Autor: Suad Avdiu

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Moldavia janë ndër vendet që përjetojnë rënien më të madhe të popullsisë në botë, sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, njofton “H1″. Arsyeja kryesore për këtë trend është emigrimi masiv, veçanërisht nga vendet e Evropës Lindore ku hendeku i pagave me vendet e Evropës Perëndimore dhe mundësitë e hapura nga integrimi në Bashkimin Evropian inkurajojnë emigrimin e fuqisë punëtore. Shqipëria renditet e nënta në listën e 42 vendeve dhe territoreve me rënien më të madhe të popullsisë. Sipas Bankës Botërore, rajoni i Evropës Lindore ka qenë një nga më të prekurit nga ky…

Read More

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më freskët, me reshje shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 22 gradë. Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 21 gradë.

Read More

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka hapur sonte shtabin zgjedhor në lagjen Dizhon 1, ku ka deklaruar se “fituesi tashmë dihet” dhe se më 19 tetor pritet një ditë historike për qytetin. Mexhiti u shpreh se mbështetja qytetare për kandidaturën e tij është e plotë dhe se fitorja e VLEN-it do të jetë “madhështore, sepse është fitore e qytetarëve që kanë vendosur të ecin përpara me dinjitet dhe shpresë”. “Çairi është me ne! Çdo lagje, çdo familje, çdo i ri dhe çdo prind janë rreshtuar krah nesh, sepse e dinë se rruga jonë është e pastër…

Read More

Dhjetëra diplomatë dolën nga salla e asamblesë së OKB-së ndërsa kryeministri i Izraelit doli në podium. Ndërsa kryetari i seancës bëri thirrje për rend, pati fishkëllima dhe brohoritje dhe delegatët dolën me vrull jashtë. Benjamin Netanyahu e përdori fjalimin e tij për t’u folur drejtpërdrejt pengjeve të mbajtura në Gaza dhe rrëmbyesve të tyre, shkruan skynews. Ai kishte vendosur altoparlantë përreth territorit dhe tha se kishte marrë në dorë telefonat celularë në zonë për të përçuar zërin e tij. “Nuk ju kemi harruar… nuk do të lëkundemi, nuk do të pushojmë derisa t’ju kemi sjellë të gjithëve në shtëpi.” Udhëheqjes…

Read More

Çarshia e Vjetër në Shkup duhet të jetë një vend që rrëfen historinë e qytetit dhe ku banorët e Shkupit, por edhe turistët, mund të shijojnë kulturën gastronomike dhe zejtarinë. Ky është vizioni i arkitektit botërisht të njohur, Michel Rojkind, për zhvillimin e një prej pjesëve më të rëndësishme të kryeqytetit, por edhe të Çairit, në kompetencën e të cilit ndodhet Çarshia e Vjetër. Rojkind ka përgatitur një plan për zhvillimin e Çarshisë dhe të Çairit si pjesë e ekipit të kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani. “Keni një Çarshi të shkëlqyer. Ajo mund të bëhet vend…

Read More

Pa garanci, nuk më shkon ndërmend të mendoj për ndryshime kushtetuese. Pozita jonë është e qartë, ne nuk i injorojmë detyrimet që qeveria e mëparshme e LSDM-së pranoi, për fat të keq, por gjithashtu nuk shohim që fqinji ynë lindor po bën diçka për të përmbushur detyrimet e tij. Presim veprime më të fuqishme nga BE-ja dhe fqinji ynë lindor, gjegjësisht partneri i tyre brenda familjes evropiane, sepse e kemi parë në të kaluarën shumë herë – kur gjithçka dëshirohej, gjithçka ishte e mundur”, potencoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai tha se për të ekzistojnë vetëm linjat e kuqe të…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi sot se pensionet do të rriten nga 1 tetori. Siç theksoi Mickoski pas vizitës në Klinikën Universitare për Kirurgjinë Shtetërore Kardiake, rritja e radhës do të jetë në pranverë.”Korrigjimi fillestar i pensioneve, rritja lineare, do të ndodhë nga 1 tetori, dhe më pas do të ketë rritje tjetër në pranverë. Kjo do të përfundojë ciklin e investimeve dhe rritjen lineare të pensioneve në një shumë totale prej 7,000 për pensionist, që tejkalon 5,000 për të cilat folëm gjatë fushatës”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske.Mickoski vizitoi Klinikën së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu…

Read More

Kandidatët për kryetarë të komunave sot kanë nënshkruar kodeksin për zgjedhje fer, demokratike dhe të lira. Të gjithë kandidatët kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira, pa presione ndaj trupit votues dhe qytetarëve, pa shantazhe dhe duke mos keqpërdorur administratën për qëllime politike. Kandidatët gjithashtu janë betuar për debate të lira, konstruktive dhe në interes të qytetarëve. Nënshkrimi i kodeksit vjen dy ditë para fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore.

Read More

Më në fund u realizua edhe kjo: Tabela në pikën kufitare Bellanoc-Stançiç u vendos edhe në gjuhën shqipe Bellanoc-Stançiç, Maqedonia e Veriut — Pas shumë vitesh pritjeje dhe kërkesash të përsëritura nga banorët lokalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në pikën kufitare Bellanoc-Stançiç është vendosur më në fund tabela edhe në gjuhën shqipe. Edhe pse ky vendkalim kufitar ndodhet në një zonë me 100% popullsi shqiptare, prap se prap , tabela hyrëse deri më sot ka qenë e vendosur vetëm në gjuhën maqedonase — një veprim që ka shkaktuar pakënaqësi të vazhdueshme tek qytetarët lokal. Reagimet e banorëve: “Një hap…

Read More