Autor: Suad Avdiu
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me zëvendësministrin Jovica Andovski, përshëndetën të pranishmit në hapjen e Shkollës së 27-të Sindikale të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale. “Në kohë rekorde kemi realizuar mbi 1.250 punësime në 85 institucione publike shëndetësore në gjithë vendin, si pjesë e procesit strategjik për forcimin e kuadrit në sistemin shëndetësor. Paralelisht po zbatojmë edhe procesin e punësimit të specialistëve privatë, me të cilin po zgjidhim një problem ekzistencial disa-dekadësh të kësaj kategorie punëtorësh shëndetësorë. Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale është partneri ynë me të cilin me përpjekje…
VLEN përmes një komunikate thekson se kur banorët e Likovës pinin ujë me arsen, Erkan Arifi nuk shqetësohej. “Sot, papritmas është bërë “patriot i madh” dhe na del se i dhemb shumë për shqiptarët. Por ky, me fytyrë korrupsioni, nuk mashtron më askënd. Në Mateç, shokët e Erkan Arifit dhe ministrat e BDI-së ndanin para për manastirin pikërisht në kohën kur po e shisnin shqiptarinë në kuadër të Ballkanit të Hapur: 300 mijë denarë në vitin 2020, 1 milion në vitin 2021 dhe 1,5 milion në vitin 2023. Pra, sa ishin në pushtet, nuk u pengonte as kisha, as festa…
Mëngjesi sot do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 15 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 25 deri në 31 gradë. Në Shkup, me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 31 gradë.
Në hapjen e shtabit të nëndegës së VLEN-“Hasan Prishtina”, në Lagjen Serovë, kandidati për kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka shpallur një nga prioritetet kryesore për mandatin e ardhshëm: zhdukjen e mbeturinave nga hapësirat publike dhe modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në komunën e Çairit. “Do të punojmë që në vitin e parë qytetarët e Çairit të mos shohin më mbeturina me sy. Higjiena komunale do të ketë detyrë vetëm t’i mbledhë ato nga kontinjerët dhe të kujdeset për larjen e rrugëve. Çairi do të jetë komuna e parë me kontinjerë nëntokësor në vend”, deklaroi Mexhiti.…
Kandidati i VLEN, Daut Memishi në rrjetin social Facebook ka bërë apel deri tel gjithë banorët e Tearcës për mobilizim masiv për zgjedhjet e 19 tetorit, ku edhe 30 ditë qytetarët do ti drejtohen kutive të votimit. “Të dashur votues, Të nderuar banorë të Tearcës Na ndajnë vetëm edhe një muaj nga zgjedhjet e 19 Tetorit. Ju bëj thirrje të gjithëve për një mobilizim masiv gjatë këtyre ditëve vendimtare, në mënyrë që fitorja e Tetorit të jetë e bindshme dhe gjithëpërfshirëse! Është momenti për të rikthyer shpresën e humbur në Tearcë. Është koha për veprim, për unitet dhe për fitore!”,…
Kandidati për kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, tha se situata menaxheriale me kompetencat e komunës dhe institucioneve komunale është në kolaps. Ai tha se gjendja mbetet alarmante, pasi territori i kësaj komune është i mbushur me ndërtime pa leje dhe me mbeturina. “Situata në Çair është alarmante. Kjo do të thotë se analizat tona shkencore, nga arkitektët dhe ekspertët që i angazhuam, tregojnë se Çairit i parashikohet kolaps i funksioneve themelore të jetës në vitet e ardhshme. Dhe ky është një alarm për çdo qytetar”, tha Osmani. Ai shtoi se menjëherë pas marrjes së detyrës do të shpallet gjendje…
Njëri nga eksponentët kryesorë të koalicionit VLEN dhe zëvendëskryeministër aktual, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi. Përmes një postimi në Facebook, Fetai ka akuzuar Arifin për heshtje dhe mosveprim ndaj një sërë problematikash gjatë kohës kur partia e tij ishte në pushtet, duke e cilësuar tani daljen e tij publike si “hipokrite” dhe të motivuar vetëm nga humbja e privilegjeve. Në qendër të kritikës është mbështetja që, sipas Fetait, ish-ministrat e BDI-së i kanë dhënë manastirit të Mateçit me fonde publike, gjë për të cilën Erkan Arifi nuk ka reaguar asnjëherë. “Në vitin…
Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se ka nisur hetimi kundër 15 personave, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale: Bashkim kriminal dhe shkatërrim të pyjeve, gjashtë prej tyre edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, ndërsa i dyshuari i parë akuzohet gjithashtu për veprën penale dhënie ryshfeti, kurse një tjetër për veprën penale pranim ryshfeti, njofton TV21. “Gjatë vitit 2025, dy të punësuar në subjektin juridik të dyshuar dhe një oficer policie kanë formuar një grup me qëllim përfitimi pasurie të kundërligjshme përmes keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, dhënies dhe pranimit të ryshfetit, si dhe shkatërrimit…
Ali Ahmeti, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni, po merr pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë, në Llugë të Podujevës. Në fjalën e tij, Ahmeti tha fjalë të mëdha për Zhitinë, transmeton Klankosova.tv. “Sot po ngrihet shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ‘Minatori’, shtatorja e Afrim Zhitisë, të lajmëtarit të lirisë. Ky ishte kryeredaktori që e kërkonin në qiell e ai vepronte në tokën e Kosovës”, tha Ahmeti. “Po ngrihet shtatorja e organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë ta shndërrojmë në rezistencë reciprociteti me forcë…
Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, I cili mori pjesë në hapjen e shtabit në Hasanbeg, deklaroj që të gjitha punët e realizuara në Hasanbeg nuk po realizohen në kuptim politik. Ai shtoi se si pasoj e pakujdesisë së pushtetit të kaluar kanë ndodhur edhe vërshimet në Hasanbeg. “Shkupjant e për ata njerëz që e dine rastin e vërshimeve të Hasanbegut e dinë se kjo ngjarje sot është bërë edhe historike dhe duke e bërë këtë punë në një mënyrë ju kërkojmë falje viktimave që u bënë në Hasanbeg. Sikur pushtetet e kaluara të kishin pasur vëmendje sa kemi ne ndoshta…
