Bujar Osmani tha se vala e fundit e deklaratave të sinkronizuara se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme” është një “shenjë paniku” për humbjen e pritur të VLEN.
Ata janë në panik, tha Osmani, duke pretenduar se ishte pikërisht frika nga rezultatet që e bëri OBRM-PDUKM-në të dërgojë “emisarë” te BDI me një propozim për të hyrë në qeveri pas zgjedhjeve lokale.-“Çdo ditë na dërgojnë emisarë që të hyjmë në qeveri pas zgjedhjeve në tetor. Direkt, nga OBRM-PDUKM. Sepse ata i shohin rezultatet. Rezultatet janë tre me një”, tha Osmani.

