Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM e konfirmoi edhe një herë qasjen e saj diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, duke iu referuar vendimit për uniformat e policisë.
Nga BDI thonë se “ky nuk është thjesht një vendim politik i bazuar në diskriminim, por mbi të gjitha një shkelje flagrante e Kushtetutës, e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe e Marrëveshjes së Ohrit”.”VLEN po mashtron qytetarët dhe po përpiqet të blejë kohë para zgjedhjeve duke thënë se gjuha shqipe do të përdoret në uniformat e policisë. Por këtë nuk guxon t’ia thotë padronit të vet në qeveri. Ata nuk kanë guxim të mbrojnë as atë që shqiptarëve u takon me ligj dhe Kushtetutë”.

