Autor: Suad Avdiu

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Shkupi do të jetë nikoqir i Festivalit Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“. Ky manifestim do të bashkojë muzikën, teatrin, filmin, letërsinë dhe artin pamor në një ngjarje të vetme kulturore madhështore. Mexhiti këtë ide e ka ndarë gjatë një bisede me tenorin shqiptar me famë botërore, Rame Lahaj, në Çarshinë e Shkupit. “Ky festival do të bëhet porta kryesore e kulturës shqiptare, duke e vendosur Shkupin në qendër të hartës kulturore të rajonit”, ka theksuar Mexhiti. (INA)

Read More

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, duke tronditur opinionin publik. Familjarët akuzojnë mjekët për trajtim të gabuar dhe për faktin se nuk e kanë transferuar në kohë drejt Shkupit për kujdes më të avancuar. Sipas dëshmive të familjarëve, gjendja e vajzës ishte përkeqësuar shpejt, por ekipi mjekësor nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme për ta nisur menjëherë në një qendër më të specializuar. Ngjarja ka nxitur reagim nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili përmes një deklarate publike ka shprehur ngushëllime dhe ka premtuar transparencë të plotë. “Me dhimbje të thellë mësova për…

Read More

Moti sot në mbarë vendin në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i freskët, ndërkohë gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 32 gradë.Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes i freskët ndërsa gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa…

Read More

Në Haraçinë u hap sot shtabi komunal i Aleancës Kombëtare për Integrim. Atmosfera dëshmoi se populli është në këmbë dhe mobilizimi kombëtar është i pandalshëm. Më 19 tetor shqiptarët do të flasin qartë: përfaqësuesit e tyre i zgjedhin vetë. Nuk ka më vend për vasalë e hyzmeqarë. Ka vend vetëm për dinjitet, përfaqësim të denjë dhe forcë kombëtare. Aleanca Kombëtare për Integrim do të triumfojë në Haraçinë, ashtu siç do të triumfojë në gjithë vendin. 19 tetori është dita e kthesës, dita e rikthimit të dinjitetit shqiptar. Nga Haraçina, zemra e qëndresës dhe krenarisë shqiptare, sot u hap shtabi komunal…

Read More

Në hapjen solemne të shtabit rinor të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në qytetin e Gostivarit, një nga liderët e këtij koalicioni dhe njëherazi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj spekulimeve për qëndrueshmërinë e AKI-së, duke theksuar se ky bashkim politik është një domosdoshmëri e kohës dhe do të vazhdojë të ekzistojë deri në integrimin e plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. “Aleanca Kombëtare për Integrim nuk është një parti, sikur ata që thonë se ne jemi VLEN dhe një parti, por assesi të bëhen bashkë. Vazhdimisht VLEN coptohet dhe ndahet edhe më shumë. Unë…

Read More

Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në La Liga dhe po shkon nga suksesi në sukses me Mallorca-n. Në ndeshjen e fundit kundër Atletico Madridit, sulmuesi kosovar shënoi golin e rëndësishëm në minutën e 16-të, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të hershëm dhe duke treguar formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon. Ky gol është vetëm një ndër shumë që Muriqi ka shënuar në kampionatin spanjoll këtë sezon. Ai ka realizuar gola të rëndësishëm kundër skuadrave të mëdha si Real Madrid dhe Atletico Madrid, si dhe ka kontribuar fuqishëm në fitoren ndaj Espanyolit me dy gola. Për më…

Read More

Qytetarët e Kumanovës ankohen për trajtim të pabarabartë nga ana e kreut të komunës. Thonë se në pjesët e banuara me shumicë shqiptare, vetëm premtohet dhe nuk punohet fare, ose punohen projekte jocilësore. Një prej gjërave që kanë pritur gjatë këtij mandati por nuk është realizuar, përmendin rrethrrotullimin te tregu i gjelbër. Anketë me qytetar ” Premtime po jep, por ka maqedonasit shkon e ndreq, te ne po e vendos asfaltin si pëlhurë dhe pastaj për një javë po prishet. Kot çfarë premtime, tanët nuk po punojnë, e lëre më ai.” “S’di çfarë të them për Kumanovën asgjë. Problem është…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se fituesi i zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 19 tetor, është i qartë dhe ai është koalicioni qeverisës i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TV21. Nga Zernovca, Mickoski bëri të ditur se po mendojnë për ditën pas zgjedhjeve lokale, pasi sipas tij, Qeveria do të jetë më e fuqishme dhe me numër të madh të komunave që do të udhëhiqen nga koalicioni qeverisës. “Janë zgjedhje! Është e logjikshme, që të ketë tensione të caktuara në disa komuna në Maqedoni. Do të ishte e palogjikshme nëse nuk do të ishte ashtu Edhe pse është i…

Read More