Autor: Suad Avdiu
Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar procesin e ri brendimit të policisë, duke hapur shpallje publike për furnizimin e uniformave të reja, të cilat duhet tërësisht t’i zëvendësojnë të deritanishmet. Sipas MPB-së, uniformat e reja do të jenë moderne, cilësore dhe funksionale, të përpunuara sipas modelit forcave policore evropiane. Një prej kushteve që duhet pasur parasysh për përgatitjen e uniformave, është se të njëjtat duhet të përgatiten me mbishkrim “Полиција„ në alfabetin cirilik dhe nuk është paraparë që të jenë edhe në gjuhën shqipe, edhe pse kjo është e garantuar në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Neni…
Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori Enver Petrovci. Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i tij në një postim në rrjetet sociale. Enver Petrovci është një nga aktorët më të njohur dhe të dashur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja…
Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së. Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nisi dëshminë diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte. Në fund të viteve ’90, Duncan ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, më 1999. Në fillim të dëshmisë, mbrojtja e pyeti nëse ka mbuluar edhe punën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë veprimtarisë së tij – në çka ai u përgjigj me ‘po’. “Së pari, lexoja të gjitha informacionet në internet për…
Koalicioni VLEN përmes një komunikate ka kritikuar ashpër opozitën shqiptare duke e quajtur atë “Koalicioni me shirit ngjitës”. “Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti është fotografia më e qartë e mashtrimit politik. As vetë nuk u besojnë fjalëve që shqiptojnë. Njëri mban tubim pa tjetrin, të dytët shkojnë në Haraçinë jo për të uruar mbylljen e kanalit që VLEN e realizoi, por për të shitur të njëjtat tema që banorët i dëgjojnë prej 20 vitesh. Rrena dhe mashtrime! Ky koalicion rreh gjoks për shqiptari, por njëri është i zënë ngushtë me tenderët e “Gjoko Konstrakshën”, tjetri për ta shpëtuar karrierën politike,…
Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, ka bërë një reagim të fuqishëm në rrjetin social Facebook, ku ka komentuar dukurinë e njohur si “zelli i të konvertuarit”, një fenomen që lidhet me sjelljen e atyre që braktisin bindjet e tyre fillestare dhe i bashkohen një kampi të ri ideologjik apo politik, duke aluduar te ish bashkpartiakët e tij në ASH. Në postimin e tij, Fetai shkruan se “nuk ka asgjë më të shpifur se zelli i të konvertuarit”, duke e përshkruar këtë sjellje si një përkushtim fanatik, por të rremë, që shpesh tejkalon edhe atë të vetë ideologëve të kampit të ri. “Kur…
Vjeshta në vend dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 20 e 19 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera. Dita e parë e vjeshtës është dita e 265-të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 17 minuta. Dielli lind në Shkup në orën 6 e 18 minuta dhe do të perëndoj në orën 18 e 35 minuta. Kanë mbetur edhe 100 ditë deri në fund të vitit. Vjeshta do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 10 e 2 minuta të mëngjesit kur fillon dimri sipas kalendarit.
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hapi sot zyrtarisht shtabin zgjedhor të Forumit Rinor në qytetin e Gostivarit, ku të rinjtë u bënë pjesë aktive e mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në këtë aktivitet, të rinjve iu drejtua edhe një nga liderët e koalicionit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili në fjalimin e tij shpalosi arsyet e largimit nga Qeveria dhe dha mesazhe të qarta për drejtimin që po ndjek AKI. “Shumë njerëz më pyesin pse u larguam nga Qeveria. Ne ishim pjesë e VLEN-it dhe besuam se sollëm ndryshimin. Por kur ndryshimi rezulton të jetë…
Një tërmet me epiqendër në Greqi, 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej 5 ballësh është regjistruar nga Observatori sizmologjik në orën 3 e 20 të mëngjesit. “Sipas të dhënave nga Observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makrosizmike”, njofton Observatori këtë mëngjes.
BDI në një kumtesë për media thekson se “VLEN çdo ditë e më shumë po e dëshmon gjendjen e vet të mjerueshme politike: pa zë, pa legjitimitet dhe të nënshtruar plotësisht ndaj padronit të tyre, OBRM-PDUKM-së”. Nga BDI thonë se VLEN nuk guxon të flet për asnjë çështje të madhe kombëtare.”Kryeministri i qorton publikisht sa herë që guxojnë të prekin tema madhore, duke ua kujtuar se janë aty vetëm për kanalizime dhe mbeturina. VLEN hesht për iniciativën skandaloze të OBRM-PDUKM-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën shqipe. VLEN hesht edhe për heqjen e balancuesit si mekanizëm mbrojtës për përfaqësim…
