashpër deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Izet Mexhitit se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “E dëgjova dje deklaratën e orkestruar dhe të koordinuar të përfaqësuesve qeveritarë, të cilët thonë se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare, dhe kjo është së pari shenjë frike, paniku dhe përpjekje për të përdorur instrumentet e fundit për t’i frikësuar njerëzit, duke u thënë: ja, ne do të mbetemi në qeveri dhe do të keni probleme nëse nuk votoni për ne. Së pari, kryeministri i di…
Dinamo e Zagrebit triumfoi 2:0 ndaj Hajdukut në “Poljud”, në javën e 7-të të elitës kroate. Golat u shënuan nga Arbër Hoxha (44’) dhe Monsef Bakrar (81’). Hoxha, që startoi për herë të parë këtë sezon, u shndërrua në heroin e derbit me një gol spektakolar nga 20 metra, duke treguar pse trajneri Jakiroviç e kishte kërkuar si një “raketë” për krahun e majtë. Mediat kroate e vlerësuan si një nga më të mirët në fushë, përkrah Bakrar. 26-vjeçari nga Kosova, i transferuar te Dinamo për 1 milion euro, ka kontratë deri në 2027 dhe tashmë shihet si një aset…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pagat mujore të përbërjes qeveritare, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski, dhe ministrat e tjerë, përcjell INA. Sipas të dhënave zyrtare: Kryeministri Hristijan Mickoski merr një pagë neto prej 140.450 denarë, që është rreth 2.285 euro në muaj. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski merr një pagë neto prej 140.405 denarë, që është rreth 2.284 euro në muaj. Të gjithë ministrat e tjerë marrin paga neto prej 115.540 denarë, që është rreth 1.879 euro në muaj. Këto janë paga neto – shuma që kalon në llogarinë bankare pas tatimeve dhe kontributeve.
Çdo ditë që përsërit se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, Mickoski në fakt pranon një të vërtetë të hidhur: se është i vetëdijshëm për disfatën e pashmangshme që e pret projektin e tij politik dhe përfaqësuesin e tij vasal shqiptar, VLEN-in. Kështu BDI i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Mickoski dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti se, pas zgjedhjeve lokale, nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme parlamentare. “Kjo frikë nuk është e kotë. Shqiptarët e kanë kuptuar qartë se VLEN nuk është zgjedhja e tyre, por instrument i Mickoskit për t’i mbajtur shqiptarët të nënshtruar. Kandidatët e VLEN-it nuk…
Drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski, njoftoi se Qeveria planifikon të blejë 100 ambulanca të reja. Në seancën e fundit të Qeverisë, u mor vendim që Ministria e Shëndetësisë të zbatojë blerjen e këtyre automjeteve me pagesë të shtyrë për pesë vjet.”Në seancën e fundit të Qeverisë, u miratua një Vendim që e detyroi Ministrinë e Shëndetësisë të blejë 100 ambulanca gjatë vitit të ardhshëm me pagesë të shtyrë për pesë vjet. Nga ajo që kam diskutuar me Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, me shumë mundësi do të blehen 80 automjete në vitin 2026,…
BDI prej dy dekadash e ka një recetë të thjeshtë: kur vijnë zgjedhjet lokale, nuk flet për komunat, por shpik referendume, tema nacionaliste e flamuj, vetëm për ta fshehur dështimin e saj të turpshëm. Fakti është i qartë dhe nuk mund të mohohet: për 20 vite, kuadrot e BDI-së e kanë shkatërruar çdo komunë ku kanë qeverisur. Sot, pas dy dekadash në pushtet, shumë prej komunave shqiptare ende nuk kanë ujë të pijshëm, kanalizim, infrastrukturë elementare, shkolla me kushte dinjitoze apo qendra për fëmijë e të moshuar. Banorët vazhdojnë të jetojnë me halle e lloç, ndërsa funksionarët e BDI-së pasuroheshin…
Bujar Osmani tha se vala e fundit e deklaratave të sinkronizuara se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme” është një “shenjë paniku” për humbjen e pritur të VLEN. Ata janë në panik, tha Osmani, duke pretenduar se ishte pikërisht frika nga rezultatet që e bëri OBRM-PDUKM-në të dërgojë “emisarë” te BDI me një propozim për të hyrë në qeveri pas zgjedhjeve lokale.-“Çdo ditë na dërgojnë emisarë që të hyjmë në qeveri pas zgjedhjeve në tetor. Direkt, nga OBRM-PDUKM. Sepse ata i shohin rezultatet. Rezultatet janë tre me një”, tha Osmani.
